GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kievi dhe Moska paralajmërojnë rezultate pozitive në bisedimet për luftën në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundojnë bisedimet mes Ukrainës dhe Rusisë, ja çfarë u vendos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zyrtarët ukrainas dhe ata rusë janë shprehur optimistë për bisedimet që po zhvillojnë për luftën në Ukrainë, duke sugjeruar se mund të ketë rezultate pozitive brenda ditësh.

Ukraina tha se është e gatshme për negociata, por nuk do të pranojë asnjë ultimatum.

“Në parim, ne nuk do të pranojmë asnjë lëvizje qëndrimi. Rusia tashmë e kupton këtë. Rusia veçse ka nisur të bisedojë në mënyrë konstruktive” – tha negaciatori ukrainas, njëherësh këshilltar i Presidencës, Mykhailo Podolyak.

“Mendoj se do të arrijmë disa rezultate brenda ditësh”, tha ai përmes një video-mesazhi.

Ndërkaq, agjencia e lajmeve ruse RIA, ka cituar zyrtarin e delegacionit rus, Leonid Slutsky, të ketë thënë se në bisedime është arritur përparim substancial.

“Sipas pritjeve të mia personale, ky përparim mund të rritet në ditët e ardhshme dhe të arrihet deri te një qëndrim i përbashkët i të dy delegacioneve, duke nënshkruar edhe dokumente”, tha Slutsky.

Asnjëra palë nuk ka treguar se për çfarë marrëveshje bëhet fjalë.

Podolyaka tha se Rusia po dëgjon me kujdes propozimet e Ukrainës.

“Kërkesat tona janë: dhënia fund e luftës dhe tërheqja e trupave ruse. E shoh se ata po e kuptojnë këtë dhe ky është dialogu2, tha ai.

Ukraina dhe Rusia kanë zhvilluar tri runde bisedimesh në Bjellorusi. Kryediplomatët e të dy shteteve janë takuar po ashtu në Antali të Turqisë.

Palët po bisedojnë edhe përmes platformave online, kanë bërë të ditur më 12 mars zyrtarët ukrainas.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Për shkak të agresionit rus ndaj Kievit, shtetet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës./REL

Etiketa: bisedimetKieviLuftaMoskapozitiverezultateUkraine

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para
Modelja “ia vë syrin” miliarderit dhe i kërkon të martohen (Foto)

Modelja “ia vë syrin” miliarderit dhe i kërkon të martohen (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!
Aktualitet

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

Nga sheshi i protestës në ditën e 63-të të saj foli edhe një emigrant i ardhur nga Diaspora. Ai akuzoi...

Lexo më shumë
Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

Emigranti nga Italia: Do t’ia mësojmë Ramës çiftelinë, lahutën dhe do t’i vëmë dhe qeleshen!

20:43 - 01/08/26
I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

I riu me aftësi të kufizuara në protestë: Propaganda e Ramës ka rënë, i ka ardhur fundi! Hapeni krahun… qelbësira

20:37 - 01/08/26
Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

Protestuesi nga diaspora mesazh Ramës: Nëse prek këto djem e vajza, kujto Çausheskun!

20:24 - 01/08/26
“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

“Territorialja”/ Protestë në Rrogozhinë kundër bashkimit me Kavajën

20:16 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com