Me shtatë vota pro dhe katër kundër, Sandër Beci është emëruar anëtari më i ri i Gjyktaës Kushtetuese. Beci është ish-anëtari Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili me marrjen e dekretit nga Presidenti Republikës do të bëhet gjyqtari i tetë Kushtetueses.
Mësohet se, Beci do të ketë një mandat plotësues prej tre vitesh duke zëvendësuar gjyqtarin e shkarkuar nga Vettingu, Fatmir Hoxhën. Ndërsa zëvendësuesi i Vitore Tushës kryetares në detyrë me mandat të përfunduar pritet të zgjidhet në ditët në vijim.
“Bazuar në nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar) dhe Rregullores “Për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi, sot, më datë 15 mars 2022, procesin e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese. Mbledhja e Posacme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, pasi u njoh me listën e kandidatëve të renditur nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në përfundim të procesit të votimit, vendosi të shpall fitues me 7 (shtatë) vota pro, kandidatin Sandër Beci. Rezultati i votimit do t’i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga nëntë anëtarë të emëruar me një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.
Discussion about this post