Rritja e çmimeve vazhdon të jetë një problem që nuk po gjen zgjidhje në vendin tonë. Qeveria justifikohet me luftën, faktet dhe analizat tregojnë të kundërtën, duke vënë theksin edhe tek abuzime. Por, për të folur më tepër mbi këtë çështje dhe për të dhënë një analizë të drejtë, Gijotina.com ka kontaktuar me ekspertin e ekonomisë Koço Broka. Ai ka shpjeguar cilat janë shkaqet e rritjes së çmimit për energjinë, karburantet si dhe shportën e ushqimeve. Më tutje, Broka ka analizuar masat që mund të merren për të stopuar rritjen e çmimeve si dhe ka treguar grupet që rriten më shumë në ky kaos që ka përfshirë vendin tonë.
Cilat janë shkaqet kryesore për rritjen e çmimit të ushqimeve dhe karburanteve?
Faleminderit për ftesën për intervistën! Në fak nuk kisha qef tu përgjigjesha ftesave për një intervistë për çmimet dhe isha dhe mbetem para dilemës të prononcohem apo JO!? Kjo se nga njëra anë kemi një shpërthim të populizimit dhe nga an tjetë r një bombardim të medias për këtë temë. Ky bombardim nuk pëson ndonjë ndryshim nga një zë më shumë apo më pak. Kudo që të hapësh televizionin shikon intervista për çmimet.
Duke përjetuar krizat e rritjes së karburanteve në vitin 1973 dhe 1979 ku konsumatorët apo buxhetet e shteteve kanë pësuar pasoja të mëdha negative, çdo arsyetim sado i argumentuar mund të jetë nuk ka shumë vlerë. Mjafton të them se ndërsa reagimi afatshkurtër ndaj rritjes së çmimit të naftës kudo ka qënë “kursimi” nëpërmjet formave nga më të ndryshme si psh në vendet perendimore duke ndalur një ditë qarkullimin e makinave me targë që u mbaronte me tek, ndërsa ditën tjetër me çift, por në periudhë afatmesme dhe afatgjatë u stu,ulua prodhimi i makinave që harxhonin sa më pak litra karburant për 100 km. Ndërsa në vendin tonë efekti nuk transmetohej drejt përdrejt në qytetarët, çmimet ishin stabë l, por duke ulur akumulimin duke u përballuar tërësisht nga buxheti i shtetit, që në periudhë afatmesmë dhe afatgjatë kishte efektet e veta direkt dhe indirekt edhe tek qytetaret.
Para një krize të re të naftës dhe produkteve të tjera energjitike apo një sfide të rifillimt të luftës së ftohtë e një rendi të ri botëror!
Ndërkohë problemi këtë radhë nuk është thjesht me çmimin e naftës, energjisë elektrike apo drithrave, apo vetëm dënimin e një agresioni, por ndoshta ndodhemi në fillimet e një rendi të ri të ekonomisë botërore, të një raporti të ri midis superfuqive ushtarake dhe ekonomike të botës. Kryesorja është mos zgjerimi i hapësirës së luftës por dhe dhe i trajtave të saj një luftë të ftohtë, përfshirë fushën ekonomike me një izolim të plotë. Sanksionimi i eksporteve të energjisë dhe drithit do të mund të jetë mënyra më e mirë – ose e vetme – që Moska të tërheqë trupat nga Ukrahina, thonë shumica e shteteve në botë. Natyrisht ky sanksionim ka efektet e veta edhe mbi vëndet që i vendosin këto sanksione. Ministrat e financave të Bashkimit Evropian duke miratuar paketën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë për sulmin ndaj Ukrainës kanë pranuar se ajo do të shkaktonte gjithashtu kosto ekonomike për bllokun prej 27-vendesh. .”Është e qartë se ndërsa zbatojmë një paketë sanksionesh madhore kundër Rusisë, kjo do të ketë edhe pasoja për ekonominë e BE-së”. Natyrisht është në nderin e një medie objektive të bëjë me dije qartë për këdo, qëndrimin e Austrisë dhe në se ajo do mbetet e vetme si shtet neutral, për të mos i shtrirë sanksionet e tjera tani për tani, këto sanksione në nafta e gazi rus. Me sa duket Austria ka relflektuar ndaj sentencës shqiptare “Le të shoh nënën time pa burrë, pa unë le të mbetem pa baba” Natyrshëm lind pyetja a do të vazhdojnë të përjashtojnë apriori vendet e tjera, këtë alternativë?! çfarë qëndrimi po mbajnë qytetarët në Evropë tani që kanë filluar të ndjehen efektet e para konkrete të rritjes së çmimit të karburantit, gazit, energjisë elektrike por edhe Qeveritë ndaj këtyre protestave?!
