Përgjime të tjera kanë dalë në dritë nga dosja hetimor e autoriteteve italiane lidhur me operacionin ku në pranga ranë 7 shtetas shqiptarë, mes tyre dhe këngëtarja e njohur Elsa Lila, e cila luante rolin e llogaritares së grupit. Nga këto përgjime zbulohet roli i Elsa Lilës, e cila kishte vënë shtëpinë e saj në shërbim të organizatës, ku edhe fshihnin paratë.
Në një moment të bisedës, Elsa Lila kapet duke biseduar me kapon e grupit Arind Boçi, i thotë këtij të fundit se i ka lënë një kopje të çelësit të shtëpisë, ndërsa e prezanton edhe me planin e rrugëve hyrëse dhe dalëse për në banesën e saj. Ndërkohë që kujdeseshin që të mos viheshin re nga banorët e tjerë të kompleksit. Ndërkohë duke folur me kode Lila tregon edhe vendin se ku ruhen paratë e ardhura nga krimi.
Në një bisedë të përgjuar më 22 korrik 2019 mes Elsa Lila e Arindi Boçi thuhet:
Elsa: Kur të iki në gusht merr çelësat e shtëpisë time, në një dhomë do jetë Raina, në tjetrën ti…Shih e bë… unë po të lë një palë çelësa… mbyllu aty, ndrysho vend
Boci: Po më vë në siklet…
Elsa: Kuptove o jo? Po të lë një kopje çelësash. E di dhe ku është rrugica, tek mermeristi, parko makinën aty… është vend yll… ke dhe rrugëdalje e mund të ikësh pa problem…
Po në të njëjtën bisedë të përgjuar këngëtarja shqiptare rekomandonte Arindo Boçi, të kishte kujdes ‘kutinë e Babagjyshit të Krishtlindjeve’, një gjuhë e kriptuar për kutinë ku ruhej arka e libri i llogarive të grupit.
Elsa: Mos harro kutinë e Babagjyshit të krishtlindjeve është atje poshtë
Boçi: Po
Elsa: Është tek ajo mobilja që di ti, aty prapa…. aty është ajo e babagjyshit….e aty brenda është ajo që di ti, ajo që t’i ke lënë…e mos harro.
Boçi: Jo e dashur jo, është gjithçka qetë, e kemi pastruar shtëpinë s’kemi gjë ilegale….
Elsa: Unë nuk kam frikë nga shteti (nga forcat e rendit) kam frikë nga hajdutët… mua nuk më vjen askush nga shteti të më kontrolloj, unë tek shteti shkoj çdo ditë.
Këtu Elsa Lila shpjegon se ka marrëdhënie të mira me forcat e rendit e se gjatë një kontrolli që i kanë bërë, kishin gjetur një dokument që mungonte por ia kishin falur, ndërsa edhe pse i kishin vënë gjobë i kishin thënë të mos e paguante. Më pas, Elsa Lila këshillonte kreun e grupit të trafikantëve të gjente një “mik” brenda aparatit shtetëror, duke komentuar se si në Itali dhe në Shqipëri, por Boçi duket se nuk kishte besim
Elsa: I dashur duhet të gjesh një mik brenda aparatit shtetëror… kjo është zgjidhja si ta gjesh një mik të tillë…një mik, grep në shtet shërben si në Shqipëri, ti e di… është një e mirë sepse të shpëton kushdoqoftë në qeveri, duhet të kesh një dhe aty.. në aparatin shtetëror, duhet gjetur mënyrë se dhe këtu ka njerëz të korruptuar.
Boçi: Eh shumë
Elsa: Prandaj por të them se nuk duhet të jetosh me këtë terror,… se këtu kanë jetuar njerëz që nuk dua t’i them emrin… ata me M…
Boci: Mos na kanë vënë ndonjë Big Brother këtu?
Elsa: Bëj një kontroll ka instrumente për këtë punë, që i gjejnë… si këto që ke ti…
Grupi shpërndante kanabis dhe kokainë në të gjithë Romën, ndërsa kokat e grupit ishin një italian dhe një shqiptar. Deri më tani ka 9 të arrestuar, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim, ndërsa i 11-i ka ndërruar jetë.
Discussion about this post