GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Babai plagosi me thikë djalin, komshinjtë: Rrinte “tapë”, para dy javësh i vdiq gruaja

14:53 - 21/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjendet i pajetë në banesën e tij 59-vjeçari, policia jep detaje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja një 32-vjeçari nga babai i tij 66-vjeç, ngjarje që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Berat. Familja Sheroku jetonte në katin e tretë të një pallati në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, ku vetëm pak javë më parë kishin humbur dhe nënën.

Renis (Andrea) Sheroku ishte kthyer në Shqipëri për festat e fundvitit dhe nuk ishte nisur ende pasi i kishte qëndruar afër nënës së sëmurë, deri në ditën e fundit të jetës së saj.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë kanë folur komshinjtë e familjes Sheroku, të cilët kanë konfirmuar se 66-vjeçari Ramo Sheroku ishte një njeri i alkoolizuar por pas vdekjes së gruas së tij, ai ishte zhytur më tepër në alkool dhe rrinte çdo ditë “tap”.

Banorët pohojnë se djali, Renis (Andrea) Sheroku ishte një djalë i urtë dhe i respektueshëm në lagje. Ata kanë mësuar rreth ngjarjes vetëm mëngjesin e sotëm, kjo edhe për faktin se konflikti mes babë e bir që kishte filluar në banesë kishte përfunduar në lulishten përballë Varrezave të Dëshmorëve, aty ku edhe ndodhi plagosja.

“Thonin këta që pinte por nuk e njihja. Nuk jemi bërë, të ëmën e njihja, ishte grua shumë e mirë, atë shtëpi ajo e ka mbajtur”, tha një nga fqinjët.

“Shumë njerëz të mirë, nuk di gjë fare. Djali i mirë, s’kemi dëgjuar ndonjë gjë të keqe, e ëma ka dy javë që i ka vdekur. Nuk kam parë gjë”, shtoi një tjetër.

Pas plagosjes, Renis (Andrea) Sheroku iu nënshtrua fillimisht një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Beratit dhe më pas u transportua drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ndërkohë që babai i tij Ramo Sheroku është arrestuar.

Etiketa: plagpsjethike

Lajme të lidhura

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet
Aktualitet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës
Aktualitet

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Para
Barella përfundon në “lupën” e Realit, 80 milion euro për mesfushorin e Interit

Barella përfundon në “lupën” e Realit, 80 milion euro për mesfushorin e Interit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Lexo më shumë
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com