GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Nga patronazhistët deri tek nxjerrja e të dhënave personale, Amnisty International “nxin” Shqipërinë  

22:16 - 02/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Qeveria gjen zgjidhjen për krizën: Ju rujt Zoti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Amnisty International ka publikuar raportin vjetor, ku përfshihen 154 shtete, mes të cilave edhe Shqipëria. Në kapitullin për Shqipërinë raporti evidenton rrjedhjen e të dhënave personale, të cilën e klasifikon si shkelje të të drejtave të njeriut. E drejta e privatësisë së afro 900 mijë qytetarëve është dhunuar dhe të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptarë janë përdorur për qëllime elektorale nga Partia Socialiste.

Reforma në Drejtësi, dhuna ndaj vazave, komuniteit të LGBTI dhe presioni që ushtrohet mbi gazetarët dhe median.

Raporti nënvijëzon se reforma në drejtësi ka ecur me hapa të ngadaltë.

Sa i përket refugjatëve, Shqipëria ka strehuar 866 emigrantë nga Afganistani, ndërsa kishte premtuar strehimin 4000 prej tyre.

Si paraqitet Shqipëria në këtë raport?

Rrjedhja e të dhënave të mbi 900.000 qytetarëve në Shqipëri, në prag të zgjedhjeve në prill të vitit 2021, është një ndër shkeljet e përmendura në raportin e Amnesty International.

“E drejta e privatësisë së afro 900 mijë qytetarëve është dhunuar”, – shkruhet në raport. Amnesty e konsideron këtë databazë të paligjshme, ndërkohë që thekson se të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptarë janë përdorur për qëllime elektorale nga Partia Socialiste.

Ky raport informon se 162 qytetarë e kanë paditur Partinë Socialiste për shkelje të ligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

“Në dhjetor, dy baza të tjera të të dhënave u zbuluan, duke shkaktuar zemërim publik. Ata mbanin të dhëna personale si pagat, vendet e punës dhe llojin e makinës në pronësi të më shumë se 600,000 taksapaguesve”, – theksohet në raportin e Amnesty International.

Amnesty International përmend dhe faktin që SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit) moratoi vendimin që të sekuestrohet baza e të dhënave të medias Lapsi.al, i cili publikoi së pari faktin që të dhënat e rreth 900 mijë qytetarëve po përpunoheshin dhe përdoreshin për qëllime elektorale.

“Shqetësimet u ngritën në lidhje me lirinë e shprehjes, mbrojtjen e burimeve dhe frikësimin e gazetarëve”, – shkruhet në raport, duke e konsideruar veprimin e SPAK si kërcënim ndaj lirisë së shprehjes.

Më pas, Gjykata Evropiane rrëzoi vendimin e SPAK për sekuestrimin e databazës së Lapsi.al.

Dhuna ndaj vajzave dhe grave në Shqipëri

Sa i përket dhunës ndaj vajzave dhe grave në Shqipëri, amnesty International sjell në vëmendje numrin e urdhrave mbrojtjes për vitin 2021.“Deri në fillim të dhjetorit, ishin lëshuar 2754 urdhra mbrojtjeje. Këto nuk janë zbatuar si duhet”, – shkruhet në raport.Duke iu referuar vrasjeve në total, Policia e Shtetit ka njoftuar se nga te gjitha vrasjet e bëra në Shqipëri gjatë vitit 2021, 30% e tyre janë femicid, gra të vrara nga partnerët e tyre. Ky raport nxjerr në pah dhe rastin e Liljana Buzos, gruas e cila në muajin maj u vra në dyert të gjykatës, pasi po ndiqte procedurat për t’u divorcuar nga bashkëshorti.

Të drejtat e komunitetit LGBTI+

Në këtë raport përmenden dy incidente të ndodhur në Shqipëri vitit të kaluar, teksa theksojnë se një çift lesbikesh është ndaluar të regjistrohen si prindër në Regjistrin e Gjendjes Civile.“Personat LGBTI mbetën subjekt i diskriminimit dhe ngacmimit”, theksohet në raportin e Amnesty International.

Çfarë është Amnesty International?

Amnesty International është një organizatë ndërkombëtare e fokusuar në të drejtat e njeriut. Kjo organizatë është themeluar në vitin 1961 dhe ka si mision garantimin e të drejtave themelore të njeriut, të sanksionuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe instrumentet e tjera ndërkombëtare.

 

Etiketa: Amnisty InternationalnxinnxjerrjapatronazhistetpersonaleShqiperiate dhenat

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Protesta e 8 janarit, Boçi: Është thirrur nga Komisioni i Rithemelimit, jo nga Berisha

Presidenti i ri/ Luçiano Boçi: Çdo vendim duhet të diskutohet me Grupin Parlamentar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com