GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Demiraj: Ja se si Shqipëria duhet të mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Demiraj: Ja se si Shqipëria duhet të mbështes anëtarësimin e Kosovës në NATO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj, ka thënë se Shqipëria duhet të përdorë të gjitha institucionet dhe influencën e saj për të ndihmuar në përshpejtimin e anëtarësimin të Kosovës në NATO. Ish-Drejtuesi i Komandove Shqiptare në Afganistan, Kolonel Demiraj u shpreh se nuk e shikon sigurinë kombëtare apo reformat e mbrojtjes në Kosovë të ndara nga Shqipëria.

“Do të ishte e udhës që Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të përdorte të gjithë institucionet shqiptare siç është Ministria e Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe të angazhohej personalisht vetë për të organizuar një qasje kombëtare, gjithashtu për ti bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, për të përshpejtuar anëtarësimin e Kosovës në NATO” – ka thënë Demiraj.

Ai ka shtuar se duhet bërë e qartë se anëtarësimi në NATO nuk mund të jetë i menjëhershëm. Sipas Demirajt, vendet që duan anëtarësim duhet të kalojnë një sërë reformash.

“Hapi i parë është pranimi i Kosovës, ministrisë së saj të Brendshme dhe Forcave të Sigurisë, në Partneritetin për Paqe. Situata e vështirë, kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe Rusisë në Ballkan, si për shembull përfshirja e agjencive sekrete të Rusisë në bashkëpunim me agjencitë serbe në zgjedhjet e Malit të Zi në 2016, si dhe ndikimi në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut por edhe në vende të tjera të rajonit, kanë treguar që tashmë nuk ka më kohë për të humbur për Forcat e Sigurisë të Kosovës”, ka sqaruar Demiraj.

Ai gjithashtu than se ministritë e mbrojtjes të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të përgatisin një strategji të përbashkët të sigurisë kombëtare dhe një strategji të përbashkët ushtarake.

“Ministritë e mbrojtjes të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të përgatisin një strategji të përbashkët të sigurisë kombëtare, një strategji të përbashkët ushtarake, në mënyrë që të ngrihet një strategji mbrojtje e përbashkët sepse të dy vendet nuk i kanë buxhetet e nevojshme në fushën e mbrojtjes.”

Në anën tjetër ai është shprehur i sigurt se situata në Ukrainë, ndihma e madhe dhe unifikim i BE-së dhe SHBA-ve do të bëjnë të mundur që edhe BE-ja të jetë më i vendosur për të hequr vizave për qytetarët e Kosovës dhe përshpejtimin e anëtarësimit të rajonit.

“BE në mënyrë të padrejtë ka 5 vite që po e gënjen qeverinë e Kosovës për heqjen e vizave. Qeveria e Kosovës në anën tjetër ka ndërmarrë një sërë reformash. Qeveria Kurti ka qenë e suksesshme në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe reformave për përmirësimin ekonomik, luftës ndaj coronavirusit e kështu me radhë” – ka thënë Demiraj.

Ish-ministri i Brendshëm ka theksuar se hapja e negociatave dhe me pas anëtarësimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do të ndihmonte shumë në uljen e presonit rus dhe serb në rajon.

 

 

Etiketa: anetaresiminDritan DemirajKosovësmbeshteseNATOShqiperia

Lajme të lidhura

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!
Breaking Views

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26
DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin
Breaking Views

DASH: Ligjet zbatohen në mënyrë të pabarabartë, korrupsioni pengon biznesin

20:52 - 30/09/26
“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!
Breaking Views

“Nuk e duam BE-në për letra, por për vlera”/ Aktivisti: Von der Leyen erdhi të bëhej palë me qeverinë, turp!

20:38 - 30/09/26
Para
FOTO/ Rusia nuk kursen as kafshët, bombardon kopshtin zoologjik në Ukrainë

FOTO/ Rusia nuk kursen as kafshët, bombardon kopshtin zoologjik në Ukrainë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com