GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga maxhordom i Edi Ramës në gjyqtar, Vettingu i rrezikon karrierën Bevis Shehajt

12:37 - 15/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga maxhordom i Edi Ramës në gjyqtar, Vettingu i rrezikon karrierën Bevis Shehajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Në shtator 2013, Edi Rama i sapozgjedhur deputet, vendosi të mbajë hapur zyrën e tij elektorale në Vlorë, ndërkohë që vetë do të zhvendosej drejt Kryeministrisë.

Rama ia ngarkoi menaxhimin e zyrës tre “maxhordomëve” në moshë të re, njëri prej të cilëve ishte juristi i diplomuar në Poloni, Bevis Shehaj. Në prezantimin e menaxherëve të zyrës së tij, Rama foli plot superlativa.

“Unë jam shumë besimplotë që ju do t’ia dilni mbanë, jam shumë i mbresuar nga formimi juaj, nga pasioni me të cilin flisni, nga ambicia që keni dhe në këtë aspekt jeni vlonjatë të vërtetë të shekullit të ri dhe jam ende më besimplotë sot, pasi u takuam që gjërat do të bëhen më mirë edhe falë jush”. Në foto: Kryeministri Edi Rama promovon bashkëpunëtorin e tij, Bevis Shehaj (shtator 2013)

Vetëm pak kohë pas marrjes së kësaj detyre, Bevis Shehaj fiton të drejtën për të ndjekura studimet në Shkollën e Magjistraturës, në profilin “gjyqtar”.

Në vitin 2015, Shehaj zhvillon stazhin profesional në gjykatën e Tiranës dhe më tej emërohet si gjyqtar në Gjykatën Administrative të Vlorës, funksion që vijon ta mbajë edhe aktualisht.

Gjyqtari Bevis Shehaj u përball fundjavën e kaluar (10 mars 2022) në një seancë dëgjimore me trupën e Vetingut, të kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, relator Olsi Komici dhe anëtare Xhensila Pine.

Ai pret të përballet me vendimin, i parashikuar të shpallet këtë të mërkurë (16 Mars 2022), ndërkohë që në seancë u prezantuan një seri problematikash. Ato konsiston në pikëpyetje mbi pasurinë e familjes së tij e, mbi të gjitha, për disa vendimmarrje të dyshimta.

Siç rezultoi në seancë, gjyqtari Shehaj është shkëputur nga certifikata familjare e prindërve të tij në vitin 2016. Ai deklaroi se e kishte kryer këtë veprim për të shmangur nënën dhe babain nga procesi i Vetingut të tij.

Sipas analizës financiare të kryer nga trupa e rivlerësimit, prindërit e tij, si “persona të lidhur”, nuk arrinin të justifikonin me burime të ligjshme një pasuri me vlerë 61 milionë lekë të reja.

KPK konstaton pamundësi për blerjen e një apartamenti + garazh në Tiranë të porositur në vitin 2011 në emër të subjektit, si burime krijimi të të cilit janë deklaruar të ardhurat familjare.

Po ashtu, ka rezultuar pamundësi financiare e prindërve për blerjen e një apartamenti në Vlorë vitin 2002 që përdoret akutalisht nga subjekti; për ndërtimin në vitin 1996 të një objekti me dy kate po në qytetin bregdetar që i ati përdor si klinikë private; si dhe të një shtëpie pushimi me dy kate në vitin 2007 në Dhërmi.

Nga ana tjetër, trupa e rivlerësimit ka ngritur dyshime se disa vendime të gjyqtarit Bevis Shehaj janë marrë në shkelje të procesit të rregullt ligjor dhe në kushtet e konfliktit të interesave.

Gjyqtari Bevis Shehaj dha argumentat e tij në seancë, duke i kundërshtuar gjetjet problematike të konstatuara gjatë procesit të Vetingut.

Sa i përket pasurisë me burim kryesor të ardhurat e prindërve të tij, ai deklaroi se Komisioni i Vetingut duhet të mbajë në konsideratë se për shumë vite, babai i tij, një mjek i njohur në Vlorë, ka punuar në kushtet e informalitetit, siç kanë vepruar edhe shumë të tjera në vitet ’90.

Ndërsa për dyshimet mbi vendime të caktuara gjyqësore, Bevis Shehaj deklaroi se kishte zbatuar drejt ligjin.

Problemet e konstatuara gjatë procesit të rivlerësimit për gjyqtarin Shehaj janë të ngjashme me ato të shumë gjyqtarëve e prokurorëve të tjerë, të cilët tashmë janë shkarkuar nga trupat e Vetingut.

Megjithatë, mbetet për t’u parë vendimi përfundimtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për të kuptuar nëse bashkëpunimi i hershëm me kryeministrin Edi Rama do ta ndihmojë gjyqtarin Bevis Shehaj për të kaluar “pengesën Veting”./boldnews

Etiketa: GjyqtariRama

Lajme të lidhura

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Para
Transportonin emigrant të paligjshëm, arrestohen tre persona

Plas në Delvinë, 20- vjeçari goditet me shufër hekuri në kokë

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

Do të duhet të pritet 12 dhjetori, për një vendimmarrje të mundshme mbi dosjen “Veliaj”, nëse Gjykata e Posaçme do...

Lexo më shumë
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com