Ish-kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov, është arrestuar ditën e sotme nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Kombëtare Bullgare. Ministria e Brendshme ka lëshuar një deklaratë ku thuhet se “një operacion në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar në lidhje me 20 raste shpërdorimi të fondeve të BE, të njohura si “ESI funds”.
Sipas informacioneve, përveç Borisovit, janë arrestuar edhe ish-ministri i Financave Vladislav Goranov , ish-deputetja Menda Stojanova dhe PR-ja e Borisovit Sevdelina Arnaudova. Ndërkohë që kryeministri bullhar Kiril Petkov ka postuar një mesazh të shkurtër në Facebook rreth orës 21:00, ku shkruan “Askush nuk është mbi ligjin”.
Discussion about this post