Z Rama ishte i qartë kur deklaroi se ” Nuk kemi zgjedhur të jemi një shtet neutral, një vend neutral, një komb neutral dhe me plot të drejtë jemi pozicionuar pa diskutim aty ku duhet për interesat tona strategjike si popull, si komb, si shtet dhe kjo vjen me kosto.” Pra duhet ndarë mëndja kostoja e efekteve të çmimit të produkteve naftës, pas agrsionit të Rusisë ndaj Ukrahinës është produkt i qeverisjes së Ramës, apo produkt i situatës ndërkombëtare dhe alternativës që ka zgjedhur qeveria dhe parlament ynë!? Është interesante që një folës i dukshëm në protestë gjatë një interviste shprehet qartë “…krizën nuk e solli qeveria” Kjo nuk përjashtoi pjesëmarrjen dhe artikulimin në protestë për mbrojtjen nga spekullimet.
Natyrshëm lind pyetja cfarë kërkojnë protestuesit!? Disa artikulojnë se ata dëshirojnë të dëshmojnë se nuk jemi dele…dhe gjejnë një rast oportun për të atakuar Kryministrin. Populizmi i protestave i cili ngjallet në këto rrethana mund të kuptohet, dhe nuk janë të paktë ata që marin rolin e dobromirit aq më tepër kur nën dhe, janë forca të ndryshme politike opozitare.Ndërkohë kur efektet e çmimeve në vendin tonë edhe para luftës, ndonse inflacioni ka qënë shumë më i ulët se në SHBA dhe vende të zhvilluara janë tepër më të rënda dhe më të vështira, për ti përballuar nga shtresat në nevojë e me pensione mesatare e nën të, paga mesatare e nën të sidomos në sektorin privat. Si të tilla ato janë të mirëpritura. Por që ato ti shërbejë zgjidhjeve më të mira dhe sidomos për të mos degjeneruar në kaos, me sa duket ka vënd për të artikuluar qartë çfarë kërkojnë. Tani par tani ato nuk janë prezantuar si zgjidhje optimale përderisa se nuk kemi dëgjuar të artikulohen rekomandimet drejtuar Kryeministrit, Qeverisë apo Parlamentit shqiptar, si të përballohet kjo krizë nga shtresa të ndryshme?
Sa më sipër nuk përjashton por i takon qeverisë dhe z Rama, të bëje me dije jo thjesht se situata ekonomike ndërkombëtare ka për të patur kosto, si në rritjen e çmimit të karburantit, gazit, energjisë elektrike, por dhe sa është kjo kosto në një periudhë psh gjatë këtij muaji apo një perudhë tremujore për vendin tonë, me skenarë të ndryshëm që po përgatitet Qeveria dhe se si nga kush do të përballohet kjo kosto!? Në bashkëbisedimin e datës 10 Mars Kryeministri tha se skenarët do prezantohen pas disa ditësh.
Në këto kushte le të përgjigjem më drejtpërdrejt pyetjes së bërë nga ana juaj : Cilat janë shkaqet kryesore për rritjen e cmimit të ushqimeve dhe karburanteve?
