Pasditen e sotme qyteti i Elbasanit është tronditur nga të shtënat me armë zjarri.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në një lokal në stacionin e trenit. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka shoqëruar 4 persona.
Raportohet se nga të shtënat nuk ka pasur viktima, ndërkohë që Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Discussion about this post