GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Albin Kurti merr masa, subvencionon naftën për bujqit

18:25 - 09/03/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Kurti: Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa gjetur të zhdukurit e luftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që fermerëve dhe bujqve t’iu subvencionohet nafta në vlerë prej rreth 5 milionë euro. Subvencionimi do të bëhet në vlerën prej rreth 0.36 centë për litër naftë, të përllogaritur me hektarë të poseduar të tokës së punuar. Programet e subvencionimit do të shpallen brenda këtij muaji.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media të mërkurën. Sipas tij, për produkte të tilla strategjike, bujqit përveç naftës do të subvencionohen edhe për plehërim pranveror.

“Njëqindepesëdhjetë euro subvencionim për hektarë për grurin, kurse nga 100 euro për kulturat e misrit, patates dhe fasules. Për grurin përveç subvencionimit prej 150 euro për hektar, do të bëhet subvencionim prej 0.3 centë për dorëzim në mulli të rendimentit”, tha Kurti.

Derivatet e naftës janë duke u shtrenjtuar vazhdimisht që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt. Në Kosovë, më 9 mars, një litër naftë është shitur për 1.66 euro, ndërkaq benzina deri në 1.58 euro, varësisht nga operatori ekonomik dhe lokacioni. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci, tha se në kategorinë e subvencionimit kanë ndara rreth 50 milionë euro.

“Punimi i tokës, përveç që në këtë kohë është domosdoshmëri, mund të shihet edhe si veprim patriotik. Për herë të parë që nga paslufta, fermerët dhe bujqit do të subvencionohen me naftë”, tha Peci.

Kryeministri Kurti dhe ministri Peci kanë siguruar qytetarët e Kosovës se do të ketë mjaftueshëm miell dhe nuk kanë vend për shqetësim.

“Ka rezerva dhe rrjedhimisht nuk ka vend për panik. I ftoj qytetarët që të ndihen të sigurt”, tha Kurti.

Ai siguroi qytetarët se në këtë kohë nuk do të ketë as shtrenjtim të miellit.

“Është e vërtet që çmimi i gurit në bursën ndërkombëtare është rritur për shkak të luftës në Ukrainë. Çmimi i grurit sillet diku 430 euro për ton, mirëpo në Kosovë një rritje e tillë nuk na godet për shkak se ne nuk jemi furnizuar nga ato zona të luftës”, tha Kurti.

Kurti tha se do të angazhohen më shumë për një inspektim dhe mbikëqyrje të tregut në rastet e keqpërdorimeve që mund të bëhen me çmime. Së fundmi, Kosova është goditur nga një rritje e çmimeve të produkteve elementare./REL/

Etiketa: Albin Kurtibujqitmasanaftasubvencionon

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
“S’ndalemi!”/ Protesta për rritjen e çmimeve, bllokohet kryqëzimi tek “Bulevardi”

“S’ndalemi!”/ Protesta për rritjen e çmimeve, bllokohet kryqëzimi tek “Bulevardi”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26

Dashi Çështjet e zemrës nuk do kenë aspak probleme gjate gjithë kësaj dite. Nuk do ju ngelet qejfi me ndonjë...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26
Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com