GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nuk pranojnë paketën rezistenciale, bizneset kërkojnë ulje taksash

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Bizneset, thirrje qeverisë: Po marrim borxhe për të paguar punonjësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njësoj si qytetarët edhe bizneset në vend nuk e quajnë të mjaftueshme paketën rezistenciale. Ata shprehen se zgjidhje për të shpëtuar nga falimenti është ulja e taksave.  Prodhuesit pohojnë se shtrenjtimi i çmimeve nga rritja e kostove (karburantet dhe energjia zënë 20-40% të kostos) ka ulur konsumin, ndërsa janë të pambrojtur nga luhatjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Për këtë arsye, shoqatat e bizneseve dhe sipërmarrës kërkojnë njëzëri ndërhyrjen e qeverisë në heqjen e taksave të naftës dhe uljen e nivelit të TVSH-së te mallrat bazë të shportës ushqimore. Përfaqësues të sektorit të blegtorisë kërkojnë ngrirjen e paketës fiskale deri në kapërcimin e krizës dhe rritjen e subvencioneve për fermerët.

Kërkesat për uljen e taksave

Presidenti i Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusi, tha për “Monitor” se në këtë situatë, kur shtrenjtimi i çmimit të karburanteve dhe energjisë ka shtuar kostot e prodhimit dhe ulur konsumin, institucionet shtetërore duhet të ndërhyjnë me heqjen e taksave të karburanteve dhe TVSH-së për produktet e shportës.

“Në këtë situatë, qeveria duhet të heqë dorë nga koncepti i mbledhjes së taksave, që më pas do t’i përdorë ato për të mira publike ndaj qytetarëve. Sot qytetarit duhet t’i lihet më shumë para në dorë për të blerë produktet kryesore të shportës.

Sot kemi nevojë që paratë të mbeten në duart e njerëzve që të rritet konsumi, i cili ka rënë për shkak të ngritjes së çmimeve, që paratë e qytetarëve të shkojnë për blerjen e prodhimeve vendase, të cilat zënë pjesën kryesore të shportës ushqimore. Kjo është e vetmja mënyrë që do të mbajë fabrikat në punë, do t’i shpëtojë ato nga mbyllja dhe nga shkurtimi i vendeve të punës. Situata e shtrenjtimit të çmimeve nuk mund të zgjidhet me disbursime të buxhetit, pasi mekanizmat e tij janë shumë të ngadalshëm për të pasur efekte të menjëhershme te konsumi. Duke pasur më shumë para në duar, do të jetë vetë konsumatori ai që do të zgjidhë krizën.

Për këtë arsye është e domosdoshme që, për një periudhë 3-mujore, të pezullohen apo të zerohen taksat e produkteve të konsumit dhe të hiqen taksat e karburanteve. Zbatimi i kësaj mase të jetë i përkohshëm, deri sa të kuptohet se çfarë po ndodh dhe të kapërcehet situata e rritjes së kostove të prodhimit dhe çmimeve për produktet e konsumatorit”, nënvizon z. Zusi/ Monitor/

 

 

 

 

Etiketa: Biznesefalimentkerkesarritje cmimeshtaksa

Lajme të lidhura

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

08:03 - 29/09/26
Para
Çfarë ndodhi? Shkrumbohen tërësisht 3 makina në Laç

Çfarë ndodhi? Shkrumbohen tërësisht 3 makina në Laç

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com