GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tragjedi në Zvicër/ 5 anëtarët e një familje hidhen nga ballkoni i katit të shtatë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tragjedi në Zvicër/ 5 anëtarët e një familje hidhen nga ballkoni i katit të shtatë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër francezë, anëtarë të së njëjtës familje humbën jetën ditën e sotme, pasi siç duket janë hedhur nga ballkoni në katin e 7-të të një pallati në Montreux të Zvicrës në kushte misterioze. Lajmi u bë e ditur nga policia. Djali i familjes është i vetmi i mbijetuar nga ngjarja makabër që po trajtohet në spital.

Ende nuk dihet shkaku i kësaj tragjedie familjare, e cila ndodhi herët në mëngjes në Montreux, një qytet në brigjet e liqenit Lehman.

Megjithatë, sipas informacioneve të para, tragjedia ka ndodhur kur policia ka mbërritur në këtë banesë për një problem me edukimin e njërit prej fëmijëve.

“Policia nuk ka mundur të hyjë në banesë. Në atë moment, është marrë vendimi nga kjo familje që të hidhet në hapësirë ​​nga ballkoni i katit të 7-të”, tha për RTS zëdhënësi i policisë.

Sipas hetimeve fillestare, dy oficerë policie shkuan në banesën e familjes nga Franca “për të ekzekutuar një urdhër të lëshuar në lidhje me edukimin në shtëpi të një fëmije”, raportoi policia në një njoftim për shtyp.

Urdhri kishte të bënte me të atin, një francez 40-vjeçar, i cili banonte në këtë banesë.

Policia trokiti në derë dhe dëgjoi një zë që i pyeste se kush ishte. Pas deklarimit të identitetit, ata nuk kanë dëgjuar më zhurmë nga banesa. Në pamundësi për të arritur tek banorët, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes, por ndërkohë një dëshmitar ka lajmëruar policinë për të raportuar se personat kanë rënë nga ballkoni i një banese.

Dëshmitari okular “ishte i pranishëm në momentin kur anëtarët e familjes ranë”.

Në pritje të identifikimit zyrtar të viktimave, rezulton se pesë personat e rënë nga ballkoni janë anëtarë të së njëjtës familje me kombësi franceze. Kryefamiljari 40 vjeç, gruaja e tij 41 vjeç, motra e saj binjake dhe vajza 8-vjeçare e çiftit janë katër të vdekurit. Djali, 15 vjeç, po trajtohet në spital në gjendje të rëndë.

Në këtë fazë të hetimeve është përjashtuar prania e një personi tjetër në banesë në momentin e tragjedisë.

“Ngjarjet u zhvilluan me dyer të mbyllura. Viktimat ndodheshin në banesë dhe më pas ranë nga ballkoni. Nëse bëhet fjalë për rënie apo rrethana të tjera, hetimi do të përcaktojë se me çfarë kemi të bëjmë”, nënvizoi zëdhënësi i policisë.

Etiketa: familjehdhen nga ballkonitragjedi

Lajme të lidhura

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Para
Referendumi i Berishës, Bardhi hedh akuza të forta: Votuan njerëzit e Tom Doshit!

Kandidat për kryetar të PD? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!
Breaking Views

Kufiri detar me Greqinë në Hagë, Meçollari letër negociatorëve: Mos pranoni presionin e Edi Ramës dhe të Ferit Hoxhës!

19:22 - 02/08/26

Ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari ka publikuar një letër të hapur drejtuar anëtarëve të ardhshëm të grupit negociator për...

Lexo më shumë
Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

Kundërshtimet e socialistëve për ‘Territorialen’, Boçi i përgjigjet Ramës: Paniku fillon kur nuk të besojnë më as njerëzit e tu!

18:49 - 02/08/26
Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

Aksident në Rrugën e Kombit, një i plagosur

18:37 - 02/08/26
Protestat për hartën e re territoriale, Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm!

Protestat për hartën e re territoriale, Rama “shpërthen” ndaj socialistëve të revoltuar: Djegia e teserave të PS, akt i turpshëm!

18:04 - 02/08/26
FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës

FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet për bazamentin dhe sistemin e vaditjes së fushës

17:58 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com