GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Ultra Records” i prishi kontratën, Era Istrefi tenton sërish suksesin

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ultra Records” i prishi kontratën, Era Istrefi tenton sërish suksesin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Era Istrefi ka lajmëruar rikthimin e saj në muzikë. “Bebe” titullohet kënga e re që Era ka publikuar, duke shënjuar kështu nisjen për së dyti të një karriere që dikur shkëlqente.

Prej vitesh ajo i mungon tregut, teksa vetë Era ka shpjeguar disa kohë më parë se kontratat me shtëpitë muzikore ndërkombëtare e kanë penguar për të sjellë këngë të reja, por nga ana tjetër, studioja ka bërë me dije se artistja nuk është më pjesë e kompanisë së tyre.

Këtë e ka konfirmuar vetë shefja e distribuimit muzikor të “Ultra Publishing International”, Sony Okon. Okon i është përgjigjur pyetjes së një fansi të Erës në rrjetin social “Twitter”, i cili kishte pyetur në lidhje me këngëtaren.

“Doja vetëm të bëja një pyetje në lidhje me ‘Ultra Records’. A është këngëtarja Era Istrefi ende e kontraktuar në kompaninë regjistrimit. Ajo nuk ka publikuar ndonjë këngë të re që nga viti 2019. Thjesht pyes pasi ajo është një nga artistet e mia të preferuara”.

Ndërkohë, përfaqësuesja e “Ultra Music”, i është përgjigjur duke shkruar: “Fatkeqësisht, ajo nuk është në ‘Ultra’ më, kështu që nuk kam ide për projektet e saj të ardhshme. Më vjen keq, do të doja të të kisha dhënë lajme të mira”.

Kujtojmë se, Era Istrefi preku famën ndërkombëtare me debutimin e këngës “Bonbon”. Ajo në verën e vitit 2018 performoi në finalen e Kampionatit Botëror këngën përcjellëse të atij kampionati “Live it up”, në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam.

Pas kësaj performance, Era vazhdoi edhe me publikimin e këngëve të tjera të suksesshme, si dhe disa bashkëpunimeve ndërkombëtare. Por që nga ky moment, karriera e saj ndaloi, duke mos u shfaqur më askund.

Tashmë ajo ka vendosur ta riprovojë edhe njëherë të prekë majat, vetëm se këtë herë pa gjigantin e muzikës që prej vitesh e menaxhoi.

Mbetet për t’u parë se si do të vijojë karriera e Erës tashmë, që ka ndryshuar totalisht stafin e saj, duke tentuar edhe njëherë famën ndërkombëtare.

Etiketa: Era Istrefimuzikrikthim

Lajme të lidhura

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë
Horoskopi

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2026

08:04 - 31/07/26
Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë
Botë

Fitoi gjyqin ndaj Kanye West, ish-punonjësi i kërkon reperit 1.2 milionë dollarë

18:47 - 14/07/26
Para
Mehmeti vlerëson Tiranën: Janë ekip i kompletuar, por edhe ne kemi elementë cilësorë

Mehmeti: Laçi i dyti me meritë, Skuka ka një problem! Rinovimet, jo puna ime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona
Aktualitet

Policia u bën kontroll makinave luksoze në Tiranë, gjendet drogë dhe shkopinj bejsbolli: Shoqërohen 6 persona

15:27 - 01/08/26

Policia e Shtetit ka zhvilluar një aksion të gjerë kontrollesh në Tiranë, me fokus automjetet luksoze, mjetet e blinduara dhe...

Lexo më shumë
Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

Marjana Koçeku kritikon qeverinë: Të dielën protestohet në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

14:59 - 01/08/26
Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

14:38 - 01/08/26
“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

“Die Presse” rendit kritikat europiane ndaj modelit të Ramës: Shqipëria larg standardeve të BE

13:28 - 01/08/26
Berisha: Sot proteston diaspora në Tiranë, ftoj çdo demokrat të jetë pjesë e këtij uragani që ka tronditur regjimin e Edi Ramës

Berisha: Sot proteston diaspora në Tiranë, ftoj çdo demokrat të jetë pjesë e këtij uragani që ka tronditur regjimin e Edi Ramës

13:05 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com