GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Vanoli: Përgjegjësi për humbjen jam unë, duhet të mbijetojmë patjetër

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Vanoli: Përgjegjësi për humbjen jam unë, duhet të mbijetojmë patjetër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dinamo ka harruar shijen e fitoren në kampionatin shqiptarë, teksa në ndeshjen e javës së 27-të doli e mposhtur 2-0 nga “Elbasan Arena”, ku Egnatia fitoi duelin direkt për mbijetesën.

Rodolfo Vanoli pas ndeshjes do të ishte mjaft i zhgënjyer, ndërsa nuk nguroi të merrte përgjegjësitë për këtë disfatë ndaj rrogozhinasve.

Italiani konfirmoi besimin te mbijetesa, teksa shpjegoi edhe arsyet pse mungonin dy nga titullarët e mbrojtjes, si Imami e Sofranac.

“Prisja një ndeshje tërësisht ndryshe, por nuk shkoi ashtu si e kishim përgatitur dhe bëmë një hap pas në mënyrën e lojës. Mendoj se lojtarët duhet të vënë veten e tyre në vendin e tifozëve, të cilët erdhën edhe sot për të na mbështetur dhe që duhen respektuar.

Kemi keqardhje, pasi kjo ishte një ndeshje që nuk duhej humbur. Në këtë situatë duhet të përballem me lojtarët dhe t’i pyes se kush ka karakterin për të luajtur dhe shpëtuar Dinamon, pasi në të kundërt është më mirë të luajmë me të rinjtë.

Sofranac dhe Imami janë dy lojtarë pjesë të ekipit, që kanë luajtur të gjithë ndeshjet dhe rezultatet kanë qenë ato që kanë qenë. Ndoshta kishin nevojë të pushonin, pasi kanë luajtur shumë, por nuk dua të flas për individë të veçantë, por për ekipin në tërësi.

Duhet të shpëtojmë patjetër, pasi unë kam ardhur me objektiv të qartë dhe deri në këto momente, i kam arritur gjithmonë synimet e mia. Nuk kam ardhur këtu për pushime, por për të drejtuar një klub të madh si Dinamo, që mund të bëjë shumë më mirë. Përgjegjësi kryesor jam unë dhe vë fytyrën time për të kërkuar ndjesë për këtë paraqitje, por të hënën futbollistët duhet të përballen me mua dhe të marrin përgjegjësitë. Futbolli nuk luhet me emra, por me dëshirë për të luftuar për çdo top. Jemi në këtë situatë, pasi na ka munguar jo vetëm agresiviteti, por edhe një pjesë e mirë e cilësitë. Jemi në pikën zero dhe duhet të rinisemi duke punuar”, u shpreh Vanoli.

Etiketa: dinamohumbjeRodolfo Vanoli

Lajme të lidhura

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim
Sport

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26
Para
Ramadani: E prisja fitoren, performancën e sotme duhet ta kemi edhe ndaj Dinamos

Ramadani: Më gëzon fakti që nuk pësuam gol, mendoj se e merituam fitoren

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26

Tensionet kanë vijuar në Prishtinë, ku protestuesit janë përplasur me forcat e Policisë së Kosovës gjatë tubimit para Kuvendit. Policia...

Lexo më shumë
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

“Dorëheqje, dorëheqje”, nis marshimi i protestuesve në rrugët e kryeqytetit

21:13 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com