Përgjigja ndahet në dy pjesë. Në rritjen e çmimeve para agresionit Rus në Ukrahinë, dhe pas fillimit të kësaj lufte. Natyrisht kjo e fundit është e paqartë, fluide dhe efekti i saj ndonse mjaft i mprehtë tani për tani, ende nuk ka shpalosur gjithë efektin e vet. Mjaftoi vetem lajmi për takimin e Ministrave të Jashtëm të Rusisë e Ukrahinës në Antalia, dhe çmimet e karburatit dhe drithrave ranë këto tre ditë. Por kjo nuk do të thotë të mos dëgjohet zëri i importuesve të thirur në takim nga Kryeministri si veproi Ai, në takimin e sotëm të 11 Marsit. Kjo mund të jetë një përgjigje populiste ndaj protestuesve, por nuk përjashton të drejtën e këtyre te fundit të akohen në gjykatë. Përgjigja për të dyja fazat mendoj se lidhet me këto momente kryesore:
Transparenca e Qeverisë dhe institucioneve të tjera.
Përgjigja e pyetjes suaj në radhë të parë kërkon një transparencë më të plotë të Qeverisë. Mjafton të thuhet se vetëm në datën 10 Mars u publikuan nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Treguesit Analitik Fiskal Dhjetor 2021, që duhej publikuar në fund të muajit Janar! Ka ardhur koha që dikush që ka kontribuar për mos zbatimin e kalendarit të botimit të statistikave të mësipërme le të marrë qoftë dhe një dënim simbolik por paraljmërues. Psh Të mos mos pranohet e mos paguhet një ditë pune si paralajmë rim për përjashtim nga puna në se e përsërit me rastin e statistikave të muajit Shkurt, që duhet bërë paraprakisht në 12 Mars
Ndërkohë as sot më 11.03.2022 nuk është publikuar ende, Buletini Fiskal Dhjetor 2021 dhe Buletini i Tregetisë se Jashtme Dhjetor 2021, nga ana e Drjtorië së Përgjithshme të Dogane! Dikush duhej të mbajë përgjegjësi për këtë mungesë për këtë terr informativ. Kjo transparencë nuk është për erudicion por për të atakuar spekullimet. Sa mirë do ishte që protestuesit para kryeministrisë të kërkon të realizohet kjo transparencë, dhe tashmë jo vetëm mujore por edhe pse jo ditore për artikujt kryesorë çmim formues si karburant, energji elektrike, grurë (drithe) etj, duke u prezantuar sasia dhe vlera e çdoganimit(pra dhe çmimi) çdo ditë . Vetëm në sajë kësaj transparence insitucioni në fjalë por dhe Kryeministri apo Ministri i Financave dhe Ekonomisë ti bëjë me dije popullit shqiptar se sa nga shtesa e të ardhurave buxhetore të vitit 2021, dhe për çdo muaj të vitit 2022, kanë si faktor rritjen e çmimeve!?
Sa rritja e të ardhurave buxhetore ka ardhur si rrjedhoje i rritjes së çmimeve!?
Një përgjigje e qartë dhe e plotë e kësaj pyetje bën të mundur që të paktën kjo shtesë të mund të drejtohet apriori në kompesimin e çmimeve për shtresat në nevojë por dhe grupeve të tjera të dëmtuara nga kriza e çmimeve të energjisë elektrike etj. Për të qënë më konkret. Në Janar 2022, të ardhurat buxhetore rezultuan 45 miliard e 726milion lekë, ose 10 miliard e 515 milion lekë më shumë se një vit më parë, pra një rritje, shtesë jo e vogël. Por më kryesorja në kushtet e rritjes së çmimeve është të sqarohet: Nga ka ardhur kjo shtesë të ardhurash!?
