GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Një i vdekur nga zjarri në Kamëz/ Avokati i Popullit: Fajtorë, institucionet përgjegjëse

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Një i vdekur nga zjarri në Kamëz/ Avokati i Popullit: Fajtorë, institucionet përgjegjëse
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Avokati i popullit ka reaguar në lidhje me ngjarjen e tmerrshme që ka ndodhur mbrëmë në Kamëz kur nga flakët që përfshinë komisariatin vdiq një 26-vje, u asfiksua një efektiv policie dhe u lënduan disa të tjerë. Përmes një deklarate publike Avokati i popullit ka bërë thirrje për përmirësim të kushteve të paraburgimit, duke theksuar se nuk i afrohemi direktivave europiane dhe kjo vë në rrezik jetën e shumë personave.

“Nisur nga kjo ngjarje Avokati i Popullit, për herë të disatë sjell në vëmendje të autoriteteve nevojën e marrjes së masave të menjëhershme dhe energjike për përmirësimin e kushteve pranë njësive policore në përputhje me angazhimet e shtetit shqiptar pranë organizmave ndërkombëtare si dhe në zbatim të akteve ligjore kombëtare e ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Sakaq, ky institucion shprehet se qeveria po anashkalon kushtet e papërshtatshme në komisariatet tona, pasi në rekomandimin më të fundit të Avokatit të Popullit për Komisariatin nr. 5 të Policisë së Tiranës, i dërguar në qershor 2021, i është mëshuar pikërisht nevojës për plotësimin e kushteve normale në këto ambiente, për parandalimin e ngjarjeve analoge me këtë të mbrëmjes së sotme, e cila fatkeqësisht në këtë rast rezultoi fatale. Prandaj Avokati i Popullit bën përgjegjëse qeverinë dhe institucionet e tjera në kompetenca për këtë tragjedi.

Më tutje Avokati i Popullit thotë se ka rekomanduar masa mbi ndërtimin e ambienteve të sigurisë, mjediseve të veçanta për të miturit, pajisjen me orendi bazë, pajisjen me sistem ngrohjeje për stinën e ftohtë, pajisjen me sistemin e sinjalizimit me zile për raste emergjente, pajisjen me sistemin e monitorimit me kamera, si dhe kushte të tjera.

Etiketa: avokati i popullitishte parlajmeruarlendimepergjegjesereagimrrezikVdekjezjarri ne kamez

Lajme të lidhura

Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve
Aktualitet

‘Trimërohet’ Veliaj nga burgu, kundër Ramës për hartën e re territoriale: Pezulloni ndarjen e bashkive (Letra)

11:25 - 01/10/26
Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave
Aktualitet

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

10:52 - 01/10/26
Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut
Aktualitet

Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

10:38 - 01/10/26
Para
Furtuna e çmimeve “kërcënon” turizmin

Furtuna e çmimeve “kërcënon” turizmin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gazment Bardhi pas shkarkimit të Veliajt: Sot ra simboli i korrupsionit, nesër vjen radha e të tjerëve
Aktualitet

‘Trimërohet’ Veliaj nga burgu, kundër Ramës për hartën e re territoriale: Pezulloni ndarjen e bashkive (Letra)

11:25 - 01/10/26

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sfiduar Edi Ramën nga burgu, duke i dalë kundër për hartën e re territoriale. Veliaj kërkon...

Lexo më shumë
“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

“Të falënderoj për kontributin dhe të kërkoj falje”, presidenti Duka uron Ismajlin për ditëlindjen

11:14 - 01/10/26
Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)

Tjetërsimi i pronave/ Fundoset biznesmeni Kastriot Hasko, i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”

10:58 - 01/10/26
Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

Berisha në Strasburg: Ndëshkimi i narkoshtetit në Shqipëri si dhe i atyre që e ndërtuan, janë kushte për lirinë e mediave

10:52 - 01/10/26
Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

Rama të japë llogari! PD kërkon mocion me debat mbi skandalin e SHISH-it, PS kundër: Çështja t’i lihet SPAK-ut

10:38 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com