GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PD ende mes dy “rrugëve”/ Rithemelimit “kontrollon” selinë, mbështetësit e Bashës faqen në rrjetet sociale

19:42 - 02/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Deputeti i PD kërkoi bashkim, Gjana i prerë: Ata iu kanë shkarkuar, s’mund të bashkohemi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike vazhdon të jetë në një situatë të pazakontë, ku pavarësisht se flitet për bashkim dhe ri-organizim të strukturave, ka një ndasi të madhe mes Komisionit të Rithemelimit, ku bën pjesë edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, dhe atyre që mund të konsiderohen si kundërshtarë, apo mbështetës të Lulzim Bashës.

E ndërsa Grupi i Rithemelimit, bazuar edhe te vendimi i Gjykatës së Tiranës, ka marrë selinë e PD, e cila pas çbunkerizimit po rikonstruktohet, në anën tjetër faqen zyrtare të PD në rrjetet sociale, kontrollohen nga ish-drejtuesit e kësaj partie, të cilët janë vendosur me zyra te Torre Drini.

Kjo ka bërë që në jo pak raste deklaratave të Grupit të Rithemelimit apo anëtarëve të tij, ish-drejtues apo edhe ata që konsiderohen si drejtues të Grupit Parlamentar të PD, ti kundërvihen në rrjetet sociale, duke krijuar një situatë amullie.

Faqja zyrtare e Partisë Demokratike nuk është marrë ende në dorëzim nga Komisioni i Rithemelimit, ndërsa mësohet se aksesin në këtë faqe e ka një ish-deputet, i pozicionuar në krah të Lulzim Bashës. Dhe përmes aksesit në rrjetin social, publikohen qëndrime që krijojnë përplasjen dhe amullinë mes demokratëve.

Kjo gjë u vu re edhe gjatë kësaj të shtunë, ku personat që e përdorin këtë faqe nuk e shpërndan deklaratën e dhënë nga deputetja Albana Vokshi në selinë blu apo aktivitetin e zhvilluar në Shkodër me rastin e përkujtimit të martirëve të 2 prillit, ku merrnin pjesë drejtues të Partisë Demokratike dhe shumë deputetë të kësaj force politike.

Gjatë orëve të mesditës, nëpërmjet kësaj faqeje, është bërë një reagim ndaj deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili theksoi nga Shkodra se opozita nuk do të votojë kandidatin që do të propozohet nga Partia Socialiste për president.

Në reagimin e bërë në Facebook, njerëz pranë Lulzim Bashës thonë se nuk ka nisur asnjë diskutim përsa i përket çështjes së presidentit të ri të vendit.

 

 

Nga anëtarë të Grupit të Rithemelimit mësohet se në këtë grupim që kontrollon faqen zyrtare të PD në rrjetin social përveç Lulzim Bashës dhe disa ish-sekretarëve të emëruar prej tij në javët e fundit, para dorëheqjes, përfshihen edhe Gazment Bardhi, i cili ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm, apo Enkelejd Alibeaj, që njihet si Kryetar i Grupit Parlamentar, dhe që në mbledhjen e fundit pati një përplasje tjetër me ish-Kryeministrin, duke vijuar të mos e konsiderojë si pjesë e PD. Dhe nisur nga postimi i sotëm në faqen zyrtare të PD në Facebook, shpjegohet edhe fakti mbi qëndrimet e shprehura publikisht nga Alibeaj, i cili vijon ta konsiderojë veten si kryetar të komanduar të PD, ndërsa nga Komisioni i Rithemelimit konsiderohet vetëm Kryetar i Grupit Parlamentar.

 

Etiketa: faqeKomisioni RithemelimitLulzim BashambeshtetesitPDrrjetet socialerrugeveseline

Lajme të lidhura

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”
Aktualitet

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25
“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25
Para
Ngacmoi seksualisht dy 14-vjeçare, arrestohet një person në Korçë

Drejtori ngacmoi nxënësen, flet babai i 15-vjeçares: Vajza ka pasur makthe natën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com