GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Arrestimi i protestuesve/ Gjykata: Shoqërimi i qytetarëve ka shkelje ligjore

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i protestuesve/ Gjykata: Shoqërimi i qytetarëve ka shkelje ligjore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Tiranës i cilësoi të paligjshme arrestimet  e protestuesve.  Sipas vendimit të gjykatës akuzat për  “grumbullim i paligjshëm” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”, në rastin konkret nuk përbëjnë shkelje për të argëtuar protestuesit.

Por pavarësisht këtij vendimi dhe vendimeve të mëparshme të gjykatave kundër arrestimit të protestuesve paqësorë për tubim të paligjshëm,  Policia e Shtetit vijoi ndalimet. Në ditën e katër të protestës policitë në disa rrethe njoftuan arrestimin e 6 personave, ndërsa ndaj 60 të tjerëve u njoftua procedim penal në gjendje të lirë me akuza për grumbullim të paligjshëm, prishje të qetësisë publike dhe bllokim të rrugëve.

Në total në 4 ditë, policia ka shoqëruar në komisariate mbi 200 protestuesë, nga të cilët 50 janë arrestuar dhe ndaj rreth 150 të tjerëve janë hapur procedime penale.  Mbi 15 persona janë shpallur në kërkim nga policia. Shumica dërrmuese e arrestimeve janë në Tiranë, ku policia përdori edhe punonjës të veshur civilë dhe të maskuar për të ndarë nga grupi të rinj që më pas u shoqëruan me forcë në fugona policie. Të shtunën numrin më të lartë të arrestimeve e njoftoi Policia e Dibrës, e cila tha se kishte arrestuar 5 persona, 1 të shpallur në kërkim dhe 16 të proceduar penalisht.

Ndalimet u cilësuan shqetësuese nga Avokati i Popullit i cili në një komunikatë për shtyp i kërkoi policisë të mos pengonte protestat paqësore. “Avokati i Popullit i kërkon Policisë së Shtetit të garantojë të drejtën e qytetarëve për protestë paqësore si dhe sjelljen në përputhje me ligjin të punonjësve të policisë”, thuhej në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Ndërkohë aktivistë dhe protagonistë në protesta i kanë cilësuar ndalimet nga policia si përpjekje për të trembur protestuesit. Pas protestës së të shtunës në të cilën morën pjesë mijëra qytetarë, një grup i tyre protestoi edhe para Drejtorisë së Policisë së Tiranës me kërkesa për lirimin e të ndaluarve.

 

Etiketa: arrestimeGjykata e TiranesPolicia e Shtetit

Lajme të lidhura

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Aktualitet

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit
Aktualitet

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26
Para

E rëndë/ Përmbyset makina në Kamëz, vdes 24-vjeçari, në gjendje të rëndë pasagjeri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Aktualitet

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Durrës, në kuadër të fazës së radhës...

Lexo më shumë
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

Këlliçi: Alabar denoncoi Ramën, SPAK të hetojë këtë krim të rëndë në portin e Durrësit

12:47 - 02/08/26
Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

Tebas sulmon ashpër Infantinon: Nuk ka qenë kurrë i denjë të drejtojë futbollin botëror

12:34 - 02/08/26
“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

“Tre muaj pa furnizim me ujë”, Ina Zhupa: Dështimi i bashkisë Sarandë, 400 mijë euro të shpenzuara dhe askush nuk jep llogari

12:04 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com