GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Sot, protestë kombëtare: Nuk largohemi nga sheshi nëse nuk plotësoni kërkesat tona

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Ervin Goci: Jemi në luftë për mbijetesë, Rama shpenzon për Maluman
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Për gati një javë qytetarët dolën çdo ditë në protestë kundër rritjes së çmimeve dhe qeveria nuk e dëgjoi zërin e tyre, por mori disa hapa gjysmake. Kështu, pas një pauze, qytetarët dalin sot në shesh para Kryeministrisë në orën 11:00,  ndërsa kanë paralajmëruar protestë kombëtare 24 orëshe. Organizimi për këtë marshim ka nisur një javë më parë, me thirrje dhe shpërndarje të protestës në rrjetet sociale. Organizatorët e protestës kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë ndaj kërkesave të tyre, në të kundërt paralajmërojnë përshkallëzim të protestave, duke bllokuar rrugën dhe protestuesit do të ulen në tokë.

Në rrjetet sociale është shpërndarë edhe posteri i protestës së sotme. Në foto ilustrohet faraon dhe skllevërit që mbajnë në shpinë gjithë abuzimet, ndërsa si moto përdoret termi: Marshojmë drejt Kryeministrisë!

Ditën e shtatët të protestës, qytetarët dhe studentët paralajmëruan se sot nuk do të largohen nga sheshi për 24 orë, nëse qeveria nuk plotëson kushtet e tyre. Qytetarët kërkojnë që të hiqet taksa e qarkullimit, pezullim i TVSH-së për produktet e shportës, ngritje të mazhit të fitimit për kompanitë e hidrokarbureve, paketë për qytetarët në nevojë dhe hetim për koncesionet dhe abuzimet në treg.

 

Kërkesat e plota:

1-Masa për uljen e barrës fiskale dhe përcaktimit të marxhit të fitimit për përballimin e krizës dhe garantimin e qëndrueshmërisë së çmimeve:

2-Marrje e masave në formë të alternuar si: pezullim i taksës së qarkullimit dhe i taksës së karbonit, me qëllim afrimin e çmimit të karburantit me vendet e rajonit.

3-Zerim i përkohshëm i TVSH-së produkteve të shportës (dhe ulja në masën 10% në vijim) dhe mbikëqyrje e periodike rigoroze e tregut për reflektimin përkatës në çmime.

4-Përcaktimi i përkohshëm i marzhit të fitimit në sektorin e hidrokarbureve dhe transparencë me publikun.

5-Masa për mirefunksionin e tregut dhe në mbështetje të fondit për përballimin e krizës:

6-Pezullim i përkohshëm i a) Koncesionit të Markimit, b) Koncesionit të Skanimit dhe c) Koncesionit të Kontrollit të Pompave (bazuar në klauzolën “force major” në kontratën përkatëse dhe në mbrojtje të interesave publike), si dhe hetim e mbikëqyrje ne vijimësi e operatoreve ekonomike te importit dhe tregtimit me shumice që ndikojnë arbitrarisht në rritjen e çmimit të naftës, me qëllim pezullimin e përkohshëm apo anulimin e tyre në favor të interesit publik.

7-Mbikqyrje dhe raportim periodik tremujor ne Kuvendin e Shqipërisë nga Autoriteti i Konkurrencës së të gjithë përqendrimeve në treg dhe transparencë e plotë e zinxhirit të vlerës për të gjithë operatorët ekonomike sektoriale që vitin e mëparshëm kanë zotëruar/zotërojnë mbi 25% të vlerës në sektorin përkatës, nga institucionet përgjegjëse.

8-Rishikim i buxhetit te shtetit për vitin 2022 për shkurtimin e shpenzimeve operative dhe të luksit të administratës shtetërore.

9-Krijim me prioritet në kohë i një kompanie publike që të konkurrojë në tregun privat të naftës dhe burime parësore të energjisë me perspektivë investimin në prodhim.

10-Masa mbështetëse dhe subvencionime: Përcaktimi dhe publikimi i përvitshëm i minimumit jetik si baze për mbështetjen financiare të shtresave në nevojë, personave me aftësi të kufizuar dhe atyre që trajtohen me ndihmë ekonomike. Rekomandohet barazimi i pensioneve të pjesshme me minimumin jetik. Zgjerim i skemës së kompensimit dhe mbështetjes së fermerëve.

Qeveria reagoi ndaj ngritjeve abuzive të çmimeve dhe marrjes se masave. Brenda një jave janë shpallur 3 paketa anti-krizë për disa sektorë të ndryshëm që u prekën nga kriza, por sipas qytetarëve ato janë një plan  menduar më parë dhe nuk ndihmon popullin që po zhytet në varfëri.

 

 

Etiketa: kerkesaKryeministriKryesore1paraljmerimprotesteqeveriarritja e cmimeveshporta baze

Lajme të lidhura

Protestat për Zvërnecin, Rama bën’ të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju
Aktualitet

Protestat për Zvërnecin, Rama bën’ të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?
Aktualitet

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26
21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës
Aktualitet

21 Janari/ SPAK çon në SHBA për ekspertizë audioregjistrimin, reagon xhaxhai i Aleks Nikës

22:47 - 02/06/26
Para
Tërhiqet Zelensky? Ndryshon qëndrim për anëtarësimin në NATO

Zelensky bën thirrje për bisedime paqësore: Shansi i fundit për Putin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat për Zvërnecin, Rama bën’ të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju
Aktualitet

Protestat për Zvërnecin, Rama bën’ të fortin’ me qytetarët: Shqipëria do bëhet siç them unë, jo siç bërtisni ju

08:42 - 03/06/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë nga qytetarët që janë kundër ndërtimit të resortit në...

Lexo më shumë
Me kë do futesh në BE, Edi? Me një popull që s’është më këtu?

Shpopullimi i vendit, Shqipëria mbetet vendi më i prekur në rajon, e para për largime dhe pa asnjë shenjë përmirësimi

08:15 - 03/06/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 3 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 03/06/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 3 Qershor 2026

07:39 - 03/06/26
Shtrëngata, vetëtima dhe breshër, kujdes në disa zona ku parashikohen reshje

Parashikimi i motit për sot, 3 Qershor 2026

07:36 - 03/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş