GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Si nëpër filma/ Pas atentatit në Elbasan shkoi i plagosur në Fier, ja si u kap Dumani nga RENEA

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Si nëpër filma/ Pas atentatit në Elbasan shkoi i plagosur në Fier, ja si u kap Dumani nga RENEA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fundi i të shumëkërkuarit Nuredin Dumani erdhi mbrëmjen ne djeshme, ku në komisariatin e Fierit mbërriti telefonata për një person të plagosur.

Miqësia dhe armiqësia me Talo Çelën që sollën gjak e viktima para 2 – 3 vitesh, sot të akuzuarit për 7 ekzekutime, Nuredin Dumanit i solli arrestimin në flagrancë të tij, pas shumë vitesh në arrati. Dumani dyshohet se ka marrë pjesë në atentatin e djeshëm në Elbasan, për të cilën hetimet vijojnë.  Pas përplasjes me armë në Papër, Dumani kishte shkuar të strehohej në Fier i shoqëruar nga një person i gjinisë femër.

Aty ku u zbulua vrasësi serial, i cili kishte vënë në lëvizje prej vitesh gjithë forcat e Policisë së Shtetit për ta kapur.

Kush është Nuredin Dumani

Vrasësi Serial, Nuredin Dumani konsiderohet si një nga personat më të rrezikshëm në Shqipëri, i cili kërkohej jo vetëm nga policia por edhe nga ish-miku i tij gjithashtu në kërkim, Talo Çela, pasi Dumani me urdhër të Endrit Alibejt ka ekzekutuar vëllain e Çelës.

Vrasja e Haxhiajve dhe konflikti me Talo Celën për grabitjen e Rinas-it

Dumani gjithashtu është porositësi i vrasjes së bujshme të dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Zanafilla e ekzekutimit të dyfishtë të Haxhiajve ka qenë grabitja e Rinasit. Dikur i shumëkërkuar për këtë vrasje, Dumani dhe i arratisuri Talo Çela, kanë qenë miq, e paratë që morën nga grabitja në Rinas, ua lanë në ruajtje dy vëllezërve në Durrës. Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, dy shokët Talo e Dumani dyshuan se Haxhiajt u vodhën një pjesë të lekëve dhe urdhëruan vrasjen. Por nuk ka mbaruar me kaq. Edhe pas vrasjes së dy vëllezërve konflikti mes grupit është agravuar. Disa muaj më pas, më 16 shtator 2020 Talo Çelës në qytetin e Elbasanit i vritet vëllai Bujar Çela, e sipas prokurorisë i dyshuar për këtë krim është Nuredin Dumani, i identifikuar nga një kartëmonedhë teksa furnizoi automjetin me karburant 20 minuta para krimit.Talo e Dumani dikur shokë sot rezultojnë ndër personat më të rrezikshëm të cilët janë përfshirë në një konflikt mes tyre që sipas SPAK e ka origjinën tek ndarja e parave të grabitura në Rinas më 9 prill të vitit 2019.

Arrestimi i Nuredin Dumanit është ngjarja më bujshme e viteve të fundit, pasi policia kishte dështuar në disa aksione që të realizonte kapjen e tij. A.L/ gijotina.com

Etiketa: Kryesore1Nuredin Dumani

Lajme të lidhura

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin
Aktualitet

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

16:31 - 16/10/26
Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë
Aktualitet

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

15:38 - 16/10/26
Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur
Aktualitet

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:11 - 16/10/26
Para
Çmimi i naftës rekord, Rama tregon nëse do të ulen taksat

Kërkesa për arrestimin e Bllakos, Rama mbledh sot kryesinë e PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit
Sport

MedSportTech International Congress 2026 në Tiranë, Sekretari Shulku: Investimi në mjekësinë sportive për të ardhmen e futbollit

17:00 - 16/10/26

Tirana ka mirëpritur MedSportTech International Congress 2026, një kongres ndërkombëtar që bashkon profesionistë të mjekësisë, shkencës së sportit, farmacisë dhe...

Lexo më shumë
Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

Një dekadë e humbur/ Shqipëria me shpenzimet më të ulëta në Europë për arsimin

16:31 - 16/10/26
Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër

Asambleja e Përgjithshme e Jashtëzakonshme/ Armir Grima zgjidhet kryetar i Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër

16:00 - 16/10/26
Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

Protestat/ Mbyllet Ambasada e Izraelit në Tiranë

15:38 - 16/10/26
Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

Protesta e djeshme në Tiranë/ 56 të arrestuar dhe 97 të proceduar, mes tyre edhe të mitur

15:11 - 16/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com