Sipas Ministres se Financave dhe Ekonomise në daljen e muajt të kaluar “Arsyet kryesore të rritjes së të ardhurave vijnë nga faktorë të ndryshëm. Megjithatë, unë dua të theksoj reformat e qeverisë dhe dua të ndalem në reformën e fiskalizimit… Një tjetër arsye e rëndësishme për rritjen e të ardhurave është rritja e fortë ekonomike në raport me vitin 2020”. Natyrisht këto faktorë ekzisojnë por ato duhen kuantifikuar. Mendoj se protestuesit dhe gazetarë t ekonomike duhet ti kërkojnë Ministres në takimin e radhës të muajit me gazetarët, se sa ështe efekti i rritjes së çmimeve në rritjen e të ardhurave gjatë muajit Janar, muajin Shkurt e më pas në vazhdimësi. Ndërkohë është e rëndësishme të dëgjohet me vemendje vetë Ministrja. Mjafton të kujtoj se në daljen e saj të datës 22.02.2022, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë bëri pohimin :“Në janar të vitit 2022, eksportet janë rritur me 21.13% në krahasim me janarin e vitit 2021. Edhe në sasi eksportet janë rritur me 3.7% në janar 2022, në krahasim me janar 2021. Pra, eksportet janë rritur pavarësisht çmimeve të rritura.”
Nuk është e vështirë se ka një nonsens mdis fakteve dhe konluzionit. Kur rriten çmimet e tregut ndërkmbëtar ato janë të favorshme për eksportuesit dhe këta fundit stimulohen e angazhohen të rritin prodhimit dhe eksportin, shfrytëzojnë këto situata. Kjo nuk është spekullim por ligjësi e natyrshme e ekonomisë së tregut. Fakti që eksporti në vlerë është rritur me shumë se eksporti në sasi dhe në këto përmasa që pohon Mnistrja , do të thotë se shtesa kryesore e eksportit në vlerë, ka ardhur nga rritja e çmimeve. E njëjta gjë duhet bërë publike për importet për muajt e tjerë, dhe më konkretisht të paktën për disa nga mallrat kresore sidomos ata çmim formues si u artikuluar më sipër.
Në kushtet kur është e pritshme që rritja e çmimeve të këtyre të vazhdojë mendoj se kjo duhet bërë çdo ditë nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ashu si publikon Banka e Shqiperise kursin e këmbimit që është në fakt çmim nga më kryesorët, se është çmimi i parasë, lekut.
Një transparencë e tillë është e domosdoshme për të përcaktuar sa më saktë masën e kompesimit të shtresave në nevojë apo dhe shtresave të tjera të popullsisë, për të ravijëzuar e përcaktuar sa më saktë rrugëzgidhjet më të mira që nuk mund të bëhen, por që nuk mund të realizohen pa analizat përkatse. Ajo do i shërbente dhe një elementi tjetër jo pak të rëndësishëm, që protestat e qytetarëve të mos precipitojnë në kaos.
