GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Shumica e partive shqiptare pro pjesëmarrjes në zgjedhjet serbe

08:54 - 03/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Shumica e partive shqiptare pro pjesëmarrjes në zgjedhjet serbe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Numri i saktë i shqiptarëve që jetojnë në Serbi nuk dihet, sepse ata nuk kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë. Por në zgjedhjet e fundit kanë marrë tre deputetë. Përkundër këtij fakti të drejtat e tyre dhe zhvillimi në Luginën e Preshevës nuk kanë bërë progres të madh. Shumë banorë të Luginës së Preshevës varen nga diaspora e shpërngulur prej vitesh në shtetet e Bashkimit Evropian dhe një pjese në Kosovë. Ekonomia këtu ka stagnuar prej vitesh dhe shumica e fabrikave të kohës së ish-Jugosllavisë kurrë nuk janë rikthyer në funksion.

Kryetarja e Bashkisë së Preshevës, Ardita Sinani, thotë se qyteti i saj hyn tek komunat me papunësinë më të lartë prej mbi 70 për qind. Edhe ata që kanë paga hyjnë tek pagat më të ulëta në nivel shteti.  Nga shumë fabrika të hapura nëpër Serbi, këtu nuk ka arritur asnjë dhe krijimi i vendeve të reja të punës nuk është i lehtë.

“Nuk ka asnjë politikë shtetërore që stimulon ardhjen e investitorëve të huaj. Në këtë drejtim sektorët punëdhënës janë kryesisht administrata shtetërore dhe ekonomitë e vogla private të cilat po rrezikohen ҫdo ditë e më shumë.” thotë  Ardita Sinani.

Pro pjesëmarrjes në zgjedhje

Shumica e partive shqiptare janë pro pjesëmarrjes në zgjedhje, përveҫ njerës parti. Shqiptarët janë pjesë e dy listave të ndara të cilat garojnë për vende në parlament. Ata rrallë votojnë në zgjedhjet për president.

Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës udhëheq garën për deputet të koalicionit “Alternativa Demokratike shqiptare”. Arifi, i lindur në Gjermani, thotë se në Beograd shkon me idenë e zgjidhjes së problemeve që i mundojnë shqiptarët prej tri dekadave.

Ai premton se do të gjejë zgjidhje për të drejtat e tyre në forma demokratike. “Për ne, për listën tonë është me rëndësi që theks të veҫantë t’i japim pasivizimit të shqiptarëve. Për mua si kandidat për deputet është me rëndësi që të lobojmë, të flasim, të diskutojmë në parlament dhe të arrijmë me qeverinë serbe një stopim të pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.” – thotë Arifi.

Lista tjetër udhëhiqet nga Shaip Kamberi, një deputet që u duk i zëshëm në mandatin e fundit të Kuvendit të Serbisë. Ai bashkë me “Koalicionin e shqiptarëve të Luginës”, kërkon një mandat të ri. Shaip Kamberi shpreson për pjesëmarrje masive të shqiptarëve në zgjedhje përfshirë edhe ata që përkohësisht janë shpërngulur nga vendlindja. “Edhe për të dëshmuar se shqiptarët nuk dorëzohen në betejën e tyre politike për realizimin e të drejtave, për më shumë liri, për barazi, për respektim të simboleve, për respektim të gjuhës dhe për integrim të barabart dhe participim të barabart në organet shtetërore. Pra, përmes kësaj, përveҫ statistikave ne me pjesëmarje dëshmojmë edhe për faktin se sa shqiptarë jetojnë në Luginë të Preshevës”,  thotë Shaip Kamberi. /DW

 

Etiketa: SerbiZgjedhje

Lajme të lidhura

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor
Kosovë & Rajon

Protestë për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët mbushin sheshin kryesor

13:16 - 06/04/26
Para
Aksident i rëndë në Këlcyrë, katër persona në spital

Makina del nga rruga në aksin Fushë Krujë-Tiranë, pesë të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com