GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pelikanët e ngordhur në Prespë, Shërbimi Veterinar kujtohet pas të vjelave

11:09 - 23/03/22
në Aktualitet, Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Pelikanët e ngordhur në Prespë, Shërbimi Veterinar kujtohet pas të vjelave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pak ditë më parë në zonën e Prespës u gjetën 3 pelikanë të ngordhur dhe disa mjellma. Rezultati i analizave konfirmoi se bëhej fjalë për gripin e shpendëve, ndërsa autoritetet nuk kanë marra masat e duhura në këto ditë. Ajo që mbetet ende e paqartë është nëse kemi të bëjmë me pelikanë që kanë ngordhur në anën greke të liqenit dhe dallgët i kanë sjellë në ujërat shqiptare apo nëse ata kanë ngordhur në pjesën tonë të liqenit, por gjithsesi pas konfirmimit të rastit, situata po monitorohet nga institucionet. Fatmir Ozuni, drejtori rajonal i shërbimit veterinar Korçë është kujtuar vetëm pas kaq ditësh të reagojë. Ai tha se në qarkun e Korçës deri më tani nuk është shfaqur asnjë rast i influencës aviare.

“Ka një rast të diagnostikuar të pelikanit kaçurrel në liqenin e Prespës së Vogël. Sipas analizave të kryera, ky shpend ka rezultuar i prekur nga gripi i shpendëve. E gjithë zona përreth është shpallur zonë risku, duke krijuar kështu kushtet e karantinimit. Në përditshmëri jemi në komunikim me fermerët e kësaj zone, si dhe janë kryer analiza të shpendëve në këtë zonë dhe jemi në pritje të përgjigjeve.

Masat konkrete që ne kemi marrë si drejtori janë: shpallja zonë risku, kemi ndaluar futjen dhe daljen e shpendëve nga oborri. Në bazë të njohurive të mia, ka mundësi që shkalla e infeksionit të rritet në rast se nuk merren masa. Ne po përpiqemi në maksimum që kjo të mos ndodhë”, tha ai. Ndërkohë, ministria konfirmoi rastin e gripit të shpendëve në Durrës dhe tha se po merren masat e nevojshme, por ditën e djeshme raste të tilla janë shfaqur edhe në disa fshatra në Lushnjë.

Etiketa: gripi i shpendeveKryesore1masangordhinpelikanetPrepse

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë
Aktualitet

Austri/ Burri vret ish-gruan Zoja Oroshi, la pas katër fëmijë

20:48 - 06/04/26
SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat
Aktualitet

SPAK publikon shifrat, 148 të akuzuar në dy vite për abuzime me tenderat

19:57 - 06/04/26
Para

Dy vite pandemi/ Mbyllet spitali infektiv, ja ku do të transferohen të infektuarit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com