GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Skandali me pompat e karburantit, KLSH: Nuk kontrollohen nga koncesionari

në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali me pompat e karburantit, KLSH: Nuk kontrollohen nga koncesionari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që nga tetori i viti të shkuar dhe sidomos në javët e fundit vendi ynë po përballet me rritje marramendëse të çmimit të karburanteve. Arsye të ndryshme ndikojnë në këto rritje, por lufta në Ukrainë që përdor qeveria si justifikim mund të jetë shkaku i fundit. Shkaku kryesor janë abuzimet me procesin e përpunimit, importit dhe eksportit të naftës e gazit. Shkak janë abuzimet që bëhen nga qeveria dhe koncesionarët që ajo paguan për kontrollin e pompave të gazit dhe naftës.

Kujtojmë se para disa vitesh  procesin e kontrollit të pompave qeveria e dha me koncesion, madje dyfishoi dhe pagesën për këtë shërbim. Nga kjo pritej që  do të rritej  saktësia e karburantit që shitet për klientët, por në fakt ndodhi e kundërta. Shqiptarët po blejnë naftën me më pak cilësi dhe me të shtrenjtë. Kjo për shkak se koncesionari nuk po bën si duhet punën dhe shkeljet e tij janë evidentuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.  Në një raport të publikuar së fundmi nga KLSH evidentohet se kontrata e koncesionarit e lidhur nga qeveria ka shumë mangësi dhe është zhvilluar në shkelje të ligjit.

Shkeljet

Sipas KLSH qeveria ka nënshkruar kontratën edhe pse koncesionari nuk ka siguruar një ekspert metrolog, i cili është shumë i rëndësishëm në këtë proces dhe qeveria ka shkelur këtu ligjin për metrologjinë si dhe tregon që kontrolli mbi pompat nuk bëhet siç duhet, prandaj vjen rritja pa kriter. “Mungesa e ekspertëve metrologë në komisionin e monitorimit të zbatimit të kontratës koncesionare për shërbimin e verifikimit të shpërndarësve të karburantit dhe gazit të lëngshëm, nuk ofron siguri të arsyeshme mbi cilësinë e shërbimit të ofruar prej koncesionarit. Përplasjet” e kuadrit ligjor, ku ligji për metrologjinë dhe përfshirja e kontratës koncesionare nuk janë të ndara qartësisht”, thuhet në dokument.

Një shkelje tjetër që konstaton KLSH është mënyra se si janë ndarë detyrimet dhe përgjegjësitë në kontratë, duke krijuar hapësira për konflikt interesi.  Pasi në kontratë thuhet se koncesinari bën kontrollet dhe ka të drejtë të vendos gjoba apo të marrë masa nëse konstaton abuzime. Ndërsa ligji këtë të drejtë ja jep vetëm ISHT.  Sipas Kontrollit të Shtetit kjo sjellë hapësira për abuzime, pasi u janë marrë kompetencat inspektuese të Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut dhe mbajtjen e një risku të lartë financiar nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë.

“Sipas shkronjës “c” të pikës 3 në nenin 48, inspektorit të ISHMT, i është hequr e drejta e bllokimit të instrumentit matës (kur ky instrument verifikohet nga koncesionari). Kjo do të thotë se, të drejtën e bllokimit “pra marrjen e masës administrative” të instrumentit matës, ligji ia ka njohur koncesionarit/subjektit të autorizuar(?!), i cili më përpara ka kryer shërbimin e verifikimit të këtij instrumenti. KLSH nënvizon me force se “…koncesionari ka të drejtë vetëm verifikimin metrologjik të instrumentit, jo edhe marrjen e masave administrative. Në këto kushte, në gjykimin e grupit të auditimit, ligjvënësi nuk mund të jetë i sigurt, që koncesionari do të bllokojë një instrument, të cilin më përpara e ka verifikuar vetë ai”, thuhet në raport.

Sipas KLSH, i  njëjti subjekt që kryen shërbime metrologjike të verifikimit(në këtë rast koncesionari) nuk mund kurrsesi të ndërmarrë dhe saksione administrative, ndërkohë që nëpërmjet kontratës koncesionare, jemi kthyer në situatën e konfliktit të hapur të interesit. Ndërsa fajëson këtu Ministrinë e Financave që i heq kompetencat shtetit dhe ia ngarkon privatit duke i lënë mundësi të abuzojë.

Para për shërbim që nuk kryhet

Sikur e përmendëm më lart kontrolli për pompat e gazit dhe naftës nuk bëhet sikur duhet pasi mungojnë ekspertët metrologë, por gjithsesi qeveria vazhdon ta paguajë koncesionarin për këtë shërbim, që nuk jepet kurrë.

Pra sipas të dhënave të mësipërme, rezulton se, të ardhurat që do të realizohen nga shërbimet metrologjike që do të ofrohen prej DPM për 10 vitet në vazhdim, do të jenë mesatarisht rreth 130 milion lekë në vit. Nga të dhënat bie në sy se vlera që paguhet me taksat tona për këtë koncesionar kap shifra marramendëse, ndonëse për shkak të abuzimit të tij nga ana tjetër përballemi edhe me çmime të kripura të karburanteve.  Duket  qartë që lufta në Ukrainë nuk duhet përmendur më si justifikim, shkaku për çmimet e larta qëndron tek qeveria./ Esmeralda Hida

Etiketa: abuzimauditimeehetimeKLSHkoncesionarkontrollekryesore2pompat e naftesshklejetabela

Lajme të lidhura

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre
Aktualitet

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

09:39 - 05/10/26
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

17:02 - 04/10/26
Para
Është kthyer në rrënoja, Mariupol para dhe pas shkatërrimit nga lufta (Foto)

Anulohet zgjatja e orarit të shtetrrethimit në Kiev

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com