GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Në Shqipëri mbjell panik për krizën dhe luftën, Rama në Dubai flet për Portin e Durrësit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Në Shqipëri mbjell panik për krizën dhe luftën, Rama në Dubai flet për Portin e Durrësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në daljen e tij të fundit para se të nisej me charter për në Dubai, i shoqëruar nga disa ministra, kryeministrit Edi Rama paralajmëroi shqiptarët për krizën që mund të përballeshin shqiptarët dhe pasojat e luftës në Ukrainë. Këshilla e vetme që u tha Rama dhe Balluku ishin që qytetarët duhej të kursenin, duhej të dilnin në këmbë dhe të mos harronin faktin se çmimi i energjisë nuk ishte rritur në faturat e tyre.

Pak a shumë siç bëri edhe me pandeminë, pasi i futi në panik të gjithë, Rama fluturoi drejt Dubait, ku duket se harruar luftën dhe krizën dhe ka preferuar të reklamojë pasuritë natyrore të Shqipërisë. Rama ka folur edhe për portin e Durrësit për të cilin tha se ishte më i madhi në mesdhe dhe se falë ndihmës dhe nxitjes që vinte nga Emiratet e Bshkuara do të bëhej një nga portet më të bukura turistike në botë.

“Ishte viti 1999 kur Mohamed in Zayed mbërriti me një grup njerëzish në verilindje të Shqipërisë për të ndihmuar së bashku me njerëz të tjerë të mirë nga mbarë bota qindra, mijëra familje që ishin shpërngulur me forcë nga toka e tyre për shkak të një të ashqtuquajturi operacion special të çmendur kundër shqiptarëve në Kosovë. Që atëherë ky vend zuri një vend të veçantë në kujtesën tonë. Nuk ishte i vetmi rast ku do të shihnim humanizmin pavarësisht etnisë, gjuhës që ky vend do të tregonte pasi më shumë se 20 vjet pas asaj tragjedie, një tjetër tragjedi goditën vendin tonë. Një tërmet shkatërrimtar. Ishin udhëheqësit e këtij vendi që u gjetën pranë. Sot falë tyre kemi një lagje të re që po ndërtohet në periferi të Durrësit ku tërmeti pati goditjen më të fortë. Ashtu si një ëndërr reale në të cilën shohim së bashku nga e ardhmja. Nga njëra anë kemi një punë të vazhdueshme ku ndërtohet për ata që janë privuar prej shtëpive të tyre. Ndërsa pranë detit kemi një portet më të bukura turistike në botë. Po bëhet gati të marrë formë në sytë e qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë atyre që do duan të vijnë në Shqipërisë. Falë nxitjes së ka ardhur prej këtej. Dhe një miku të vendit tonë. Të gjithë ka mundësinë të shohë në këto kohë kaq të trazuara sesa i madh është potenciali për të bërë mirë nëse vendet bëhen bashkë dhe ecin bashke. Mes kaq shumë vendesh, të jesh i vogël ne jemi një prani modeste këtu por besojmë fort se jemi mes atyre vendeve për t’u zbuluar dhe për t’u zhvilluar. Një vend i vogël me male, lugina dhe dy dete. Një vend ku muslimanët, katolikët dhe ortodoksët jetojnë së bashku në harmoni të plotë dhe një paragraf ku thuhet “Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”. Ju them atyre që duan të vijnë dhe të vizitojnë Shqipërinë dhe unë ju garantoj se nuk do zhgënjeheni, madje ju garantoj se do doni të ktheheni sërish. Faleminderit organizatorëve për këtë organizim” – u shpreh Rama.

 

 

Etiketa: DubaiEdi RamaKrizaLuftapanikporti durresitShqiperi

Lajme të lidhura

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra
Aktualitet

Berisha: PD do të ripërtërihet në çdo nivel, “30% e Këshillit Kombëtar janë të rinj dhe 40% janë gra

13:43 - 01/06/26
Analisti: Kurti, kryeministri i vetëm që i reziston arrogancës së Ramës
Aktualitet

Kurti flet për marrëdhëniet me Edi Ramë: Kemi dallime mbi raportin me Beogradin

13:30 - 01/06/26
“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!
Aktualitet

“Ose pas meje ose pas Arlindo dritëgjatit”, Qori i përgjigjet Ramës: Qytetarët të duan në koshin e plehrave!

13:13 - 01/06/26
Para
Deputeti i PD: Komision përbashkues për zgjidhjen e krizës, çdo orë e humbur…

Deputeti i PD: Komision përbashkues për zgjidhjen e krizës, çdo orë e humbur…

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina
Aktualitet

“Dhjetëra qytetarë shkuan me makinat e tyre”, gazeta “Kathimerini”: Për protestën në Zvërnec, 2 autobusë u nisën nga Athina

16:23 - 01/06/26

Mediat greke kanë shkruar në li dhje me incidentin e ndodhur në Zvërnec, duke theksuar se është dhunuar një person...

Lexo më shumë
Macron pret që sanksionet e OKB-së kundër Iranit të rivendosen deri në fund të muajit

Telefonata me Trump, Macron thekson nevojën për armëpushim dhe mbështetje për autoritetet libaneze

15:29 - 01/06/26
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Liban, rritet përsëri çmimi i naftës në tregun botëror

15:04 - 01/06/26
Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

Një mbrëmje për një kolos të skenës shqiptare, shfaqet dokumentari për ikonën Robert Ndrenika

14:49 - 01/06/26
Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

Panik në Torino/ Shqiptari spërkat apartamentin me benzinë, ​​kërcënoi t’i vinte flakën vetes

14:46 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabetcasibombets10 girişJojobet