GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pasojat e luftës dhe integrimi, Rama tregon se çfarë bisedoi me Joseph Borrell

11:44 - 15/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pasojat e luftës dhe integrimi, Rama tregon se çfarë bisedoi me Joseph Borrell
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë të përbashkët me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian, Joseph Borell në kuadër të vizitës zyrtare që ky i fundit po zhvillon në Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se me Borrell kanë diskutuar për pasojat e Luftës në Ukrainë dhe rritjen e çmimeve, ndërsa kanë folur edhe për integrimin e vendit në BE.

“Kemi diskutuar për luftën në Ukrainë dhe të gjitha pasojat e saj që janë shfaqur në Europë dhe jo vetëm, fillimisht në formën e rritjes së çmimeve, kemi diskutuar patjetër edhe për rolin e Shqipërisë dhe qëndrimin në Këshillin e Sigurimit, në të njëjtën linjë me BE në raport me Rusinë dhe agresionin rus mbi Ukrainën. Por pjesë e diskutimit ka qenë dhe ecuria e mëtejshme e procesit të integrimit të vendit në BE. Konkretisht e procesit për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim, gjë për të cilën besoj zoti Borrell do të flasë vetë. Unë kam përsëritur atë që dihet botërisht se Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion si pozicionin e vetë natyral dhe jo se na e ka kërkuar njeri në Bruksel, në Paris apo Uashington. Ne jemi anëtarë krenarë të një aleance siç është NATO. Jemi Europianë, krenarë për qenien tonë europiane. Shqiptarë që shohim nga Europa derën e të ardhmes tonë, ndaj jemi në këtë pozicion dhe për më tepër ky pozicion na e imponojnë fëmijët tanë”, tha Rama.

Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të takohet edhe me përfaqësues të tjerë të autoriteteve shqiptare dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe do të shohë punimet restauruese që vijojnë tek mozaiku i Muzeut Historik Kombëtar, rinovuar në kuadrin e ndihmës së BE-së për rimëkëmbjen pas tërmetit.

Etiketa: KonferenceKryesore1Rama

Lajme të lidhura

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Para
Shokuese, 54-vjeçari trafikon për 20 euro të renë bullgare

E rëndë në Greqi, nipi vret gjyshen 83- vjeçare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25

Një fluks i madh automjetesh ka bllokuar këtë të premte aksin Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar kaos të plotë në qarkullim dhe...

Lexo më shumë
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com