GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Vullnetarë nga mbarë bota “hapin dyert” për refugjatët ukrainas në Poloni

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Vullnetarë nga mbarë bota “hapin dyert” për refugjatët ukrainas në Poloni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Refugjatët ukrainas vazhdojnë të mbërrijnë në Poloni. Shumë prej tyre kalojnë përmes pikave kufitare dhe qëndrojnë në kampe përpara se të hipin në autobusë dhe trena për të shkuar në destinacione të tjera. Në kampe dhe stacione, vullnetarët i ndihmojnë ata të plotësojnë disa nevoja elementare. Korrespondentet e Zërit të Amerikës, Mary Mgaëe dhe Karina Choudhury, folën me disa refugjatë dhe na përcollën këtë raport.

Kampi Korçova, vetëm pak kilometra larg kufirit Ukrainë-Poloni, është një pikë tranziti për refugjatët nga Ukraina.

Sapo mbërrijnë, ata përshëndeten nga vullnetarë që u ofrojnë ushqim, ujë dhe artikuj të tjerë të nevojshëm. Vullnetarët janë nga Polonia dhe pjesë të tjera të botës, si këta dy vullnetarë nga Gjermania.

Sasha thotë se përpjekjet e tij për të ndihmuar refugjatët ishin aq të suksesshme saqë mundi të vinte vetë personalisht në Poloni dhe të ndihmonte.

“Përmes Facebook-ut fillova të organizoja mbledhjen e ndihmave në qytetin tim. Dhe brenda pak orësh, mbi njëqind njerëz erdhën dhe dhanë shumë ushqime, shumë rroba dhe gjithashtu pak donacione. Me këto para, mundëm të vinim këtu. Nuk po paguhemi. Paratë i përdorëm për karburant. Jemi vullnetarë. Është diçka e mirë sepse kemi shumë në vendin tonë, pasi morëm shumë nga Afrika, morëm shumë nga të gjitha vendet e kolonizuara. Duhet të kthejmë diçka mbrapsht”, thotë Sasha.

Ka autobusë që transportojnë njerëz nga kampi i refugjatëve Korçova në stacionin kryesor të trenit në Psemeshu. Ky stacion është një pikë kryesore tranziti për refugjatët. Nga këtu, ata hipin në trena për në qytete të tjera në Poloni dhe madje edhe në vende të tjera fqinje.

Daria, një mësuese muzike nga Ukraina, është duke pritur me dy djemtë e saj trenin për në Suedi. Ajo donte të qëndronte në Ukrainë dhe të ndihmonte, por thotë se duhej të mendonte për sigurinë e djemve të saj.

“Burri im është në Ukrainë. Ai qëndroi në Ukrainë për të mbrojtur vendin. Ne vendosëm të largoheshim sepse jam e shqetësuar për jetën e fëmijëve. Nuk mendoj për jetën time, për veten time. Kam fëmijë, kështu që duhet të mendoj për ta, si t’i mbroj ata”, thotë Daria.

Në stacionin e trenit ka shumë vullnetarë. Disa ofrojnë strehim për gratë dhe fëmijët ndërsa ata presin. Të tjerë shërbejnë ushqime të ngrohta në platformë. Një tjetër vullnetare – e quajtur gjithashtu Sasha – ka ardhur me familjen e saj nga Austin i Teksasit.

“Erdha me familjen time për të ndihmuar kudo që të mundem. Familja ime flet rusisht kështu që menduam se ishim të kualifikuar për të ardhur, sepse mund të përkthenim”.

Teksa pret trenin, Daria thotë se është e mbingarkuar nga ajo që po ndodh në vendin e saj.

“Është e tmerrshme, e tmerrshme. Një i çmendur hyri në shtëpinë time dhe shkatërroi gjithçka. Shkatërron shtëpinë e dikujt, i shkatërron jetën e dikujt. Është një ndjenjë e tmerrshme”.

Një refugjate tani për tani, por ajo shpreson se një ditë do të mund të kthehet në vendin e saj./VOA

 

 

Etiketa: ndihmepoloniirefugjatevullnetar

Lajme të lidhura

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Tentoi të largohej nga trafiku i drogës, shqiptarit i bëjnë atentat dy bashkëatdhetarët
Aktualitet

Tentoi të largohej nga trafiku i drogës, shqiptarit i bëjnë atentat dy bashkëatdhetarët

15:09 - 29/07/26
Para
“Si dështoi Putin për të marrë Kievin për dy ditë”, CIA: Java e ardhshme do të jetë…

Këshilltarët po e mashtrojnë? Zyrtari amerikan: Ka tension mes Putin dhe ministrave rusë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com