GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mashtrimi me trashëgiminë nga Afrika, ja se si avulluan miliona lekë të shqiptarëve  

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali me pagat, qeveria nënshkruan marrëveshjen për sigurinë kibernetike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

4 qytetarë kanë depozituar shuma parash në llogarinë bankare të një 31-vjeçareje në Tiranë, të joshur nga ideja se ishin trashëgimtarë të një pasurie prej 1 milionë euro nga një i afërm i panjohur në Francë. Këto para pretendohej të ishin komision për tërheqjen e trashëgimisë, por në të vërtetë e gjitha ishte një skemë mashtrimi. Paratë e depozituara kanë avulluar, duke u tërhequr nga bankomate në një shtet të Afrikës perëndimore.

Vetëm një pjese e vogël e tyre, është tërhequr nga 31-vjeçarja Vjola Ll, e cila është shpallur fajtore nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “mashtrimit kompjuterik”. E pandehura, nënë e një fëmijë të mitur, u dënua me 5 vite burg, por përfitoi ulje nga gjykimi i shkurtuar dhe në përfundim u la në shërbim prove për 2 vite. Referuar vendimit të gjykatës, ajo rezulton të jetë rekrutuar në skemë nga persona të panjohur me të cilët, sipas saj, nuk i ka takuar, por vetëm ka folur në aplikacionin Ëhatsapp.

E pandehura iu është bindur instruksioneve të një personi me emrin Filip dhe një tjetri me emrin Oliver, të cilët i kanë kërkuar të hapte një llogari në një bankë të nivelit të dytë. Më pas, nën udhëzimet e tyre ajo i ka dërguar me postë në shtetin Benin në Afrikë kartën e bankës dhe kodin pin të saj. Për bashkëpunimin 31-vjeçares i ishte premtuar 10 % e shumës së çdo transfertë. Sipas vendimit të gjykatës, shumat e depozituar nga qytetarët shkonin deri në 1500 euro.

Skema është prishur pas sinjalizimit të dy klientëve rastësorë të bankës për ofertën e të pandehurës, ndërsa situata është raportuar më pas tek departamenti i Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit. Gjatë gjykimit e reja ka deklaruar se kishte rënë vetë viktimë e mashtrimit. Ajo ka pretenduar se ishte në vështirësi ekonomike dhe se nuk kishte mashtruar kënd, por çdo veprim e kishte bërë qorrazi, nisur nga orientimet që i jepnin në telefon.

 

Etiketa: AfrikaavulluanLekemashtrimimilionashqiptarëtrashegimnia

Lajme të lidhura

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital
Aktualitet

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije
Aktualitet

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
Para
Nga mesazhet me Putin tek BBV 2, rrëfehet këngëtarja e njohur

Nga mesazhet me Putin tek BBV 2, rrëfehet këngëtarja e njohur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit
Breaking Views

Sa doli nga burgu Beqaj, Myzyri i çoi peshqeshin 2.3 miliardë lekë/ Tenderi i Jodit për spitale i shkon Eduard Currit, “portofolit” të ish-ministrit

18:51 - 06/08/26

Një ditë pasi ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u lirua nga burgu dhe kaloi në arrest shtëpie, drejtori i ri...

Lexo më shumë
Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com