GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Hungaria mban zgjedhjet parlamentare, gara e ngushtë e shqetëson Orbanin

12:58 - 03/04/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Hungaria mban zgjedhjet parlamentare, gara e ngushtë e shqetëson Orbanin

FILE PHOTO: Hungarian Prime Minister Viktor Orban leaves the stage after delivering his annual state of the nation speech in Budapest, Hungary, February 10, 2019. REUTERS/Bernadett Szabo/File Photo

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Hungarezët votojnë më 3 prill për zgjedhjet parlamentare, që paraqesin sfidën më të madhe për kryeministrin Viktor Orban në 12 vjetët e sundimit të tij.

Për dallim nga zgjedhjet e mëhershme, opozita hungareze është bashkuar në një koalicion dhe synon që ta largojë nga pushteti Orbanin dhe partinë e tij Fidesz.

Sondazhet thonë se Fidesz dhe partnerët e tij kanë një epërsi të ngushtë ndaj gjashtë partive opozitare që janë bërë bashkë.

Në këto zgjedhje të drejtë vote kanë 8 milionë persona, por një pjesë e rëndësishme e elektoratit, në ditët e fundit të fushatës është deklaruar e pavendosur.

Gara e ngushtë rrit shqetësimet se Orban nuk do të respektojë mbajtjen e zgjedhjeve fer.

Në një lëvizje të paprecedent për shtetet e Bashkimit Evropian, Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka dislokuar një mision monitorues të zgjedhjeve, pas shqetësimeve se mund të ketë manipulim të votave dhe përdorim të burimeve shtetërore që do t’i jepnin një avantazh të padrejtë partisë në pushtet.

Ndërkaq, çështjet e brendshme kanë mbetur në hije gjatë fushatës, e cila u dominua nga lufta në Ukrainë, shtet në kufi me Hungarinë.

Edhe pse Orbani në përgjithësi e ka mbështetur Ukrainën, ai ka refuzuar që të lejojë që armët e NATO-s të transferohen përmes shtetit të tij për në Ukrainë, duke thënë se Hungaria duhet të qëndrojë jashtë luftës.

Ai mesazh, sipas liderit opozitar, Peter Marki-Zay, e ka bërë votimin e 3 prillit të thjeshtë:

“Pyetja është e qartë: [Presidenti rus, Vladimir] Putin apo Evropa”.

Marki-Zay,49 vjeç, gjatë një interviste për Shërbimin Hungarez të Radios Evropa e Lirë, e quajti Orbanin “tradhtar” që sipas tij po vë hungarezët në rrezik.

“Unë vazhdoj të them se ne duhet ta ndalim Putinin, jo Brukselin. Le të jemi vetëm një herë në anën e duhur të historisë, le të jemi vetëm një herë në anën e fitores”, tha ai.

Ndërkaq, Orban e ka përdorur luftën për të përzier konservatorizmin dhe nacionalizmin, që i ka lejuar atij të qeverisë në 12 vjetët e fundit, me të ashtuquajturën supershumicë në Parlament, pasi ka pasur të paktën dy të tretat e ulëseve duke i lejuar Fideszit që të bëjë ndryshime pa pasur nevojë për votat e opozitës.

Gjatë një tubimi më 1 prill, Orban paralajmëroi se një fitore e opozitës do të bënte se armët të shkonin në Ukrainë “ditën tjetër”, ndërkaq importet e energjisë nga Rusia do të ndërpriteshin, që sipas tij, do të dëmtonin hungarezët dhe ekonominë e vendit.

Ai po ashtu ka kritikuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili e ka kritikuar Qeverinë hungareze për lidhjet me Moskën.

“Zgjedhjet janë gjithmonë të rëndësishme, por me luftën dhe mundësinë e një krize ekonomike në Evropë, rreziku është më i lartë se kurrë”, tha Orban gjatë një interviste dhënë më 1 prill për Radio Kossuth.

Përveç zgjedhjeve të përgjithshme, hungarezët më 3 prill votojnë edhe për referendumin për çështjet e komunitetit LGBTQ, pasi Hungaria votoi një ligj vitin e kaluar, që u cilësua si homofobik.

Referendumi do të përfshijë pyetje për programin e edukimit seksual në shkolla dhe qasjen e informacioneve për fëmijët lidhur me ndryshimin e gjinisë./ REL

Etiketa: Viktor OrbanZgjedhje

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
‘’Nuk ka respekt për…’’/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen” habit me deklaratën për Arjan Konomin

‘’Nuk ka respekt për...’’/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen” habit me deklaratën për Arjan Konomin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com