GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Grabiti bankën dhe qëlloi policët, ligji nxori nga qelia shqiptarin që u “fut” në parlamentin grek

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Grabiti bankën dhe qëlloi policët, ligji nxori nga qelia shqiptarin që u “fut” në parlamentin grek
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Krimet e fundit në Greqi, mes të cilave edhe një ekzekutim mafioz i një shqiptari, Aris Papas në një kafene në qendër të Athinës ka rikthyer në parlament debatin mbi sigurinë. Ministri i Mbrojtjes Civile Michalis Chrysochoidis për situatën e kriminalitetit në vendin fqinj akuzoi qeverinë e majtë të SYRIZA-s që ishte në pushtet, pasi sipas tij ligji i njohur si “Paraskevopoulos” që miratoi liroi kriminelët nga qelitë. Sipas ministrit kriminelët që u liruan nga burgu duke përfituar nga ky ligj ishin 117.

Mes të cilëve, ministri mori një shembull konkret që lidhet me një shqiptar. Por cfarë kishte në thelb ky ligj? Ligji me synimin për të lehtësuar mbipopullimin në burgje u dha liri të parakohshme të dënuarve me probleme shëndetësore.

Por cili ishte rasti i shqiptarit që mori shembull? Bëhet fjalë për Neri Mustën i cili u dënua me 14.5 vite burg, por bëri vetëm 4.5 vite dhe doli nga qelia duke përfituar nga ligji që miratoi qeveria e Tsipras. Shqiptari u arrestua në vitin 2015 si bashkëpunëtor në dy vrasje së bashku me Mondi Bajramin, mbi të cilin rëndonin edhe vrasje të tjera. Por më 12 korrik 2019 Musta u la i lirë.

Rritjen e kriminalitetit ministri grek e ilustroi pikërisht me atë që bëri shqiptari 20 ditë pasi u lirua nga burgu. Më 5 gusht 2019, vetëm 20 ditë pas lirimit Musta mori pjesë në një grabitje banke në Parga. Prokurori i Prevezës lëshon një urdhër për arrestimin e tij, por nuk u arrestua.

Goditja e tij e radhës do të ishte më 8 shkurt 2020, kur u organizua një operacion i madh policor  për të arrestuar disa kriminelë shqiptarë që kishin kryer grabitje në Kalamata, Parga dhe disa qytete të tjera të Greqisë. Policia u përpoq ti bllokonte në Korint, por kur kuptuan se u bllokuan, shqiptarët nxorën armët duke qëlluar në drejtim të policisë.

Policia u përgjigj me zjarr dhe në fund dy nga kriminelët u plagosën. Njëri prej tyre u transportua në spitalin e Korintit dhe tjetri në Thriasio. Një u arrestua, por nga kjo ndjekje, vetëm një shpëtoi dhe ende është i lirë, pikërisht Neri Musta, për të cilin ka dy urdhër arreste.

Lajme të lidhura

Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë
Botë

Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë

22:16 - 27/08/26
Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga
Botë

Vdes në qeli “kasapi” i Bosnjës/ Ratko Mlladiç ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Haga

16:58 - 27/08/26
Familja shqiptare dëbohet pas tetë vitesh në Francë, banorët vendas u dalin në mbrojtje
Aktualitet

Familja shqiptare dëbohet pas tetë vitesh në Francë, banorët vendas u dalin në mbrojtje

14:00 - 27/08/26
Para
Putin u kërkon evropianëve të paguajnë me euro gazin rus

Putin u kërkon evropianëve të paguajnë me euro gazin rus

TË FUNDIT

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit
Aktualitet

Zjarri në hotelin në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie në 85% të trupit

07:51 - 28/08/26

Ka ndërruar jetë Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja nga Durrësi, e cila u plagos rëndë në zjarrin që përfshiu hotelin “Brooklyn” në...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 28 Gusht 2026

07:33 - 28/08/26
Ditëve të nxehta po u vjen fundi, ja kur pritet të nisë rënia e temperaturave

Parashikimi i motit për sot, 28 Gusht 2026

07:27 - 28/08/26
Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë

Rrufeja godet Kullën ikonike të Sahatit në Mekë

22:16 - 27/08/26
Shtesat penalizojnë ekipet shqiptare, Dinamo eliminohet, Egnatia “zbret” në grupet e Conference League

Shtesat penalizojnë ekipet shqiptare, Dinamo eliminohet, Egnatia “zbret” në grupet e Conference League

21:58 - 27/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com