GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

G7 refuzon të paguajë karburantet me rubla

14:51 - 28/03/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
G7 refuzon të paguajë karburantet me rubla
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri gjerman i Energjisë, bëri me dije se grupi i shtatë vendeve më të industrializuara është pajtuar që të refuzojë kërkesën e Rusisë që të paguajë me rubla për energjinë ruse.

Ministri Robert Habeck u tha gazetarëve ditën e sotme se të gjithë ministrat e G7-ës janë pajtuar se pranimi i kësaj kërkese do të ishte shkelje e kontratave ekzistuese.

Ai tha se pas një takimi online të ministrave të Energjisë të G7-ës, ata u pajtuan që “pagesa me rubla nuk është e pranueshme dhe ne u bëjmë thirrje të gjitha kompanive të prekura nga kërkesa e presidentit rus, Vladimir Putin të mos e zbatojnë atë”.

Ky njoftim vjen pasi Putin urdhëroi Bankën Qendrore ruse, Qeverinë dhe Gazpromin që deri më 31 mars të prezantojnë propozimet për pagesën e gazit me rubla ruse nga “shtetet jomiqësore”, përfshirë të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian.

Më 28 mars, Kremlini raportoi se Rusia po punon për metodat e pagesave për eksporteve të saj të gazit dhe do të ndërmarrë vendime karshi vendimit të evropianëve që po refuzojnë të bëjnë pagesa me monedhën kombëtare ruse.

“Ne nuk do t’i furnizojmë falas me gaz, kjo është e qartë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Më 23 mars, Putin njoftoi se Rusia do të zbatonte ndryshime dhe do të ndalonte së pranuari pagesa në valutat që “janë kompromentuar”. Ky njoftim do të thotë se shtetet evropiane, që kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë, përfshirë edhe Britaninë, Kanadanë, Zvicrën, Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara duhet të paguajnë me rubla për gazin natyral rus.

Ndërkaq, më 25 mars, gjatë një takimi të liderëve të BE-së, nuk pati një qëndrim të përbashkët për këtë kërkesë të Rusisë.

Etiketa: G7LufatRublaRusiUkraine

Lajme të lidhura

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…
Botë

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

23:16 - 21/04/26
Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3 shqiptarë në Itali
Aktualitet

Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

15:33 - 21/04/26
Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit
Botë

Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit

14:25 - 21/04/26
Para
Reja: Maximumin ndaj Gjeorgjisë, do ketë ndryshime në formacion

Reja: Maximumin ndaj Gjeorgjisë, do ketë ndryshime në formacion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…
Botë

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

23:16 - 21/04/26

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një zgjatje të armëpushimit me Iranin. Në një postim në Truth Social, ai tha...

Lexo më shumë
Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike

Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike

22:57 - 21/04/26
Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima

Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima

22:31 - 21/04/26
Policia jep detaje: 30-vjeçari u plagos rëndë me armë, humbi jetën rrugës për në spital/ Autori në arrati, mbetet i plagosur vëllai i tij

Policia jep detaje: 30-vjeçari u plagos rëndë me armë, humbi jetën rrugës për në spital/ Autori në arrati, mbetet i plagosur vëllai i tij

22:10 - 21/04/26
Shkëmbim zjarri në mes të Memaliajt, si ndodhi vrasja e një personi në qytet

Shkëmbim zjarri në mes të Memaliajt, si ndodhi vrasja e një personi në qytet

21:58 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com