GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Skandali i Bislimit dhe përjashtimi i Rusisë/ A do ta synojë Kosova anëtarësimin në KE?

11:38 - 17/03/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali i Bislimit dhe përjashtimi i Rusisë/ A do ta synojë Kosova anëtarësimin në KE?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Republika e Kosovës është duke synuar që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, institucion ky me seli në Strasburg dhe i ndarë nga Bashkimi Evropian, e me të cilin Kosova ka raporte ndër vite edhe pse nuk është shtet anëtar i tij.

Pas përjashtimit të Rusisë nga ky institucion si rezultat i agresionit në Ukrainë dhe shkeljeve flagrante të të drejtave të njeriut, gjasat që Kosova të anëtarësohet duken më të mëdha, megjithatë ka disa procedura dhe rregulla në kuadër të Statutit të Këshillit.

Sa i përket pranimit të shteteve të reja, neni 3 i Statutit të Këshillit të Evropës potencon se çdo shtet evropian duhet t’i respektojë të drejtat themelore të njeriut, parimet e shtetit ligjor dhe të bashkëpunojnë sinqerisht dhe në mënyrë efektive në realizimin e qëllimit të Këshillit.

Çdo shtet që plotëson kushtet e Nenit 3, mund të ftohet për t’iu bashkuar këtij institucioni. Nëse Kosova synon anëtarësimin, siç theksohet në nenin 25 të KE-së, propozimin duhet ta bëjë një prej shteteve anëtare në këtë institucion dhe propozimi për këtë duhet të futet me kohë në agjendë për mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave të Jashtëm.

Në momentin e marrjes në shqyrtim të një shteti anëtar të ri, para marrjes së vendimit, Këshilli i Ministrave kërkon opinionin dhe rekomandimin e Asamblesë Parlamentare.

Asambleja Parlamentare, para se të japë opinionin e saj, e formon një komision që mbikëqyr përputhjen e legjislacionit të shtetit që synon anëtarësimin, nëse përputhet me parimet ligjore të vetë Këshillit të Evropës.

Raporti i këtij Komisioni të Asamblesë paraqet një raport para Asamblesë dhe pastaj në bazë të një raporti të tillë duhen 2/3 e votave ‘për’ në mënyrë që një shtet i ri të anëtarësohet.

Ky opinion i Asamblesë për Këshillin e Ministrave ka një rëndësi vendimtare edhe përkundër faktit se është një organ konsultativ. Në rast se me 2/3 e votave Asambleja Parlamentare voton ‘pro’, atëherë edhe Këshilli i Ministrave me 2/3 e votave duhet që të vendosë për t’i bërë ftesë për anëtarësim shtetit që aspiron anëtarësimin, në këtë rast Republikës së Kosovës.

Këshilli i Ministrave, përmes Sekretarit të Përgjithshëm, i dërgon ftesën për anëtarësim shtetit të ri dhe në ftesë përcaktohet edhe numri i delegatëve që do të përfaqësohen në Asamblenë Parlamentare, si dhe shuma e caktuar e kontributit financiar vjetor në buxhetin e përbashkët të KE-së.

Në përpjekjet e filluara për t’u anëtarësuar në këtë institucion, Kosova është përballur me një skandal diplomatik, pasi që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, pas një takimi që ka pasur më zëvendës sekretarin e Përgjithshëm të këtij institucioni, Bjorn Berge, është demantuar nga ky i fundit lidhur me përmbajtjen dhe qëndrimet e dhëna në takimin e mbajtur në Starsburg.

Kjo pasi që Bislimi në një njoftim në Twitter kishte thënë se Berge “e ka mirëpritur” synimin e Kosovës për anëtarësim në KE.

Derisa Berge ka thënë se fatkeqësisht përshkrimi i Bislimit nuk përputhet me atë që ka deklaruar në takim lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Ky fatkeqësisht, nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm për Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge si reagim për zv.kryeminstrin kosovar.

Megjithatë, Bislimi ishte lajmëruar pas reagimit të Berge dhe kishte pranuar heqjen e tij, duke thënë se e kanë shkruar gabimisht “ai ka mirëpritur”.

Këshilli i Evropës është edhe institucioni ku ishte miratuarraporti i senatorit zviceran, Dick Marty,e në të cilin raport kishte pretendime për trafik organesh gjatë luftës në Kosovë, e që sipas Martyt “një krim i tillë ishte kryer nga individ brenda UÇK’së”.

Si rezultat i një raporti të tillë, Kosovës i është ngritur edhe një Gjykatë Speciale, megjithatë deri tani në seancat e mbajtura nuk janë përmendur fare pretendimet e Dick Martyt për trafik organesh.

Etiketa: Keshilli i MinistraveKëshillit të EvropësKosoveUçk

Lajme të lidhura

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Vendimi i KQZ: Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e parakohshme
Breaking Views

Vendimi i KQZ: Lista Serbe nuk certifikohet për zgjedhjet e parakohshme

21:08 - 02/12/25
Para
Elsa Lila arrestohet për trafik kokaine në Itali

U arrestua për trafik droge dhe organizatë kriminale, sa vite burg rrezikon Elsa Lila

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës
Aktualitet

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25

Do të duhet të pritet 12 dhjetori, për një vendimmarrje të mundshme mbi dosjen “Veliaj”, nëse Gjykata e Posaçme do...

Lexo më shumë
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com