GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ulja e rasteve me Covid-19, mjeku Kalo: Kemi kaluar fazën kritike të pandemisë

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ulja e rasteve me Covid-19, mjeku Kalo: Kemi kaluar fazën kritike të pandemisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria pas më shumë se një viti pandemi po merr frymë lirshëm. Jo më larg se dje u shënua edhe rekordi i rasteve me COVID19, ku në të gjithë vendin, vetëm 2 persona kanë rezultuar të infektuar. 

 Mjeku infeksionist Tritan Kalo, i angazhuar pranë spitalit Infektiv që prej fillimit të pandemisë, apelon që tashmë sytë e të gjitha institucioneve të drejtohen tek ekonomia dhe ringritja e vendit. Për Kalon, faza kritike e pandemisë COVID19 ka kaluar.

Postimi i plotë:

Kohë kovidiane….7.06.2021….vetndërgjegjësimi i bashkëqytetarëve tanë, kuptimi dhe zbatimi aq sa ishte e mundur i triadës së masave dobiprurëse ndër shekuj në rast epidemish  MHD (Maskë, Higjenë personale e kolektive, Distancim fizik), Puna, Përkushtimi dhe Profesionalizmi i Mantelbardhëve dhe i të gjithë stafit tjetër mjeksor në Shëndetësinë Publike dhe jo vetëm, puna vetmohuese e stafit të VAKSINATOREVE dhe përshpejtimi i proçesit të VAKSINIMIT të popullatës, përmirsimi progresiv përgjatë këtyre muajve i strukturave pritëse dhe ofruese të Përkujdesit mjekësor parësor, dytësor dhe terciar, Puna e madhe Edukuese dhe informuese e Arsimtareve tona, bëri që pas 18 muajsh të deklarimit të rasteve të para të të sëmurëve me Sars-Cov2/Covid-19 në Ëuhan-in e largët  e më pas përhapjen e kësaj “flame në mbarë botën”, ne krenarisht mundet të pohojmë se e “KEMI KALUAR FAZËN KRITIKE TË KËSAJ PANDEMIJE”, dhe do të kemi edhe më shumë mundësi tash e prapa të shtojmë përpjekjet, që të rigjallërohemi sa më shpejt të jetë e mundëshme në aspektin psikologjik, social dhe ekonomik të vendit….. A E KEMI FITUAR PËRFUNDIMISHT KËTË BETEJË?….

JO dhe KEMI ENDE UDHË për të bërë, POR tashmë një udhë mjaft më të shkurtër në kohë e më pak të mundimshme, si dhe më shumë pak pasoja se keto 18 muaj, që do të mbeten shumë-shumë gjatë të ngulitura në kujtesën tonë….PËRKUJDESJA ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh kudo dhe në çdo rrethanë, NUKU duhet nënvlerësuar sepse VERA bashkëshoqërohet me dhjetra e dhjetra infeksione të natyrës virale, bakteriale, parazitare dhe mykotike, të cilat mundet në çdo kohë të na e prishin konfortin e kënaqësinë e jetesës në muajt më të bukur të vitit, si dhe të konfondohen me format e ndryshme klinike të shfaqjes së infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….

Konsumoni sa më higjenikisht shëndetshëm gjithshka që puna e palodhur e fermerëve tanë na ofron në tryezat tona….Infeksionet gastro-intestinale, toksiko-infeksionet ushqimore, infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarjes, infeksionet e lëkurës, të syve, etj. janë jo pak shqetsuese në këtë stinë të vitit….VERË sa më të djelltë dhe sa më të ngrohtë shpirtërisht, ju uroj të gjithë kolegëve, miqve, të afërmve dhe bashkëkombasve të mi….Muaj më të rëlaksuar për mjekët, infermjerët, sanitaret, imazheristët, farmacistët, administratoret, koordinatoret, barrelmbajtësit, shoferët, punonjësit e rendit e të gjithë ata/ato të vilët kontribuan dhe vijojnë të kontribuojnë në vijën e parë, në vijën e zjarrit të betejës me “armikun e padukshëm”….

Ishim, jemi dhe kurdoherë do të na keni të gatshëm si EKIP në Spitalin Covid-1/Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUNT, për të vijuar pjesën e mbetur të betejës me Infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19….JU duam ndaj dhe JU kurdoherë ruani mirëbesimin dhe mirëkuptimin në Punën, Përkushtimin dhe Profesionalizmin tonë….Ndjej pezm për parashikimet e pabukta të disa GJILLOLLOGËVE, për mbylljen e kësaj pandemije në Qershorin apo Shtatorin e 2020, por ata “pako gjë kanë gabuar”…..Edhe njëherë të djelë sa më të djelltë!!!…. Together forever!!!

Etiketa: Covid19PandemiaTritan Kalo

Lajme të lidhura

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë
Aktualitet

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit
Aktualitet

Jo vetëm Kushner! Edhe tre resorte të tjera po projektohen në zonën e mbrojtur të Zvërnecit

09:47 - 29/09/26
Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%
Aktualitet

Ndalimi i importeve të mishit nga Brazili, përpunuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve deri në 40%

08:03 - 29/09/26
Para
Dinamo shumë pranë ish-sulmuesit të Kastriotit, Tirana kërkon largimin e Vayrynen

Dinamo shumë pranë ish-sulmuesit të Kastriotit, Tirana kërkon largimin e Vayrynen

TË FUNDIT

Eurodeputeti: Rama po reagon në mënyrë represive dhe autoritare, kjo rrugë nuk të integron drejt BE-së
Aktualitet

Eurodeputeti: Rama po reagon në mënyrë represive dhe autoritare, kjo rrugë nuk të integron drejt BE-së

11:24 - 30/09/26

“Është e nevojshme që Ursula von der Leyen t’i kërkojë informacion Edi Ramës për atë që po ndodh në Shqipëri.”...

Lexo më shumë
Dosja Agasi/ Kreu i policisë së Korçës del pas 40 minutash nga SPAK: E kisha një parandjenjë që do isha këtu

Dosja Agasi/ Kreu i policisë së Korçës del pas 40 minutash nga SPAK: E kisha një parandjenjë që do isha këtu

11:19 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

Video virale e Trump duke dremitur, reagon Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen!

10:52 - 30/09/26
Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

Ambasadori i SHBA Eric Wendt ‘zbarkon’ në Kryeministri, takim ‘kokë më kokë’ me Ramën

10:20 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com