GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Legeni Basha dhe “Një hap pas”… protestës!

18:53 - 20/03/22
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Legeni Basha dhe “Një hap pas”… protestës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një hap pas! Është fabula e re e legenit të opozitës që s’ka më burrninë më të vogël të ikë. Lulzimi i pështyrë në të gjitha anët e mundshme të opozitës, tashmë i lëshuar edhe nga “armëmbajtësja” e tij më e fortë, Yuri Kim, nuk duket gjëkundi. Ai vetë, por edhe fare pak dordolecë që i kanë mbetur, dalin vetëm në facebook dhe “happen b….” që Rama po vjedh shqiptarët. Një opozitë në facebook, pa patur edhe kurajën të shohin se si shqiptarët i shpëlajnë me një mijë epitete. Të njëjtën modë ndjek edhe Tabakja e Joridajve, e cila mbeti në fcb, teksa vazhdon të gënjejë poshtërsisht njerëzit, që së shpejti do të jetë në shesh.

Nga ana tjetër që Rama vallëzon “me ujqërit” e sovranit, apo me “pakicën” e dynjasë që iu ka zhytyr vertikalen e çmimeve, Luli B luan ngriva-shkriva me Gazin te sarajet e Irfanit, teksa një herë bëjnë një hap pas, e më tej kthehen në një hap para. Janë legenosur në atë pikë sa Fanja po i lutet të qëndrojnë stoikë me fatin e tyre të dhjerë, drejt një gremine të siguruar në 6 mars. Luli B do presidentin? Një lloj lidhje logjike edhe është për faktin se tashmë në pikun e madh të shpërthimit të zemëratës së popullit për çmimet e Ramës, Belës e Delinës, ai bën plazh te Fanja, me lap-topin e Gazit, dhe me dyshimin e madh, nëse vetë kryetari i ikur mund të “tundohet” shpesh nga ndonjë ngacmim “statuor” i sekretarit të përgjithshëm të emëruar prej tij, e të shkarkuar nga Kuvendi i Foltores.

Protesta ka bërë 10, 100, 1000 hapa para, teksa Luli vazhdon të tallet me gazetarët e mjerë të politikës, të cilët përballë xhelatinës që s’ka humbur asnjë betejë, struken e frikohen, sepse në mendje kanë Gazin e Bardhajve. Protesta po merr flakë të madhe, Lul Basha pështyn mbi demokratët, Tabakja e tij Joridë me milionat e përfituara nga qasja e aktorëve të inceneratorëve, mbetet dhe i këputet shpirti në facebook se si Rama po vjedh këtë vend. Të pabythë, pa këllqe, pa dinjitet, pa asgjë, për të qenë aty, në ballë të betejës me maskaradën e çmimeve të këtij shteti që shfrytëzon luftën për të shtuar të ardhurat e tij. E bashkë në këtë bord vjedhjeje ka edhe miratimin me heshtje të Lulzimit, që s’ka guximin më minimal të bëjë as para e as hap pas, teksa mbeti një somnambul e vërtetë, patericë më e fortë tashmë e Ramës.

Populli është në thikën e fundit, Basha ka bërë një hap pas, apo një hap nga pas. Këtë duhet ta konfirmojë publikisht Gazmendja e tij. Këtë absurd çmimesh  e gjen këtë popull të vrarë, me një opozitë të pshurrur, vrarë, prej një degjenerate lidershipi, që nuk ka minimumin e dinjitetit moral t’i hapë rrugë rikthimit të jetës funksionale politike të Partisë, si një opozitë e egër përballë Edi Ramës, që mbetet një mjeshtër dhe ende me shumë benefite, kryesisht dhe vetëm me këtë terren të shkërdhyer që ofron opozita. Basha, Bardha e Tabakja inceneruese janë ende aty.

Mbase mbase më dinjitozi mbetet Gazi, për vetë faktin se është aty, ndërsa hipokrizia e Joridës është përtej minimumit jetik të shqiptarëve, përballë marrjes së benefiteve të saj nga Veliaj e Rama, në rrafshin financiar e të të bërit biznes. Protesta vlon fort, Rama edhe trembet, por ka Lulin aty si një “oledrohot” që e stabilizon, pasi ka bërë një hap pas. Moda e re e legenit kryetar, fatkqësisht në krye të një Partie që nuk është më, nuk ekziston më, nuk frymon më. Thjesht mbetet në agoni dhe në vdekje klinike.

Etiketa: hapkryesore2LegeniLulzim Bashapasprotesta

Lajme të lidhura

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)
Uncategorized

Tragjike në Itali/ Shuhet familja shqiptare me katër persona, policia gjeti tryezën të shtruar (Detaje)

08:07 - 05/02/26
Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!
Botë

Plas debati në Itali, Meloni shfaqet si “engjëll” në afreskun brenda bazilikës së vjetër të Romës!

18:31 - 31/01/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025
moti

Parashikimi i motit për sot, 30 Janar 2026

07:29 - 30/01/26
Para
Zjarr i qëllimshëm pranë shkollës Tregtare në Vlorë, rrezikohen edhe banesat

Zjarr i qëllimshëm pranë shkollës Tregtare në Vlorë, rrezikohen edhe banesat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës
Aktualitet

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26

Kryeministri Edi Rama, ndodhet prej ditës së djeshme në Vatikan, në kuadër të një vizite zyrtare me Papa Leone XIV....

Lexo më shumë
“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26
“Zbulimi i kartës nga SPAK, ngjarja më shokuese e jetës”/ Meta autointervistë nga burgu: SPAK do të më mbajë lidhur me Kryemadhin

Mbahet në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën, pritet nëse çështja do kalojë për gjykim ose jo

08:53 - 05/02/26
Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

Shëndetësia ‘falas’/ Familjet shqiptare detyrohen të paguajnë nga xhepi faturën më të lartë në rajon

08:39 - 05/02/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 5 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com