GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Meta për 75-vjetorin e Republikës Italiane: Do punojmë për të forcuar partneritetin

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta për 75-vjetorin e Republikës Italiane: Do punojmë për të forcuar partneritetin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në pritjen e organizuar sot nga Ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, ku përshëndeti festimet e 75-vjetorit të Republikës Italiane, si dhe ndoqi nga afër ekspozitën “Bashkimi i Dritës” të artistit të njohur shqiptar, Helidon Xhixha.

Duke iu drejtuar Ambasadorit Bucci, përfaqësuesve të Trupit Diplomatik dhe artistëve të pranishëm në pritjen festive, Presidenti i Republikës u shpreh se marrëdhënia shumë e afërt mes dy vendeve shkëlqen veçanërisht në kohët e vështira.

“Jam i bindur se të dy palët do të punojnë me përgjegjësi për të forcuar partneritetin tonë strategjik në të gjitha fushat.” është shprehur Meta.

Fjala e plotë e Metës:

I nderuar Ambasador Republikës së Italisë Bucci,

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Është një kënaqësi e veçantë për mua, që me rastin e 75-vjetorit të lindjes së Republikës Italiane, të përcjell sot, nga afër urimet më të përzemërta për këtë vend mik, që i ka dhënë trashëgimi gjithë botës një pasuri kulturore mijëvjeçare, gjithmonë mbresëlënëse.

Shqipëria dhe Italia janë të bashkuara përmes lidhjeve të panumërta historike, ekonomike, kulturore, mbi të gjitha njerëzore dhe shpirtërore.

Marrëdhëniet shumë të afërta ndërmjet nesh shkëlqejnë veçanërisht në kohët e vështira, kur solidariteti dhe mbështetja nuk janë kursyer reciprokisht.

Italia ka qenë gjithmonë e para në ndihmë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në momentet me të vështira, kohët e fundit edhe për tejkalimin e pasojave të tërmetit dhe në përballimin e pandemisë.

Kam kënaqësinë të përshëndes nënshkrimin e Marrëveshjes së re të Mirëkuptimit mbi programin “Iliria” me qëllim nxitjen e mëtejshme të mësimdhënies së gjuhës italiane, në sistemin arsimor shqiptar, si dhe futjen e saj me prioritet në shkollat teknike-profesionale.

Jam i bindur se të dy palët do të punojnë me përgjegjësi për të forcuar partneritetin tonë strategjik në të gjitha fushat.

Të gjithë jemi krenarë për ata qindra mijëra shqiptarë, të cilët e kanë përsosur dhe shfaqur talentin e tyre në Italinë mike, që i ka mikpritur dhe mirëintegruar me shumë bujari.

Shembull i shkëlqyer i këtyre raporteve është vendosja në Sheshin Italia, në Tiranë, e veprës së artit “Big Bang” e artistit të talentuar Helidon Xhixha, si dhe çelja e ekspozitës “Bashkimi i Dritës” sot këtu në rezidencën e Ambasadës Italiane.

Përcjell nga këtu përshëndetjet më të ngrohta për Presidentin Mattarella, me të cilin dy vite më parë nderuam miqësinë e përbashkët italo-shqiptare me një vizitë të përbashkët në Shën Mitër të Kalabrisë ku është edhe zemra e bashkësisë arbëreshe, që ruan ende me aq besnikëri traditat, zakonet, kulturën dhe gjuhën e kohës së Arbërit dhe të Skënderbeut.

Periudha e Skënderbeut dhe komuniteti Arbëresh i kanë lidhur pazgjidhshmërisht dhe shpirtërisht të dyja vendet tona, dhe Shqipërinë me Europën.

Aq shumë na ka lidhur saqë ndonjëherë Arbëreshët janë në vështirësi kur i pyesin Italianët.

Për të treguar këtë lidhje kaq të fortë do ta mbyll në italisht, me një një episod të mikut tonë të njohur italo-arbëresh, Aldo Marino.

“Un diplomatico italiano notando la sua “passione” per il “lato albanese” gli chiese: “Dottore, mi spieghi se lei tiene più all’Italia o all’Albania?” e lui rispose: “Non esiste una risposta a questa domanda! E come se lei chiedesse ad un bimbo chi ama di più, la mamma o la nonna? Sono due amori che si giustificano e si sostengono vicendevolmente”.

Viva l’amicizia tre le nostre due nazioni!

Buona Festa, cari amici!

Lajme të lidhura

“Bido feston, qytetarët nuk kanë ujë e drita”/ Etleva Merko: Ramën s’e duan as socialistët, nuk e votojnë më!
Aktualitet

“Bido feston, qytetarët nuk kanë ujë e drita”/ Etleva Merko: Ramën s’e duan as socialistët, nuk e votojnë më!

20:41 - 18/08/26
Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Rama e ka futur krimin në Parlament, s’mund ta lejojmë më!
Aktualitet

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Rama e ka futur krimin në Parlament, s’mund ta lejojmë më!

20:34 - 18/08/26
“Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin”, pankartat pikante në ditën e 80-të të protestës
Aktualitet

“Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin”, pankartat pikante në ditën e 80-të të protestës

20:27 - 18/08/26
Para
Shembet  një ndërtesë katër katëshe në Brazil, ndërron jetë një foshnje

Shembet një ndërtesë katër katëshe në Brazil, ndërron jetë një foshnje

TË FUNDIT

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, policia publikon emrat e 11 të arrestuarve, 2 persona në kërkim
Aktualitet

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, policia publikon emrat e 11 të arrestuarve, 2 persona në kërkim

20:52 - 18/08/26

Zbardhen emrat e personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e turistit portugez në Shqipëri. Sipas informacioneve të publikuara, në...

Lexo më shumë
“Bido feston, qytetarët nuk kanë ujë e drita”/ Etleva Merko: Ramën s’e duan as socialistët, nuk e votojnë më!

“Bido feston, qytetarët nuk kanë ujë e drita”/ Etleva Merko: Ramën s’e duan as socialistët, nuk e votojnë më!

20:41 - 18/08/26
Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Rama e ka futur krimin në Parlament, s’mund ta lejojmë më!

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Rama e ka futur krimin në Parlament, s’mund ta lejojmë më!

20:34 - 18/08/26
“Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin”, pankartat pikante në ditën e 80-të të protestës

“Drejtorët firmosin, oligarkët grabisin”, pankartat pikante në ditën e 80-të të protestës

20:27 - 18/08/26
Aktivisti: Fundi i kryeministrit është afër dhe i sigurt, SPAK të arrestojë Ramën dhe Belindën që janë ‘koka’ e korrupsionit

Aktivisti: Fundi i kryeministrit është afër dhe i sigurt, SPAK të arrestojë Ramën dhe Belindën që janë ‘koka’ e korrupsionit

20:23 - 18/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com