GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

U deshën 12 orë për t’u arrestuar, Alqi Bllako del sot para gjykatës

08:13 - 02/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryemadhi ironizon arrestimin e Alqi Bllakos: Kush e ka radhën?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako i dorëzuar në polici pas urdhër arrestit të lëshuar nga prokuroria, pritet të dalë sot në orën 11:00 para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Ish-deputeti socialist akuzohet  për shpërdorim detyre dhe korrupsion, në lidhje me aferën e inceneratorit të Fierit. Dorëzimi i Bllakos u krye 12 orë pas urdhërit të gjykatës për ta arrestuar.

Rreth orës 22:00 u raportua nga të gjitha mediat se ai nuk ishte në pranga dhe se kishte dyshime që mund të ishte arratisur. Policia nuk kishte dijeni për të, familjarët shpreheshin se nuk e dini se ku ndodhej si dhe avokati i tij Sokol Harizaj shprehej se nuk e dinte vendndodhjen e klientit të tij.

Teksa si për të trazuar ujërat, njësoj siç kishte bërë në rastin e Adriatik Llallës, avokati i tij Sokol Hazizaj publikoi një foto ku dukej nga avioni dhe që shkruante ‘Mirupafshim’. Të gjitha këto detaje tregonin se Alqi Bllako po i fshihej policisë, madje po bënte lëvizje për t’u arratisur jashtë shtetit.

Por, dje, pasi më në fund Bllako u vetëdorëzua policia për të fshehur paaftësinë e saj sulmoi mediat duke dalë në një deklaratë për kur tha se portalet gënjyen dhe se arratisja e Bllakos ishte një lajm i rremë, pasi ai u dorëzua në polici të enjten mbrëma.

Por SPAK nga ana tjetër me dokumentin e publikuar tregon se vetëdorëzimi është regjistruar në orën 03:30 pas mesnate, duke nxjerrë blof policinë, me në krye Gledis Nanon.

Nga hetimet ka rezultuar se Bllako në kohën që mbante postin e  sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, në bashkëpunim me ish-ministrin Lefter Koka dhe ish-kryetarin e Komisionit të Shpronësimit Pëllumb Abeshi, kanë falsifikuar dokumentin në  lidhje me sipërfaqen e tokës ku u ndërtua inceneratori duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej 16 milionë lekësh. Po kështu Bllako dyshohet se ka favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit dhe në këmbim ka përfituar një shumë prej 14 milionë lekësh.

Etiketa: Alqi Bllako

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
Arjola Demiri ironizon përmes historisë së aktores amerikane (Foto)

Arjola Demiri ironizon përmes historisë së aktores amerikane (Foto)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com