GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Aplikimet për azil nga shqiptarët në 2021, Franca destinacioni kryesor

07:57 - 24/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Aplikimet për azil nga shqiptarët në 2021, Franca destinacioni kryesor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2021 në 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian aplikuan për azil rreth 9 mijë shtetas shqiptarë. Sipas Eurostat, shqiptarët ishin të dytët pas turqve, me 16% të aplikimeve total nga vendet e Europës.

Statistikat e Eurostat bëjnë të ditur se preferenca e shqiptarëve për të aplikuar për azil mbetet Franca, që në vitin 2021 mori rreth 4900 aplikime, ose 54% të totalit. Franca mbetet e preferuar për shkak të lehtësive që ka në bërjen e dokumenteve, mosdëbimeve dhe lehtësive sociale.

Në vend të dytë ishte Gjermania, me 13.5% të totalit të aplikimeve. E treta është Greqia, me 12.6% dhe më pas renditet Italia, me 8.5% të totalit të aplikimeve nga shtetasit shqiptarë për azil në një nga vendet e BE-27.

Të dhëna të tjera të e fundit të Agjencisë për Azil të Bashkimit Europian (EUAA) bëjnë të ditur se në total (së bashku me riaplikimet), në vitin 2021, nga Shqipëria aplikuan gjithsej për azil në Europë 11.2 mijë persona, 77% e të cilëve e kishin aplikim për herë të parë.  Në raport me vitin e mëparshëm, kur lëvizjet ishin të kufizuara për shkak të pandemisë, aplikimet për azil u rritën me 19%, por gjithsesi ato mbeten më të ulëtat që nga viti 2013 (pa përfshirë vitin e pandemisë).

Rekordin e kërkesave për azil vijon ta mbajë viti 2015, me gati 69 mijë aplikime.

Aplikimet në Europë 

Sipas Eurostat, Në vitin 2021, rreth 535 mijë aplikantë për azil për herë të parë (qytetarë jo të BE-së) aplikuan për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të BE-së, 28% më shumë krahasuar me vitin 2020 (417 100). Shifrat janë rreth nivelit të regjistruar në vitin 2014 (530 600), përpara pikut të 2015 dhe 2016, që ndodhi për shkak të luftës në Siri.

Më shumë se gjysma (54%) e azilkërkuesve për herë të parë në 2021 kishin nënshtetësi aziatike, ndërsa 25% kishin nënshtetësi afrikane, 10% shtetësi evropiane (jo-BE) dhe 9% nënshtetësi amerikane.

Sirianët, afganët dhe irakianët kanë paraqitur më shumë aplikime për azil, duke përbërë pothuajse 40% të të gjithë aplikantëve të parë në Shtetet Anëtare të BE-së në vitin 2021.

Siria mbetet vendi kryesor i shtetësisë së azilkërkuesve në BE që nga viti 2013. Në vitin 2021, sirianët paraqitën 98 320 aplikime për herë të parë (18% e numrit total të aplikimeve për herë të parë në BE).

Afganët mbetën shtetësia e dytë kryesore për të tretin vit radhazi (83 520, ose 16% e totalit të BE-së), ndërsa irakianët u renditën të tretët në 2021 (25 965, ose 5% e totalit të BE-së).

Në vitin 2021, sirianët, afganët dhe irakianët përbënin numrin më të madh të kërkesave për azil për herë të parë në Gjermani (56% e të gjithë azilkërkuesve sirianë për herë të parë në BE, 28% e afganëve dhe 60% e irakianëve)/monitor/

Etiketa: AzilFrance

Lajme të lidhura

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
Aktualitet

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork
Aktualitet

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane
Aktualitet

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Para
Shtrenjtohet buka në rrethe, paralajmërohet rritje çmimi edhe për kryeqytetin

Shtrenjtohet buka në rrethe, paralajmërohet rritje çmimi edhe për kryeqytetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
Aktualitet

‘Tokë e kontestuar’, vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

08:10 - 02/02/26

Përgjatë dy ditëve të vrenjtura më 21 dhe 22 janar, zona piktoreske e Zvërnecit buzë lagunës së Nartës në Vlorë...

Lexo më shumë
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 2 Shkurt 2026

07:49 - 02/02/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 2 Shkurt 2026

07:38 - 02/02/26
Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com