GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Mjekët detyroheshin të më lidhnin”, Bujar Qamili rrëfen betejën e frikshme me Covid-19

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Mjekët detyroheshin të më lidhnin”, Bujar Qamili rrëfen betejën e frikshme me Covid-19
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bujar Qamili ishte një nga personazhet që u prek nga Covid-19 dhe madje e kaloi sëmundjen në formën më të keqe. Këngëtari i njohur i muzikës qytetare kaloi në gjendje kome për disa ditë dhe eksperienca e tij ka qenë një nga më të vështirat.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Rudina”, Qamili ka treguar se gjatë kohës që ishte në intubim u bë aq agresiv, sa mjekët janë detyruar t’i lidhin duart pasi dilte jashtë kontrollit. Këngëtari është shprehur se tashmë fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore, por atë që kaloi vetë nuk do t’ja uronte as armikut më të keq.

Rudina Magjistari: Edhe njëherë pak për Covid-in, të shikoj që je mirë, ka kaluar gjithçka, e ke hedhur pas shpine, më trego edhe njëherë sepse është hera e parë që takohemi ballë për ballë pas asaj historie.

Bujar Qamili: Po ta tregoj, po s’kam qejf ta kujtoj më, por ka qenë një moment jashtëzakonisht i vështirë, një moment që është një shprehje shqiptare “armikut mos ia pafsha”. Kaq i rrezikshëm është e kaq keq kam kaluar, të paktën një muaj e gjysmë isha në gjendje shumë të rëndë dhe kam qëndruar për disa ditë me radhë në reanimacion, në gjendje kome derisa jam përmendur, por shansi i madh i imi ka qenë që mjekët italianë më kanë qëndruar pranë dhe më sollën edhe njëherë në jetë.

Rudina Magjistari: Edhe kjo është si një jetë e dytë apo jo? E vlerëson si të tillë, si një shans të dytë?

Bujar Qamili: Duket sikur i kemi dëgjuar shpesh ato shprehjet që thonë “ke me vdekë, po do të ringjallesh, do të vish edhe njëherë” e mua më duket, sinqerisht ma beso, më duket sikur kam ardhur.

Etiketa: Bujar QamiliRudina Magjistari

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 7 gusht 2026

07:30 - 07/08/26
Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme
Horoskopi

Horoskopi, 6 gusht 2026/ Shenjat që favorizohen nga yjet për ditën e sotme

07:30 - 06/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2026, zbuloni shenjat më me fat

07:45 - 04/08/26
Para
Pasagjerja hidhet nga autobusi me difekt për të shpëtuar, vdes në spital

Pasagjerja hidhet nga autobusi me difekt për të shpëtuar, vdes në spital

TË FUNDIT

UEFA, AFC dhe Concacaf kundër Infantinos në deklaratë të përbashkët: Futbolli nuk i përket një individi
Sport

UEFA, AFC dhe Concacaf kundër Infantinos në deklaratë të përbashkët: Futbolli nuk i përket një individi

22:53 - 11/08/26

UEFA, Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) dhe Concacaf kanë publikuar një deklaratë të përbashkët kundër presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino....

Lexo më shumë
Edi Rama pret Alex Soros në rezidencën qeveritare, publikohen fotot nga darka në Dhërmi

Edi Rama pret Alex Soros në rezidencën qeveritare, publikohen fotot nga darka në Dhërmi

22:26 - 11/08/26
Kruja nuk gjen qetësi, aktivizohet sërish zjarri në lagjen “Abazaj”

Kruja nuk gjen qetësi, aktivizohet sërish zjarri në lagjen “Abazaj”

22:08 - 11/08/26
Emigranti rrëfen në protestë historinë e trishtë: Humba dy fëmijët te materniteti ‘Koço Gliozheni’, ndaj ika nga Shqipëria

Emigranti rrëfen në protestë historinë e trishtë: Humba dy fëmijët te materniteti ‘Koço Gliozheni’, ndaj ika nga Shqipëria

21:28 - 11/08/26
Shqiptarët mblodhën 160 mijë euro për fëmijën e tij, Altin Hila: Qytetarët po ndihmojnë familjet në nevojë! Po shteti ku është?!

Shqiptarët mblodhën 160 mijë euro për fëmijën e tij, Altin Hila: Qytetarët po ndihmojnë familjet në nevojë! Po shteti ku është?!

21:08 - 11/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com