Analiza ekonomike mbi bazën e transparencës, premisë për zgjidhjet më optimale
Për këtë po i referohem një rasti konkret që konfirmon atë çka ka pohuar Ministrja e Financave dhe Ekonomisë citur më sipër. Eksporti i gizës dhe çelikut në Janar 2022 në sasi ka pësuar një shtesë rritje prej 5.7 % ndërsa në vlerë 57.% Kjo është produkt i rritjes së çmimit të ketyre produkteve në tregun ndërkombëtar. Më qartë shfaqet kjo dukuri për gjithë vitin 2021 ku rritja e eksportit në vlerë ishte 227%, ndërsa në peshë 141% dhe për njësi rritja e çmimit ka qënë 160.9%. E njëjta dukuri në thelb (me përmasa jo të njëjta) ka qënë për importin e gizës dhe çelikut. Në këtë rasti e fudit mundësohet rritja e TVSH pra dhe e të ardhurave për buxhetin e shtetit, por dhe çmimi i tyre në tregun vendas duke rritur koston e ndërtimit etj.Pra efektet jane të dyfishta , shumë fishta dhe me kahe të ndryshme pë r shtresa dhe grupe të caktuara interesi. Por në kushtet kur tregu ndërkombëtar e këtyre produkteve është i favorshëm joshës, firmat që prodhojnë gizë dhe çelik në vendin tonë, kanë qënë dhe janë të interesuara të rritin prodhimin dhe eksportin e tyre dhe në kushtet e një rritje galopante të çmimit të energjisë elektrike në tregun e lirë. Kjo është lehtësuar e mundësuar ndërkohë nga shitja e hidrocentraleve të Bistricës ndaj kompanisë së huaj që prodhon gizë e çelik në vendin tonë, me kosto shume të ulët edhe para rritjes së çmimit aktual të energjisë elektrik. Pra në se në tërësi çmimi i energjisë elektrike për vitin 2021 dhe sidomos katërmujorin e fundit të vitit të kaluar dhe aktualisht është shumë e lartë dhe teorikisht një kompani që konsumon shumë energji elektrike nuk duhej të rriste prodhimin dhe eksportin nisur nga interesi i përgjithhëm i ekonomisë së vendit, defakto ndodh e kundërta. Kjo kompani që e ka siguruar energjinë elektrike me çmim shume të ulët si rezultat i privatizimit të këtyre hidrocentraleve nga opozita aktuale, e rrit prodhimin dhe eksportin e gizës dhe çelikut edhe kur OSHEE i duhet të dalë në treg për të blerë energji elektrike me çmim shumfish më të lartë. Le të protestojnë një pjesë e qytetarve të prekur nga kriza e çmimeve ndaj Kryeministrit aktual por kjo situatë paradoksale nuk është produkt i tij, por i paraardhësit që kërkon të rikthehet kryetar i Partisë Demokratike dhe Kryeministër.
Le të shohim dhe një moment tjetër.
Në kushtet e logjikës së pastër absrakte kompanitë që funksionojnë në degë që konsumojnë më shumë energji elektrike në kushtet aktuale të shumfishimit të çmimit të energjisë elektrike në tregun ndërkombëtar, është e mira të të mos rritin prodhimin dhe eksportin e tyre dhe mundësisht të ulin prodhimin e tyre brenda kërkesave të tregut të brendshëm nuk është aq e lehtë të realizohet në praktikë. Mjafton ti hidhet qoftë dhe një sy i shpejtë konsumit të energjisë elektrike për vitet 2012-2021.
Si mund të shihet edhe nga pamja gafike rezulton se kosumi i energjisë elektrike e konsumuar gjithsej(në grafik me ngjyrë blu) edhe në vitin 2019 ka qënë aq ose dicka më e vogël se konsumi i saj në vitin 2012, ose respektivisht 7613964 mwh dhe 7619404 mwh pra pa u rritur pavarësisht disa luhatjeve. Në vitin 2020 konsumi ra diçka , por në vitin 2021, kur ka qënë niveli më i lartë i prodhimit por u rritën dukshëm çmimet e importit të konsumit të energjisë elektrike, konsumi gjithsej është rritur 111% ose është shtuar me 826172 mwh për të arritur një konsum gjithsej prej 8414808 mwh orë. Kjo ka ndodhur kur janë pakësuar humbjet dhe është rritur konsumi i energjisë elektrike si nga përdoruesit familjarë ashtu dhe jo familjarë, biznesi. Kështu që zgjidhja nuk ë shtë lehte, dhe qeveria aktuale duhet gjykuar dhe vlerësuar nga të gjithë grupet e interesit, qytetarët biznesi por dhe nga protestuesit mbë shtetur në faktet dhe të dhënat. Ndërkohë ndërhyrja e shtetit nuk mund të jetë aq e thjeshtë dhe të seplifikohet si po e dë gjojmë rëndom në bisedat televizive të gjithologëve.
Kërkesa e Kushtetutës sonë është e qartë, shprehur në Neni 11 1. Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private e publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe në lirinë e veprimtarisë ekonomike. 2. Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj. 3. Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike.
