Mutacioni indian është shumë ngjitës dhe mund të infektojë të gjithë personat, madje edhe ata që janë të vaksinuar edhe ata që e kanë kaluar Covid-19. Kjo u tha nga shkenctarët që janë duke e studiuar atë.
Sipas mediave, Delta konsiderohet 50% më ngjitës se varianti britanik dhe institucionet shëndetësore në këtë vend paralajmërojnë se vaksinimi nuk është i mjaftueshëm për ta ndaluar këtë mutacion, siç ndodhi në New Delhi dhe shtojnë se duhet një përgjigje e fortë globale shëndetësore për ta parandaluar .
Varianti delta është identifikuar tashmë në më shumë se 50 vende, megjithëse numri i rasteve të reja Covid-19 ka rënë vazhdimisht në javët e fundit.
Raste të reja
Në Indi, veçanërisht në zonat rurale, ekziston ende një valë e dytë katastrofike dhe ekspertët kanë paralajmëruar që vendi duhet të rrisë fushatën e tij të vaksinimit për të shmangur shpërthimet e mëtejshme.
“Me shtetet që tregojnë maturi në hapjen e tyre, rimëkëmbja ekonomike nga kjo valë e epidemisë do të jetë më graduale se vitin e kaluar. Por fushata e ngadaltë e vaksinimit do të thotë që një hapje e shpejtë do të rrisë kërcënimin e valëve të reja epidemike, ndoshta me shtame më ngjitëse,” tha Darren , një ekonomist në Capital Economics në Singapor .
Në të njëjtën kohë, autoritetet në shtetin australian të Victoria-s njoftuan se lloji delta u identifikua për herë të parë midis rasteve të infeksionit në shpërthimin e fundit të Covid-19 në kryeqytetin e shtetit Melburn.
“Tipi i variantit është Delta, i cili është i njohur në Indi dhe gjithnjë e më shumë gjendet në Mbretërinë e Bashkuar. Ky është një lloj i mutuar që është një shqetësim i madh,” u tha gazetarëve në Melburn Brett Sutton, një kirurg australian.