GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Afera me inceneratorin e Fierit, Tabaku: Armando Subashi ka përgjegjësi sa Alqi Bllako

18:55 - 03/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimet e SPAK për inceneratorët, Tabaku: Nuk mjafton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me anë të një statusi në Facebook, ish-kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku ka treguar disa fakte për atë që konsiderohet si afera e inceneratorëve. Tabaku tregon si është ndryshuar vendndodhja për mbetjet në bashkinë e Fierit. Sipas saj, loja që u vazhdua nga Lefter Koka dhe Alqi Bllako kishte dhe “ortak” në këtë skemë edhe kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi.

“Cilët janë përgjegjësit për aferën korruptive të Inceneratorit të Fierit? Fillimisht vendndodhja për mbetjet ishte përcaktuar fshati Plyk në Bashkinë Fier. Pas shpalljes së garës ku oferta e pakërkuar ishte paraqitur nga një kompani ngritur fiktivisht dhe në pronësi të Sevi Zanit, punonjëse e Klodian Zotos, u ndryshua dhe vendi i mbetjeve në Portëz të bashkisë Fier. Megjithëse kompania në pronësi të Klodian Zotos fitoi koncesionin e 28 mln eurove ai kërkoi ndryshimin e vendndodhjes ndonëse ishte përcaktuar fitues në një tokë shtetërore dhe pa kosto shpronësimi. E gjithë kjo lojë që u vazhdua nga Lefter Koka dhe Alqi Bllako kishte dhe “ortak” në këtë skemë edhe kryebashkiakun e Fierit Armando Subashi që sot çuditërisht qëndron jashtë. Letërkëmbimi mes Bllakos-Kokës dhe Subashit është një provë e qartë e përgjegjësisë penale të këtij të fundit që sot nuk po ndëshkohet siç edhe ligji kërkon” – shkruan Tabaku.

Sipas Tabakut, shndërrimi i tokës “arrë” në një tokë “truall” është një përgjegjësi sa e Bllakos aq edhe Subashit. Madje ky i fundit ka një përgjegjësi më të lartë si pasojë e pagesave që ka kryer nga buxheti i bashkisë Fier.

“Shndërrimi i tokës “Arrë” në një tokë “truall” është një përgjegjësi sa e Bllakos aq edhe Subashit. Madje ky i fundit ka një përgjegjësi më të lartë si pasojë e pagesave që ka kryer nga buxheti i bashkisë Fier. Arrestimi i Bllakos për çështjen e tokës në Fier dhe padyshim edhe për procedurat korruptive të tenderit të Inceneratorit të Fierit nuk mund të jetë e vetme sepse të gjithë e kanë të qartë që në këtë koncesion janë përfshirë shumë zyrtarë të lartë. VKM për shpronësimin është kaluar në Këshillin e Ministrave falë një procedure të parregullt po nga Ëngjëll Agaçi dhe firmosur nga Edi Rama”  – shkruan më tej Tabaku.

Tabaku gjithashtu tha se drejtësia selektive nuk është drejtësi dhe aq më pak barazi përpara ligjit, duke u shprehur se detyra e SPAK është që t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

“Drejtësia selektive nuk është drejtësi dhe aq më pak barazi përpara ligjit! Ndaj detyra e SPAK është që t’i shkojë deri në fund kësaj çështje. Ripërsëris; janë 3 inceneratorë, 1 çështje e vetme dhe 430 mln euro që qartazi i janë vjedhur shqiptarëve. Koha që drejtësia të veprojë! Video nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët dëgjesa me Armando Subashin!” – përfundon Tabaku.

 

 

Etiketa: aferaAlqi BllakoArmando SubashiFierinceneratoriJorida Tabakupergjegjesi

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Para
Ambasadori ukrainas ngre akuza të forta: Presidenti gjerman është i lidhur me Putin

Ambasadori ukrainas ngre akuza të forta: Presidenti gjerman është i lidhur me Putin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com