GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dorëheqja e Bashës, Alibeaj zbulon qëndrimin zyrtar të grupit parlamentar të PD-së

19:54 - 21/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dorëheqja e Bashës, Alibeaj zbulon qëndrimin zyrtar të grupit parlamentar të PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, bëri me dije qëndrimin e rakorduar të deputetëve të PD-së pas vendimit të dorëheqjes së kryedemokratit Basha. Në përfundim të veprimtarisë së përbashkët të Grupit Parlametar, Kolegjit të Kryetarëve dhe Anëtarëve të Kryesisë, Grupi Parlamentar doli me një qëndrim të dakordësuar.

Qëndrimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike:

  1. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (GPPD) vlerëson aktin e
    dorëheqjes së Kryetarit të PDSH në funksion të zgjidhjes së problematikës
    së krijuar në PD dhe ku si pasojë e së cilës është shkaktuar një përcarje e
    thellë e PD nga qendra në bazë, si mekanizëm për zgjidhjen e konfliktit
    dhe për bashkimin e demokratëve.
  2. GPPD i bën thirrje anëtarëve të pezulluar të GPPD që të ofrojnë të
    njëjtin mekanizëm për tërheqjen e zotit Berisha, i cili duhet të distancohet
    nga vendimmarrja në PD, duke u bërë kështu pjesë e zgjidhjes për të
    shmangur përçarjen e PD dhe për të bërë të mundur bashkimin mes
    demokratëve. Në këtë rast kërkojmë respektimin e vlerave dhe parimeve
    statutore të PD, me qëllim shmangien e pasojave të deklaruara publikisht
    nga SHBA.
  3. GPPD shpeh gatishmërinë për të negociuar me anëtarët e pezulluar të
    GPPD, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme, që sjell
    ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të brendshëm dhe i hap rrugë
    bashkimit. GPPD ngarkon strukturat përgjegjëse për të kërkuar një grup
    ndërmjetësimi nga Partitë Popullore Europiane, me qëllim lehtësimin e
    komunikimit dhe gjetjen e një zgjidhje afatgjatë dhe të pranueshme.
  4. GPPD vlerëson se pas realizimit të dakordësisë për pikat e mësipërme,
    i hapet rrugë mundësisë për të gjetur një mekanizëm konsensual, në
    konsultim edhe me institucionet e tjera të Partisë, me funksion kryesor:
    a. ndërmarrjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin
    mes demokratëve.
    b. përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe riorganizimin
    e partisë në bazë.
    c. përgatitjen e kushteve të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve në të
    gjitha strukturat drejtuese në qendër menjëherë pas zgjedhjeve lokale”, tha Alibeaj.

 

 

Etiketa: doreheqjaEnkelejd Alibeajgrupi parlamentarLulzim BashaPDQendrimizyrtar

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Zëri i Amerikës: Përplasja me Berishën solli fundin e Bashës në krye të PD-së

Zëri i Amerikës: Përplasja me Berishën solli fundin e Bashës në krye të PD-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Makina përplas biçiklistin në Shkodër, transportohet me urgjencë në spital

20:28 - 01/02/26

Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia”, automjeti me drejtues shtetasin N. Xh., është përplasur me shtetasin...

Lexo më shumë
(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

(VIDEO) Supergol i Solankes, shënon në stilin ‘akrep’, Tottenham ndal Cityn e Guardiolës

20:19 - 01/02/26
Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

Inter mund me lehtësi Cremonese-n, mban kryesimin e Seria A

20:08 - 01/02/26
Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

Ministria e Shëndetësisë rrit fshehurazi çmimet e ilaçeve/ Farmacitë: Pacientët nuk po rimbursohen

19:54 - 01/02/26
Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

Teuta mposhtet në Durrës, Vllaznia merr tre pikë të tjera

19:15 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com