GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Çfarë po ndodh? EULEX përforcon njësinë e specializuar policore në Kosovë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Çfarë po ndodh? EULEX përforcon njësinë e specializuar policore në Kosovë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Misioni evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, njoftoi të hënën se do të përforcojë njësinë e tij të specializuar policore me një njësi rezervë. Në një komunikatë dërguar mediave, EULEX tha se kjo njësi, e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë, nga Portugalia, Franca dhe Italia, “do të zbarkojë përkohësisht në Kosovë gjatë javëve në vijim” për të përforcuar, siç tha, “kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it”.

“Njësia Policore e Specializuar Rezervë do të mbështesë EULEX-in për përmbushjen e detyrave të tij, përfshirë si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë, nëse është e nevojshme”, thuhet në komunikatë.

Njësia e Specializuar e rregullt e EULEX-it përbëhet prej 105 zyrtarësh policorë nga Polonia, që janë të stacionuar në Mitrovicë. Në Kosovë, reaguese e parë e sigurisë është Policia e Kosovës; EULEX-i është i dyti, ndërsa misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR-i, është i treti.

Javën e kaluar, misioni i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, ka dërguar 500 ushtarë shtesë në këtë vend. Komandanti i EUFOR-it në Bosnje, Anton Wessely, ka thënë se trupat shtesë janë vendosur si masë paraprake dhe se nuk ka informacione për kërcënime të sigurisë në këtë vend.

Trupat e EUFOR-it kanë mbërritur në Bosnje në kohën e luftës në Ukrainë, e cila, sipas Wessleyt, është një çështje shqetësuese për të gjithë Evropën./REL/

 

Etiketa: EULEXKosovenjesitepolicoreSpeciale

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)
Breaking Views

Tensionohet situata para Kuvendit, hidhen flakadanë dhe gaz lotsjellës (VIDEO)

20:37 - 05/10/26
Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen
Kosovë & Rajon

Takimi Kurti-Hamza: Ngec marrëveshja mbi zgjedhjen e presidentit dhe Ligjin për Specialen

19:19 - 05/10/26
Para
Vuçiç hap thesin për 2.9 milionë banorë serbë, do t’u jap para të thata në duar

Lufta sjell krizë për grurë, Vuçiç: Nuk do t'i lëmë fqinjët tanë të uritur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com