GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GRAFIK/ Rritja dhe rënia e çmimeve të naftës në bursa në tregun vendas

07:45 - 16/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
GRAFIK/ Rritja dhe rënia e çmimeve të naftës në bursa në tregun vendas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mars çmimet e naftës në vend arritën në nivele rekord të papara ndonjëherë, deri në 260 lekë për litër në datën 9, me një shtrenjtim prej 35% në krahasim me fillimin e muajit. Rritja e çmimeve nxiti protesta dhe detyroi qeverinë që të ndërhynte për herë të parë në treg, duke ngritur Bordin e Transparencës, që fiksoi çmimet, që në datën 15 mars ishin 211 lekë për litër, ose 10% më shtrenjtë se në fillim të marsit.

Shtrenjtimi i karburanteve erdhi si rrjedhojë e rritjes së tyre në tregun ndërkombëtar, pas problemeve në furnizimit që u krijuan nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës. Nafta arriti në bursa deri në 139 dollarë për fuçi, me një mesatare ditore prej 129 dollarë për fuçi në datën 7 mars, më i larti i tetë viteve të fundit.

Por, sa shpejt reflektohen ulja dhe rritja e çmimeve në bursat ndërkombëtare në tregun e brendshëm?!

Monitor ka hartuar dy grafikë, për tendencën e çmimeve gjatë vitit 2011 dhe muajve të parë të 2022-shit si dhe vetëm për 15 ditët e muajit mars, kur janë shënuar dhe luhatjet më të mëdha të çmimeve.

Në datën 1 mars, nafta në vend kushtonte 192 lekë, ndërsa në bursa çmimi ishte rreth 111 dollarë për fuçi (mesatarja ditore sipas Global Economics).

Në datën 5 mars, nafta në bursa shkoi në 124 dollarë, çka u reflektua menjëherë në tregun vendas, duke u rritur në 230 lekë. Një ditë pasi në bursa ari i zi arriti në 129 dollarë për fuçi, në tregun e brendshëm kërceu në 260 lekë. Më pas, karburanti zbriti në bursa, për të arritur në 211 lekë në datën 15 mars, ndërsa në tregjet ndërkombëtare ritmet e rënies ishin më të shpejta dhe në të njëjtën ditë tregtohej me 100 dollarë për fuçi, më lirë sesa në datën 1 mars, kur nafta në tregun vendas ishte 192 lekë (shiko grafikun: Nafta në bursa dhe tregun vendas, muaji mars).

Operatorët e tregut e shpjegojnë këtë tendencë të vonuar në uljen e çmimeve në mars me argumentin se shkurt ata nuk e kishin reflektuar menjëherë rritjen e naftës në bursa, si dhe me shtrenjtimin e dollarit, që për disa ditë u këmbye me 112 lekë, nga 106-107 lekë që ishte mesatarja e 2021.

Grafiku i dytë është më i shtrirë në kohë. (shiko grafikun: Ecuria e çmimeve të naftës në tregun vendas dhe në bursa, JANAR 2021-15 MARS 2022). Çmimi i naftës në vend në janar 2021 ishte mesatarisht 150 lekë, sipas të dhënave të INSTAT që publikon çmimet mesatare mujore të disa produkteve të ndryshme. Në atë periudhë në bursa, nafta tregtohej në 55 dollarë për fuçi. Tendenca më pas ishte përgjithësisht rritëse, por grafiku tregon se në dy muaj kur në bursa u shënua rënie e lehtë, përkatësisht në gusht dhe në dhjetor, kjo tendencë nuk u reflektua në tregun shqiptar.

Karburanti u shtrenjtua vazhdimisht përgjatë vitit 2021, duke e mbyllur vitin në nivelin e 180-182 lekëve, kur në bursa arriti në 75-80 dollarë për fuçi. Për gjithë vitin 2021, një rritje e naftës me 25 dollarë për fuçi në bursa, në vend u reflektua me një shtrenjtim prej 30 lekë për litër.

Në shkurt të këtij viti, nafta u shtrenjtua sërish, duke arritur në 192 lekë, nga rreth 180-182 lekë në janar, kur mesatarisht për të njëjtën periudhë kohore, nafta në bursa u shtrenjtua nga 86 dollarë për fuçi në 97 dollarë për fuçi.

Të dhënat në dy grafikët tregojnë se në mars, reflektimi ndaj shtrenjtimi në bursa ka qenë shumë më i shpejtë sesa përgjatë vitit 2021.

Në 15 mars, karburanti në vend tregtohej me 211 lekë, kur në bursa zbriti në 100 dollarë, ndërkohë që në shkurt shitej me 192 lekë, kur mesatarja në bursa po për shkurtin ishte 97 dollarë për fuçi! Në 16 mars pritet që sërish Bordi i Transparencës të vendosë për çmimet e reja…

Etiketa: Cmimemonitornafte

Lajme të lidhura

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Para
6 zakone të papritura që shkatërrojnë jetën tonë çdo ditë

6 zakone të papritura që shkatërrojnë jetën tonë çdo ditë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com