A ju ndodh shpesh që kur ju bie zilja e zgjimit, ju e fikni atë, ktheheni nga ana tjetër dhe vazhdoni të flini? Nëse po, nuk keni faj. Nuk jemi të programuar për të filluar të punojmë para orës 10:00 të mëngjesit…
Të nisësh punën pas orës 10:00 të mëngjesit? Për momentin është utopi, por në të ardhmen duhet të jetë realitet për të rritur produktivitetin dhe mirëqenien. Këtë e bën të ditur një studim i fundit i kryer nga profesori Paul Kelley, kërkues i asociuar i Universitetit të Oksfordit, në Institutin e Neuroshkencës, në lidhje me gjumin.
Thirrja e tij është e rëndësishme dhe provokuese. Shkollat dhe shumë kompani duhet ta spostojnë orarin e fillimit të punës, për të respektuar dhe për të punuar sipas ritmeve biologjike të studentëve dhe të punonjësve.
Kjo është një çështje e privimit të gjumit, kur jemi të detyruar të ngrihemi sipas një alarmi të caktuar dhe jo natyrshëm – shpjegon Kelley në një intervistë për ‘The Guardian’. Humbja e orëve të gjumit ka pasoja edhe tek shëndeti – kërkime të ndryshme tregojnë se privimi nga gjumi lidhet me diabetin, depresionin, obezitetin dhe një sistem imunitar më të dobët.
Atyre që mbështesin tezën se do të mjaftonte që të shkonit të flinit më herët në mbrëmje, për t’u ngritur të çlodhur dhe të ripërtërirë ditën tjetër në orën 7:00, Kelley u përgjigjet se nuk është kaq e thjeshtë.
Kelley thotë që dita jonë e punës duhet të jetë me fleksibël, duke respektuar ritmet tona natyrore. Duke e përshkruar humbjen mesatare të orëve të gjumit për çdo natë sipas moshave të ndryshme, profesor Kelley shpjegon se “mes moshës 14- 24 vjeç, kjo korrespondon më shumë se dy orë. Për persona të moshës mes 24 dhe 35 vjeç, është rreth një orë e gjysmë”.
Discussion about this post