GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

U shpall fitues në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia: Qyteti dha leksione demokracie

22:15 - 09/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
U shpall fitues në Bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia: Qyteti dha leksione demokracie
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Faleminders”

Kështu e nis falenderimin e tij fituesi i bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet e pjesshme, Bardh Spahia. Ai shkruan në rrjete sociale, se gara ishte e fortë, por fitorja u arrit falë frymës së krijuar nga lëvizja e Rithemelimit të Partisë Demokratike.

“Në përfundim të kësaj gare plot emocione të forta, dua të shpreh respektin dhe mirënjohjen time të thellë për çdo bashkëqytetarë që më besoj me votë drejtimin e Bashkisë Shkodër, në këtë vit mandat!
Ishte ai bashkim i jashtëzakonshëm zemrash misionare, që frymoi ditë pas dite shpresën për ndryshim, duke sjellë fitoren tonë të përbashkët për Shkodrën tonë. Çdo votë mbështetëse të 6 Marsit e ndjej si përgjegjësi të fortë, si vullnet për të përmbushur shpresat e bashkëqytetarëve të mi, për ta bërë Shkodrën, vendin ku mund të jetohet mirë, me punë dhe dinjitet.
E këtë do ta bëjmë edhe me ata që nuk më votuan, sepse siç e kam thënë edhe gjatë fushatës, Shkodrën e kemi të gjithë bashkë. Është krenaria jonë!”

Nga ana tjetër, Spahiu u shpreh se kjo fitore do të sjellë ndryshimin, që sipas tij, fillon me Shkodrën dhe do të vijojë në pjesën tjetër të Shqipërisë.

“Kjo fitore është shprehje e qartë e besimit për ndryshimin, që nisi nga Shkodra, e që do të vijojë edhe në pjesën tjetër të Shqipërisë.
Është dëshmia më e pastër, se liria është një vlerë e panegociueshme dhe qëndresa ndaj të keqes mbetet një mision, që trashëgohet në Shkodër.
Nuk ishte një betejë e lehtë, përballë një regjimi që ka kapur çdo pushtet. Këtë e provoi direkt secili nga kandidatët e opozitës së vërtetë, “Shtëpisë së Lirisë”. Për më tepër, ishtë një garë që u zhvillua në kushte të pazakonta, e aspak të dëshirueshme për Partinë Demokratike, me rrugëtimin e të cilës jam rritur e formuar. Por motivimi ishte i lartë, njëlloj si fryma e krijuar nga lëvizja e Rithemelimit të Partisë Demokratike dhe koalicioni që e përfaqësoi në këto zgjedhje, “Shtëpia e Lirisë”. Mirënjohje për mbështetjen dhe angazhimin për këtë fitore!
Kjo fitore na tregoi se ne jemi shumica e në rrugën e duhur! Bashkimi i njerëzve të lirë gjeneron frymë dhe është garanci për fitore. Shkodra e dha këtë leksion demokracie, prandaj dera është e hapur për rikthimin e të gjithë atyre, që e gjejnë ende veten tek vlerat e lirisë, zgjedhjes e meritës, por edhe të kujtdo tjetër, që dëshiron të na bashkohet në këto parime.”, tha ai.

Së fundmi, Spahia shprehu një falenderim për ekipin e fushatës dhe të rinjtë që e kanë mbështetur. Nuk mund të mungonin në falenderim as familjarët, të cilët kryebashkiaku i ri i Shkodrës e quan veten me fat që i ka.

“Një falenderim i posaçëm i shkon ekipit tim të fushatës, të rinjtë me energji shpërthyese, që nuk janë dorëzuar asnjëherë krah meje, në betejat shumëvjeçare për Partinë Demokratike, e që punuan fort për fitoren e 6 Marsit! Jeni më të mirët!
Familjes sime, bashkëshortes, fëmijëve, nënës, vëllezërve e motrave, u jam mirënjohës e u mbetem borxhli si gjithmonë, prej ditës së parë kur kam hyrë në politikë. Jam me shumë fat që ju kam! Tani është koha e punës, në interes të Shkodrës e banorëve të saj!”, përfundoi shkrimin Spahia.

Etiketa: Bardh SpahiaPolitikeZgjedhje

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Nafta bie me 17% në bursë, do ta ulin oligarkët tanë?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë
Breaking Views

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Lexo më shumë
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com