Pra paragrafi i tretë shpreh qartë se gjithësesi respektimi i paragrafit të parë nuk është çë shtje deshire por është domosdoshmëri, për të respektur e zbatuar kushtetutën. Por ndërkohë vetë ligjëvënësi nuk e shikon këtë si lule mos më prek dhe se çdo ndërhyrje e shtetit në ekonominë e tregut është e përjashtuar. Ai ka parashikuar “3. Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike.”
Pra ka hapësirë kompromisi midis shtetit dhe firmës/ve që prodhon dhe eksporton gizë e çelik, qoftë duke i kompesuar firmat përkatse me fitimin e munguar në se kufizohet prodhimi. Një kompromis i tillë ishte më lehtë për tu realizuar me një firmë vendase por është i mundur të realizohet edhe me një firmë të huaj, në interes të qytetarve shqiptarë.
Mendoj se kjo mund të shërbejë për ndërhyrjet e tjera të shtetit shqiptar, duke respektuar në të njëjtën kohë kushtetutën dhe lirinë e tregut dhe sipërmarrjes private. Ky rast mendoj se është mjaft domethënës për të ndarë egjerin nga gruri, se kur kemi të bëjmë me abuzime kur jo . Kjo kërkon një ndërhyrje profesionale prej juristëve dhe ekonomistëve.
Ndërkohë mendoj se koha kërkon një edukim më të mirë ekonomik të gazetarve dhe moderatorëve në televizione. Kjo si për faktin se në fakultetin e gazetarisë studentët nuk marrin njohuritë bazë nga Economics, Hyrje në Ekonomi, por edhe për faktin se ka kohë që ka munguar trajnimi ekonomik që ka bërë më shumë se një dekadë më parë Banka e Shqipërisë me punonjës të medias. Kam mendimin se Ministria e Financave dhe Ekonomisë duhet të hapë kurse të posaçme trajnimi me gazetarët por pse jo dhe moderues të emisioneve të ndryshme e sidomos ato ekonomike, kur nuk janë ekonomistë.
Një moment tjetër i rëndësishëm mendoj se është analiza e çmimit të parasë lekut, kursit të këmbimit lek/Euro dhe Lek/USD gjatë muajit Mars. Për rolin dhe rëndësinë e saj ka folur ecuria e kursit të këmbimit Lek/Euro në Mars 2020 kur filloi Covid 2019 dhe paniku u shfaq edhe në zhvelërsimin e lekut sidomos ndaj Euros. Në se 19.03.2020 kursi i këmbimit Lek/Euro ishte mesatarisht 123.03 lek pë r 1 Euro me 30.03.2020 ai arriti 131.06 lek/Euro. Vetëm pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë u bë i mundur që në fund të Prillit 2020, kursi i këmbit ra në 123.49 lek/Euro. Të dhënat e mësipërme flasin qartë për efektin e panikut në ecurinë e çmimeve, në rastin e dhënë në çmimin e parasë.
E njëta gjë ka ndodhur dhe gjatë ditëve të Marsit të këtij viti. Pa u ndalur në imtësi, nga shqyrtimi i kursit të këmbimit të Lek/Euro, dhe Lek/USD të bije në sy zhvelërsimi i lekut si në blerje por sidomos në shitje nga agjensitë e shkëmbimit apo nga bankat. Ky zhvlerësim ka ndodhur furishëm nga data 1 mars deri në datën 8 Mars. Pas kësaj datë deri tani ka pasur një vlerësim të lekut. Ndërkohë nuk mund të mos shihet se Spread, diferenca midis kursit të shitjes dhe atij të blerjes është rritur ndjeshëm nga 0.59 pikë në kursin Lek/Euro në datën 1 Mars në 3.31 lek në datën 8 Mars për tu ulur më pas. Me të drejtë z Lutfi Dervishi shkruan “Për luftën nuk duhet të paguajnë vetëm blerësit!”, por nuk ka ndodhur këshut me bankat dhe pikat e kursit të këmbimit. Do ishte shumë e natyrshme që protestuesit ta bënin të vetën këtë ide të z Lutfi dhe Banka e Shqipërisë mos kufizohet me publikimin e kursit të këmbimit por të reflektojë ndaj idesë të artkuluar aq qartë pa patetizëm patriotik por si atakim i spekullimit.
