GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Policia “një sy qorr e një vesh shurdh”/ Talo Çela lëviz “i pashqetësuar”, ja ku e filmuan kamerat

20:29 - 04/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Policia “një sy qorr e një vesh shurdh”/ Talo Çela lëviz “i pashqetësuar”, ja ku e filmuan kamerat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Atentati në Elbasan ku u plagos Nuredin Dumani, ngriti në këmbë gjithë policinë, pasi dyshohej se i dyshuari kryesor ishte i shumëkërkuari dhe rivali i Dumanit, Talo Çela.

Megjithëse policia ka kryer disa kontrolle blic në Elbasan, pas arrestimit të bujshëm të Dumanit nuk kanë arritur ende të bien në gjurmët e Talo Çelës.

Aksionet policore kanë dështuar me dhjetëra herë për të kapur të shumëkërkuarin. Nga ana tjetër, pamjet filmike kanë nxjerrë zbuluar “kërkimet” e policisë për personazhin e krimit.

Talo Çela mesa duket ka sfiduar hapur uniformat blu, teksa është filmuar i pashqetësuar në kafene me shokët e tij. Mësohet se Çela ka qenë në një lokal, buzë rrugës Elbasan-Përrenjas në momentin kur iu bë atentat Nuredin Dumanit.

Nga pamjet e kamerave të sigurisë, që tashmë janë në duart e policisë, rezulton se i shumëkërkuari rreth orës 17:35, kohë kur u sulmua me armë Dumani në Papër, ishte nën shoqërinë e dy personave të tjerë, në një lokal në fshatin Xhyrë.

Edhe pse aksi rrugor Elbasan-Përrenjas është një nga më të survejuarat nga ana e policisë, policia nuk ka mundur ta shpëtojë atë.

Vrasja e vëllezërve Haxhia

I shumërkuari Talo Çela,  akuzohet për vrasjen e bujshme të vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, ngjarje e ndodhur një vit më parë. Të fshehtat tronditëse të kësaj ngjarjeje janë zbërthyer nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, i cili ka treguar para hetuesve gjithë dinamikën e atentatit mafioz. Dëshmia e tij është marrë si provë kryesore për hetimin e ngjarjes nga Prokuroria e Posaçme. Në bazë të së cilës, organi i posaçëm i akuzës ditën e djeshme ka komunikuar zyrtarisht akuzat për Talo Çelën dhe bashkëpunëtorët e tij Nuredin Dumani si dhe Altin Ndoci duke u marrë të pandehur. Mbi ta rëndojnë konkretisht akuzat e “Vrasjes në rrethana cilësuese”, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Konflikti me Dumanin dhe grabitja e Rinasit

Zanafilla e ekzekutimit të dyfishtë të Haxhiajve ka qenë grabitja e Rinasit. Dikur i shumëkërkuar për këtë vrasje, Dumani dhe i arratisuri Talo Çela, kanë qenë miq, e paratë që morën nga grabitja në Rinas, ua lanë në ruajtje dy vëllezërve në Durrës. Sipas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, dy shokët Talo e Dumani dyshuan se Haxhiajt u vodhën një pjesë të lekëve dhe urdhëruan vrasjen. Por nuk ka mbaruar me kaq. Edhe pas vrasjes së dy vëllezërve konflikti mes grupit është agravuar. Disa muaj më pas, më 16 shtator 2020 Talo Çelës në qytetin e Elbasanit i vritet vëllai Bujar Çela, e sipas prokurorisë i dyshuar për këtë krim është Nuredin Dumani, i identifikuar nga një kartëmonedhë teksa furnizoi automjetin me karburant 20 minuta para krimit.Talo e Dumani dikur shokë sot rezultojnë ndër personat më të rrezikshëm të cilët janë përfshirë në një konflikt mes tyre që sipas SPAK e ka origjinën tek ndarja e parave të grabitura në Rinas më 9 prill të vitit 2019.

Deri në këto momente, arrestimi i  Nuredin Dumanit është ngjarja më bujshme e viteve të fundit, pasi policia kishte dështuar në disa aksione që të realizonte kapjen e tij. A.L/ gijotina.com

 

Etiketa: arratisjeKryesore1Talo Cela

Lajme të lidhura

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve
Aktualitet

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh
Aktualitet

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë
Aktualitet

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
Para
Elisabeta Imeraj përmbyll parashtrimet pas 19 orëve në KPA

Elisabeta Imeraj përmbyll parashtrimet pas 19 orëve në KPA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e...

Lexo më shumë
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26
‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh

15:25 - 01/02/26
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit

15:20 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com