GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dorëheqja e Bashës/ Gjekmarkaj: Mbajti përgjegjësi, kush vuri bast që nuk ikën u zhgënjye

17:40 - 22/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dorëheqja e Bashës/ Gjekmarkaj: Mbajti përgjegjësi, kush vuri bast që nuk ikën u zhgënjye
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj e quan dorëheqjen e Lulzim Bashës si një shenjë përgjegjësie. Me anë të një reagimi publik, Gjekmarkaj shkruan se gjesti që bëri Basha meriton respekt, duke shtuar se ai u kthye në një tabelë qitje për një kohë shumë të gjatë. Ai shton se i është mirënjohës Bashës për besimin që i ka dhënë si dhe shton se sipas tij Basha ka bërë gjithçka në të mirën e PD-së.

‘Shumëkush u zhgenjye se kishin vënë bast që LB nuk iken. Ky është nje gjest që meriton respekt.’, thotë Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj e ka nisur shkrimin e tij duke thënë se Basha mbajti përgjegjësi për atë që ndodhi brenda PD-së dhe dha dorëheqjen pas 9 vitesh në këtë parti ku nuk kanë munguar dhe betejat e forta.

“Lulzim Basha mbajti përgjeqësi ! Ai u dorhoq pas 9 viteve të drejtimit të kësaj partie ku betejat e forta s’kanë munguar, por fitorja nuk mbërriti. Shumëkush u zhgënjye se kishin vënë bast që LB nuk ikën. Ky është një gjest që meriton respekt. Basha u bë tabelë qitjeje për një kohë të gjatë! Në 7 Muaj u sulmua si askush në politiken shqiptare. Në demokraci janë numrat ata që vendosin dhe atyre duhet tu bindemi duke luftur për idetë tona edhe kur mbetemi pakicë. Përgjeqesia morale e politike u mbajt.”

Nga ana tjetër, ai ka shtuar në shkrimin e tij se Basha nuk është më pengesë, sipas tij, për rindërtimin e PD-së dhe se kjo parti duhet të ringrihet duke lexuar gabimet e veta.

“Tani , të gjithë ata që kauze kishin zemërimin ndaj Bashës duhet të ruhen që plumbat e pështymës mos t’ja hedhin njeri -tjetrit. Lulzim Basha nuk është më pengesë për rindërtimin e PD-së. Ganxha ku varet faji nga sot mungon. PD është perballë vetvetes dhe historisë së saj 31 vjeçare. Ajo do të ringrihet vetëm nëse di të të lexojë gabimet e veta, nëse di të kuptojë pse nga 22 Marsi 1992 e këtej u zvoglua e u zvoglua per të arritur në këtë pikë ! Ajo do të ringrihet nëse bëhet demokratike e nëse çdo demokrat do të jetë aksioner dhe jo ” bujk në tokën e feudalit” ! Ajo do të ringrihet nëse respekti për gjithësecilin do të jetë pengesë për të ndertuar mite. Ajo do të ringrihet nëse arsyeja mund inatin , nëse besimi mund urrejtjen, nëse të kuptuarit mund moskuptimin, nëse vlerat mundin banalitetin ,ndershmeria korrupsionin e mbi të gjitha bashkimi mund perçarjen nën shënjen e gares e votes së lirë pa vënë në diskutim miqësinë dhe luajalitetin tonë ndaj SHBA-ve.”

Së fundmi, Gjekmarkaj e ka mbyllur këtë shkrim duke ju drejtuar personalisht Lulzim Bashës se është mirnjohës dhe falenderues për besimin që ka treguar ndaj tij dhe PD-së.

“Personalisht Lulzim Bashes i jam mirnjohës për besimin që me ka dhënë dhe ndiej që duhet ti them faleminderit për aq e për gjithçka që ka bërë mirë për PD në optiken time, që ka dashur të bëje e ska mundur. Të gjithë vrapuan të gjuajnë gurin pa peshuar mekatet e tyre. Koha do bëhet deshmitare e veseve dhe virtyteve të gjithsecilit.Bashkim nuk do të thotë poshterim. Bashkim nuk do të thotë të zevendesosh një humbes me një humbes tjeter. Mbreme perfaqesues të “Foltores” shkumezonin kudo në revansh fyes. Dinjiteti vlen para partisë, para “bashkimit” , para neperkembjes. Në një panel tre perfaqesues , tre pinjollë ,të nomeklatures komuniste flisnin per PD perballë tre ish të persekutuarve. O Tempora o mores! Arroganca dhe e verteta që fshehin brënda goditi vetem në pak orë ëndrren e bashkimit. Perballë atij shkumezimi e skuqje syshë çdo deputet i PD sot mendohet thellë në do ta jetojë kohen e tij politike si njeri i lirë , si sherbetor i një prone private apo një interesi personal.”

Etiketa: Agron GjekmarkajDOREHIQET LULZIM BASHALulzim BashaPartia Demokratike

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Para
Habit Tammy Abraham, ja çfarë më ka kërkuar Murinjo të bëhem

Abraham thyen çdo pritshmëri, i befason të gjithë me statistikat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com