Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Edvin Kulluri, është zhgënjyer edhe nga Berisha në lidhje me publikimin e udhëzimit të Sali Berishës, për zgjedhjen e kryetarëve të degëve në Partinë Demokratike. Kulluri thotë se Komisioni i Rithemelimit ka presë në besë demokratët. Sipas tij udhëzimi është i turpshëm, që u lë vetëm 3-4 ditë kohë kandidatëve për të garuar për kryetar dege të PD-së.
“Komisioni i Rithemelimit sapo ka prere ne bese demokratet! Me këtë udhëzim të turpshëm që u lë vetëm 3-4 dite kohë kandidatëve për të garuar për Kryetar Dege të PD, kanë përdhosur parimin e garës së lirë, primareve, debatit dhe konkurrencës! Lul Basha ishte më i sinqertë! Ai i emëronte kryetarët e degëve dhe nuk tallej në këtë fare feje me anëtarët e Partisë Demokratike!”- shkruan Kulluri.
Discussion about this post