GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Kumbulla: Mezi po pres të përballem me Bale, ende nuk e besoj që trajneri im do të jetë Mourinho

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Kumbulla: Mezi po pres të përballem me Bale, ende nuk e besoj që trajneri im do të jetë Mourinho
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Shpresoj që Italia të triumfojë, sepse është si atdheu im i dytë”, shprehet Marash Kumbulla, i cili nuk kishte dyshime kur zgjodhi të luante për Shqipërinë. Mbrojtësi, i cili spikati në Itali fillimisht me Hellas Verona dhe më pas kaloi te Roma, nesër me kombëtaren kuqezi ka mundësinë të përballet me një tjetër të madh të futbollit, uellsianin Gareth Bale.

“Jam i lumtur që do luaj përballë Gareth Bale, por Uellsi ka shumë lojtarë të talentuar. Kjo është një ndeshje që do ta ndihmojë Shqipërinë të rritet. Me të vërtetë mezi po pres të përballem me Bale. Jam gjithmonë i lumtur kur luaj ndaj kampionëve të mëdhenj. Kjo më ndihmon të fitoj më shumë përvojë”, shprehet Kumbulla për Goal.

“Lukaku e Ronaldo në Serie A? Kur je në fushë nuk mendon se luan kundër tyre. Duhet të jeni të përqendruar në lojë, pastaj kur e ktheni filmin është një ndjenjë e çuditshme. Gjithsesi është ndjenjë e mirë. Që kur isha i vogël i shihja duke luajtur për ekipet më të mira. Kështu që ndeshjet ndaj tyre janë të çuditshme, por më lumturojnë”.

TRANSFERIMI TE ROMA – “U kënaqa, sepse shumë ekipe të forta më donin. Kur dëgjova se Roma ishte e interesuar, vendimi u bë më i lehtë. Brenda pak orësh kisha vendosur të shkoja në Romë dhe isha i lumtur për këtë vendim”.

MOURINHO TRAJNER – “Ende nuk mund ta besoj, është si një ëndërr që të stërvitesh nga Mourinho. Trajneri i ri do të jetë një arsye tjetër për t’u përmirësuar dhe rritur shumë më tepër. Ende nuk kam folur me të, por e di që do të flas kur të arrijë në Romë.

Do të jetë një përvojë e pabesueshme. Gjëja më e rëndësishme që Mourinho do t’i sjellë Romës mentalitet fitues. Të gjithë e dinë se ai ka fituar diçka në çdo skuadër që ka drejtuar. Do të mësoj shumë gjëra taktike dhe teknike prej tij, por gjëja më e rëndësishme është mentaliteti fitues”. 

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera
Sport

Serie A/ Ndryshojnë rregullat për ndeshjet e shtyra dhe të ndërprera

14:49 - 04/08/26
Emocione dhe lot në Milano, legjenda Franco Baresi përcillet për në banesën e fundit
Sport

Emocione dhe lot në Milano, legjenda Franco Baresi përcillet për në banesën e fundit

12:01 - 04/08/26
Para
A lutesh për mos t’u shkarkuar? Meta: Nuk dëshiroj të flas për çështje që nuk ekzistojnë!

A lutesh për mos t’u shkarkuar? Meta: Nuk dëshiroj të flas për çështje që nuk ekzistojnë!

TË FUNDIT

Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër
Breaking Views

Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

23:18 - 04/08/26

Pas disa ditësh rritjeje, çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri ka pësuar një ulje të fortë mbrëmjen...

Lexo më shumë
“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

21:57 - 04/08/26
SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

21:03 - 04/08/26
Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

20:51 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com