GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Nuk ishte shaka/ Mamaqi: Ja filmi që po sjell me Bora Zemanin

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk ishte shaka/ Mamaqi: Ja filmi që po sjell me Bora Zemanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ermal Mamaqi ka sqaruar përfundimisht rolin e tij në trekëndëshin e famshëm të dashurisë Bora Zemani, Donald Veshaj, Beatrix Ramosaj. Ai është shprehur se  nuk është ai shkaku i ndarjes së Beatrix dhe Donaldit sikurse shumë kanë aluduar.

Po ashtu, Ermali sqaroi se Bora nuk do jetë pjesë e serialit H.O.T por e një filmi tjetër që ai po projekton. Në një intervistë për “Natën me Aulonën”, ai tha se e ka ftuar moderatoren për rolin kryesor në këtë film dhe ajo ka shprehur interesin. Duke mos zbuluar më shumë detaje, Ermali tha se filmi mund të shfaqet në kinema në fund të këtij viti ose vitin e ardhshëm.

“Nuk besoj se jam unë aryseja pse janë ndarë. As nuk e di që janë ndarë. I detyrohem Borës një sqarim. Ajo pjesa ku kam përmendur Borën ka qenë shaka. Ajo është një nga njerëzit në ekran që e vlerësoj shumë për punën. I kam propozuar të marrë pjesë si aktore jo në serial por në një film që po projektoj. Ajo pjesa që kam përmendur Borën në “Big Brother VIP” dhe në intervista ka qenë e gjitha lojë. Asgjë nga ato nuk janë të vërteta. Ajo nuk ka kërkuar lekë e asgjë tjetër. Ajo nuk është mërzitur fare. Jemi shumë miq ende. Është Bora ajo që e kam ndjekur dhe vlerësuar që të jetë pjesë e filmit. Ajo ka shprehur interesin dhe filmi mund të vij në fund të këtij viti ose vitin tjetër.”

Kujtojmë se, Ermal Mamaqi ishte i ftuar në “Big Brother VIP” disa ditë para gjysmë finales, së bashku me disa personazhe të tjerë publikë për të ngrënë një darkë me banorët që ishin atë kohë në shtëpi. Në një bisedë mes tyre, Ermali përmendi Borën duke thënë se do e marrë në serialin e tij H.O.T. ai iu drejtua më pas Ilirit duke i thënë: “Do vish ti të bëhesh burri i Borës?”

Batutat e Ermalit u pasuan nga ato të Salsano Rrapit i cili tha: “Kurse Donaldi do jetë vrasësi që do vrasë Ilirin dhe pa dashje ka vrarë edhe Beatrix.” Kjo gjë shkaktoi shumë polemika. Beatrix nuk mori pjesë në spektaklit e asaj jave ku duhet të takonte Donaldin.

Nga ana tjetër, Ermali bëri disa reagime në rrjetet sociale, duke sqaruar se e gjitha ishte shaka dhe se nuk ka asgjë kundër Beatrix. I pyetur rreth situatës nëpër intervista, Ermali me shaka u shpreh se Borës i është rritur mendja dhe çmimi. Deklaratë e cila u mor me seriozitet nga shumë njerëz.

Etiketa: Big Brother VipBora ZemaniErmal Mamaqi

Lajme të lidhura

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!
Aktualitet

Videot intime me Adi Hilën, reagon për herë të parë Eli Fara: Nuk kam pse të turpërohem!

13:35 - 03/10/26
Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin
Botë

Vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbardhet dokumenti i Urgjencës: Mjekët refuzuan të jepnin informacion për pacientin

14:42 - 18/09/26
Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Para
Trafik droge në Itali, arrestohet në Shqipëri 52-vjeçari

Trafik droge në Itali, arrestohet në Shqipëri 52-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun
Aktualitet

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun

22:41 - 04/10/26

Djali i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka dhunuar një...

Lexo më shumë
Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

22:16 - 04/10/26
I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

22:03 - 04/10/26
Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

21:50 - 04/10/26
Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

21:01 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com