Cfare masash duhet të marre qeveria?
Besoj se përgjigja e kësaj pyetje është sqaruar në thelb sa më sipër. Jo vetëm fryma por edhe gërma e Kushtetutës sonë ka sqaruar rolin e ndë rhyrjes së shtetin në ekonominë e tregut. Kudo në botë ekonomia e tregut nuk paraqitet si ekonomi e lirë tregu e pastër. Ajo kudo ka vulën e ndërhyrjes së tregut po ku kjo ndë rhyrje ti shërbejë si mbrojtjes së shtresave në nevojë por dhe nxitjes së siparmarrjes rritjes së efiçencë s. Natyrisht trajtat janë të ndryshme. Por e rëndësishme është që mbrojtja e shtresave në nevojë të harmonizohen me mbështetjen e sipërmarrjes dhe rritjes së efiçencës. Një shëmbull inkurajues në tërësi është ajo e energjisë elektrike, ku është mundësur mosrritja e çmimit për konsumatorët familjarë biznesin e vogël por është mundësuar edhe të shmanget vonesa e pagesës ndaj prodhuesve të energjise elektrike nga hidorcentralet private. Po kështu është për të përshendetur ndërhyrja e Bashkisë Tiranë për të mbështetur me subvencione transportin urban. Trajtat konkret të ndërhyrjes natyrisht janë shumë të larmishme nga një vend në tjetrin dhe bë varësi të gjendjes ekonomike financiare të buxhetit të shtetit por dhe biznesit dhe konsumatorëve
Cilat grupe po preken me shumë?
Natyrisht në radhë të parë janë grupen në nevojë, pensionistën në tërësi dhe ata me të ardhura të ulta me pension mesatar e nën të, punonjsit me të ardhura të ulta etj. Ka ardhur koha që të bëhet indeksimi vjetor i pensionisteve e shtresave të tjerë në nevojë më 1 Prill, çka ka për të ndodhur pavarësisht nga rritja e mprehtë e çmimeve por është një kërkesë ligjore. E rëndësishme është zbatimi i kë rkesë s që ky indeksim të bëhet sipas kërkesës ligjore mbi bazën e shportë s të posacme të mallrave për shtresat ne nevojë. Si dihet çmimet e grupit të mallrave ushqimore janë mbi 2.1 herë më të larta se inflacioni mesatar. Dalja me suficit e buxhetit të shtetit në muajin Janar por që pritet të vazhdojë edhe në në muajin Shkurt është e tillë që kërkesat e natyrshme të këtyre shtresave të plotësohen pa rritjen e borxhit. Madje ato japin mundësi që edhe rritja e parashikuar e pagave për arsimtarë t shendetsinë etj të afrohet nga muaji në Korrik në Muajin Prill. Kjo do ishte dëshmia më e mirë e një qeverie socialiste dhe jo thjesht reagim e përgjigje ndaj protestave. Por si e thashë dhe më lart një rëndësi jo të vogël ka dhe mbështetja e atyre bizneseve nga prekja e mrehtë e çë mimeve që rezikojnë të falimentojë dhe të dalin të papunë. Në një ekonomi socale tregu të gjithë duhet të ndjejnë dorën e ngrohtë të shtetit. Ndërkohë në se Kryeministri i beson “Le të dëgjojmë njëri-tjetrin” le të dëgjojë gjithë ylberin e rekomandimeve dhe të dijë të zgjedhë.
Koço Broka Data 11 Mars 2022 /Intervistoi Esmeralda Hida/
Ekonomist
Discussion about this post