GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Blerjet nga paniku po e rëndojnë krizën e çmimeve më shumë se lufta

08:18 - 19/03/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Shoqata e Konsumatorëve: Vetëm në janar ushqimet u shtrenjtuan me 25%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Linjat e tregtisë me pakicë po përballen këto kohë me një kërkesë jo të zakontë për produktet e shportës (miell, vaj, sheqer, makarona, oriz) nga frika e rritjes së çmimeve në të ardhmen, për shkak të luftës. Grosistët e mëdhenj të ushqimeve dhe miellit pohojnë se, efektet që po krijon paniku, po rezultojnë më negative se pasojat e vërteta të luftës.

Tregjet kanë rritur spekulimet me rritje të çmimeve nga 20 deri në 40%, teksa importuesit janë vënë në presion të dyfishtë nga kërkesa e brendshme dhe ndryshimi i burimeve të furnizimit. Supermarketet pohojnë se situata është më pak shqetësuese se gjatë pandemisë dhe garantojnë se, zinxhirët e furnizimit nuk kanë shfaqur problem. Shqipëria importon 1 miliard euro ushqime në vit, 3 herë më të larta se eksportet. FAO vlerësoi se në Shqipëri, 1 milion persona ishin të ekspozuar nga pamjaftueshmëria ushqimore më 2020. Qeveria nuk ka asnjë bilanc për bujqësinë. Më shumë se 33% e popullsisë në Shqipëri, afërisht 1 milion persona, janë të ekspozuar ndaj pasigurisë ushqimore, sipas përllogaritjes që bëri Njësia për Ushqimin dhe Bujqësinë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (FAO) në studimin “Siguria Ushqimore në Botë 2021” i publikuar së fundmi.

Shqipëria u rendit e para në Europë për numrin e madh të popullatës në pasiguri për ushqim, e krahasueshme vetëm më disa shtete të Afrikës. Për shkak të kësaj brishtësie, popullsia e vendit tonë është e ekspozuar ndaj krizave globale, pasi pjesa kryesore e nevojave ushqimore vjetore plotësohen me import. Përcjellja e krizave globale bëhet edhe më e mprehtë, pasi qeveria nuk ka asnjë rezervë për të amortizuar situatën, ndërsa bizneset nuk mund të përballojnë kërkesën e lartë që po shfaqet nga paniku.

Profili i lartë i varfërisë e ekspozon edhe më tej popullatën ndaj panikut dhe spekulimeve. Menjëherë pasi nisi lufta, çmimi me pakicë i vajit u rrit me 40%, ai i miellit të paktën me 20% dhe çmimet e artikujve të tjerë industrialë, me 20-30%. Nga frika se do të mbeten pa furnizime, popullsia në të gjithë vendin pa dallim statusi ekonomik po bën këto ditë blerje jo të zakonta, sidomos për artikujt e vajit dhe miellit, ku vendet në konflikt janë aktorë të rëndësishëm në eksportet globale.

Blerjet e panikut shpesh kanë krijuar një mjedis spekulues, pasi tregtarët kanë shitur me çmime të larta furnizime dhe rezerva që ishin blerë me çmime të ulëta. Por kërkesa e lartë nga tregu vendas, e kombinuar me ndryshimin e burimeve të furnizimit, çmimet më të larta të produkteve në tregjet ndërkombëtare dhe vlerësimin e valutave i kanë vënë në vështirësi importuesit. Importuesit më të mëdhenj të ushqimeve dhe miellit në vend bënë thirrje për qetësim të situatës, pasi furnizimet në vend nuk do të mungojnë dhe çmimet globale të krijuara më së shumti nga paniku do të tkurren. Në një javë, çmimi i një toni grurë në bursa ra me rreth 26%, duke arritur në rreth 1070 USD, nga rreth 1400 USD më 5 mars.

Zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve thanë se kanë rezerva të mjaftueshme për disa muaj dhe konsumatorët nuk duhet të frikësohen për mungesa në treg. Burimet zyrtare nga “Big Market” pohuan se, rezervat janë të mjaftueshme, pavarësisht se kërkesa është e lartë. Furnizimet janë të garantuara, por në disa artikuj, çmimet janë luhatur nga lufta, tha një nga menaxheret e “Big Market”. Edhe rrjeti tjetër “Conad” po siguron normalisht ushqime nga Italia, të cilat nuk kanë reflektuar rritjen e çmimeve që ka krijuar lufta, por vetëm inflacionin vjetor që ishte pak më i lartë në këtë vit, për shkak të kërkesës pas pandemike, tha një nga menaxherët e rrjetit. Zonja Eleni Babameto, e cila zotëron kompaninë “Teuta”, një nga importueset më të mëdha të ushqimeve në vend, tha se, pavarësisht situatës, vendi nuk do të mbetet pa furnizime. Ajo u shpreh se importuesit shqiptarë të ushqimeve kanë përvojë shumëvjeçare dhe janë elastikë për të gjetur burimet e furnizimit.

Mirëpo teksa importuesit garantojnë furnizimet, ata nuk mund të jenë garantues të çmimeve. Roland Hysi, i cili drejton një nga fabrikat më të mëdha të blojës në vend, “Miell Tirana”, pohoi se, të ardhurat që siguroi nga shitja e miellit mjaftojnë për të siguruar vetëm 70% të sasisë së grurit që duhet të blejë/Monitor/

Etiketa: blerje pa kontrollkrize ekonomikepanikrezerva ushqimorrritje cmimeshushqime

Lajme të lidhura

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Para
Bizneset, thirrje qeverisë: Po marrim borxhe për të paguar punonjësit

Nuk pranojnë paketën rezistenciale, bizneset kërkojnë ulje taksash

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com